21/11/2024

Udhëtimi 2400 vjeçar i ”shtafetës” së Pavarësisë

0

Nëpër duart e këtyre, ka kaluar ,,Shtafeta,, e Pavarësisë

Rast: Dita e Flamurit

E nisur nga dora e Pirros, e sosur në gjoksin e  Ibrahim Rugovës

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Fjala është për Flamurin Kuq e Zi të Skenderbeut, të cilin, në mënyrë figurative, ose simbolike, e quajta ,,shtafetë,, sepse, siç do shomë, ka lojtur rolin e saj, duke bërë një udhëtim kaqë të gjatë, deri në destinacionin e fundit të saj. Këtë udhëtim, më shëmbëllen në  atë të Odiseut, vetëm se ai ka patur shqetsime me një përbindësh të egër dhe me një sy, kurse ,,shtafeta,, jonë ka hequr të zinjt e ullirit nga perandorë, sulltanë dhe komunistë me nga dy sy.

Historia e ”shtafetës”

Ka filluar të qëndiset në Epir=Çamëri, në kohën e  Pirros tonë të famshëm, të cilin, ushtarët, për shkak të trimërisë të pa përshkruar, e konsideronin për shqiponjë, kurse ai, ata: krahë të saj. Kjo ,,shtafetë,, e shenjtë, e cila për nga historia dhe bukuria, ska shok në botë, duke gjezdisur vend në vend, pas rreth 1000 vjet, nga Epiri,  mbriu në Lezhë, te Skenderbeu, i cili, aty, me ndihmën e saj,    më 1444, krijoi  shtetin e parë shqiptar.

Me vdekjen e tij, merr fund edhe shteti  i posakrijuar,  por   ,,shtafetën,, skish fuqi kush e ndalonte, ajo vazhdon rrugën dhe dorë më dorë, pas rreth 400 vjet, mbrin në Prizren,  te Ymer Prizreni, të cilit  i shërbeu  për themelimin e Lidhjes Shqiptare, të vitit 1878, pastaj kaloi te Axhi Zeka në Pejë, ku poashtu, 1899,  krijohet një  Lidhje tjetër, e ngjajshëm  me të parën. Këto dy lidhje, sidomos ajo e Prizrenit,  në fillim, pati sukses në ringjalljen e shtetit të parë, të heroit ynë kombëtar, por, nuk   realizoi dot qëllimin e saj kryesor dhe përfundimtar: bashkimin e trojeve shqiptare. Për këtë, fajtor është  sulltani,  i cili, si humbës në luftën me   Rusinë, u detyrua të plotësojë tëra  kërkesat e saj, duke ua falur  trojet tona vendeve fqinje sllave, të një origjine  dhe Greqisë, të një feje. Dhe, jo vetëm kaqë, por të krishterëve që mbetën nën Perandinë osmane u dha të drejta fetare etj., të cilat shqiptarët mund vetëm t i  ëndëronin.

Megjithatë, ,,shtafeta,, pa ndërprerë, me guxim dhe kryelartë,  nga Prizreni, vazhdon rrugën për në jug, kështu që, nëpër Shkup, dhe ca qytete të tjera,  ku bëri ca veprime kombëtare,  u vendos në Manastir. Këtë ,,udhëtim,, pra nga    Prizreni në Manastir,  e organizoi  Abdyl Frashëri, në marrëveshje me   djalin e vet-Mitatin, i cili ,,shtafetën,, e Tet, e shfrytëzoi në Kongresin e Alfabetit, si kryetar i kësaj ngjarje më mbarëkombëtare në historinë e popullit shqiptar. Mbasi kryeu këtë detyrë madhështore, djali i Abdylit, ,,shtafetën,, e drejtoi në Vlorë, te Ismail Qemali, të cili i shërbeu  për shpalljen e  pavarësisë të vitit 1912.

Në vend të përfundimit

Për shkak të Luftrave Ballkanike, 1912-1913  dhe Luftës të Parë Botërore, 1914-1918,  Pavarësia e shpallur në Vlorë, mori tatëpjetën, por  jo edhe ,,shtafeta,, të cilën  ,,Babai,, i kombit, me kohë,  ia  kishte dorëzuar Mitat Frashërit, nga i cili, siç thamë, e kishte pranuar, disa vite më parë. Mitat Frashëri, me ,,shtafetën,,  krijoi Ballin Kombëtar, por, për fat të keq të kombit,  në mënyrë tinzake dhe me dhunë të paparë, ia  rrëmbyen nga dora hajdutët e diktatorit dhe e kishin shpënë në Beograd, ku qendroi  në fshehtësinë më të madhe,  dhe e keqpërdorur maksimalisht  dhe, vazhdimisht,  më tepër se gjysmë shekulli.

Në bodrumet e kryeqendrës së Serbisë, mbeti deri sa  në skenën historike të Kosovës, paraqitet  UÇK-ja trime, si dhe Ibrahim Rugova,  i cili, me mjeshtëri të rrallë, pa shumë zhurmë, me  ndihmën  të Amerikës dhe Europës, posaçërisht të Klintonit, e  gjeti ,,shtafetën,, e Skenderbeut  dhe e shfrytëzoi në shpalljen e pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar dhe më të ri në botë.

Meqënëse, kjo ,,shtafetë,, me një histori të hidhur dhe të lavdishme, ka filluar në Epir-Çamëri, dhe ka kaluar nëpër Lezhë, Prizren, Pejë, Shkup, Manastir dhe Vlorë, pra ka ecur nëpër tre troje shqiptare: Çamëri, Kosovë e Shqipëri, duhet të  ketë  status të barabartë për të tre këto vende, por, a do ndodhë kjo, mbetet të shihet ?.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok