21/11/2024

Udhëzues për ta përballuar krizën!

0

(Hypse-lotimophobia – është frika nga çmimet e larta)!

Nga Kimete Berisha

— Ne nuk e dëgjuam Albin Kurtin kur na tregoi se  çmimet e ushqimeve nuk janë të larta, por armiqtë e tij po mundohen të na frikësojnë dhe të na

shastisin, duke i rritur çmimet me fjalë.

Truri nuk e bën dallimin a janë rritur çmimet me fjalë apo janë rritur me numra.

Frika e njeriut gjithmonë është e uritur (si lopa), nuk bën kërrname, frika ushqehet me çfarëdo ushqimi që të ka qëlluar!

Tash, jemi këtu ku jemi:

Preferohet që nga pazari dhe nga blerjet të përjashtohen personat me depresion bipolar, personat që kanë probleme me zemër dhe ata si unë, që kanë probleme me emocione.

Psikologët rekomandojnë që pazaret ditore të kryhen vetëm nga psikopatët, sepse ata nuk ndjejnë asgjë: as frikë, as mëshirë, as vuajtje.

Ndoshta edhe ti vuan nga Hypse-fobia- frika prej çmimeve të larta por nuk je i vetëdijshëm që të ka kapluar kjo lloj frike e tmerrshme.

Simptomat e hypse-fobisë nga çmimet e larta janë si në vijim:

– Të fishkëllojnë veshët;

– Të vjen të urinosh urgjent, ka raste kur nga paniku urina jote rrjedh te kasa pa paralajmërim dhe pa pajtimin tënd;

– Dridhesh si thupra n’ujë;

– Ndjen sikur të rrotullohet barku (kjo ndjesi e ngjajshme ndodh edhe kur dashurohesh).

(Kjo dëshmon se gjithmonë dashurinë e paguan shtrenjtë, pate s’pate pare. Se, s’ka dashuri që të kushton lirë)!

– Të bie të fikët;

– Nëse nuk të bie të fikët, mund të hutohesh, ta humbasësh drejtimin dhe të dalësh nga dyqani pa paguar dhe për pasojë të përfundosh në pranga!

A ka gjasa ta tejkalosh fobinë nga çmimet e larta?

Ëhë!

Ka.

  1. I shikon çmimet nga lartësia.

Stoikët na këshillojnë që problemet e mëdha t’i shikojmë nga lartësia.

Ky veprim ndikon që gjithmonë vetja të na duket më i lartë se çmimet!

Pra, kur i shikon çmimet me mendjemadhësi, çmimet të duken më të vogla!

S’ka teknikë më efikase se kjo.

  1. Për ta tejkaluar frikën dhe panikun nga çmimet e larta, preferohet që ta ndryshosh stilin e jetës.

Mos pi drogë, mos pi çaj, mos pi kafe, mbaj dietë, agjëro, sillu si asket, mos e mbaj afër vetes kuletën, mos fol për varfërinë, fli derisa të ngihesh dhe mos mendo.

Nuk mundesh që njëkohësisht edhe të jesh i lumtur edhe të mendosh!!

Mendimi është armiku më i madh i lumturisë.

  1. Është mirë të bëhesh pjesë e grupit që vuan nga e njejta frikë.

Kur bisedon me bashkëvuajtës, që janë 1 milionë shqiptarë, krejt ndryshe, sado – kudo t’hiqet pak vuajtja, nuk dyfishohet vuajtja me fjalë, qysh kujtojmë ne.

Vuajtja rritet në heshtje! Prandaj – mos hesht!

  1. Teknikat relaksuese me kaull ta përmirësojnë situatën….

merr frymë thellë dhe medito për një jetë më të bukur!

Imagjinatën shtrije përtej kësaj bote.

Në mos pastë lumturi kësajde, do të ketë asajde, në tjetrën botë.

Logjikisht.

Vizualizimi është teknika ime e preferuar:

mentalisht e përfytyron vetveten se si po e ballafaqon me sukses varfërinë e krejt po të marrin lakmi!

Kjo metodë ngërthen në vete kombinimin e frymëmarrjes, relaksimit dhe imagjinatës.

Duke e paramenduar dhe parë me sy mbyllur vetveten si e zonja, bëhesh e zonja në mendimet t’ua.

Kur të duket vetja dikushi-nuk të duhet askush për të ta vërtetuar zotësinë.

  1. Ndodhem para një palë çizmeve të zeza të gjata deri te kuka’t (llakiranje).

Me shumë gjakffohtësi dhe me stoicizëm po e shikoj çmimin e tyre.

Nuk po zmbrapsem për asnjë çast.

Nuk ka çmim i lart që mund të më lëkund nga qëllimet e mia të larta!

https://www.facebook.com/kimete.berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok