21/12/2024

UÇK-ja është frymëzimi, madhështia dhe krenaria më e madhe kombëtare shqiptare

0
UCK

Nga Skënder Sadri KAPITI

Askush mos ta mendojë dhe as të mos e mashtrojë veten se do të mund të manipulojë dhe as ta korruptojë memorien historike për Luftën e Lavdishme dhe Heroike të UÇK-së.

Asnjë armik i jashtëm dhe as  i brëndshëm, asnjë “gjykatë speciale”, asnjë dashakeqës e shpifës, asnjë pushtet dhe asnjë politikë e korruptuar nuk do të munden që as me censurë, as me intriga dhe as me shpifje , as me pazar politik dhe as me para nuk do të munden që të spekulojne dhe as ta korruptojnë e mashtrojnë memorien kolektive dhe historinë e lavdishme të UÇK-së.

Nuk do të mundet askush që ta njollosë aspak luftën e drejtë, patriotike, burrërore e çlirimtare të UÇK-së. As frikacakët, as dështakët, as hipokritët dhe as tradhëtarët, e as shpifësit e ulët dhe të paturp, dhe as mercenarët e tradhtaret kurrën e kurrës nuk do të munden ta njollososin Luftën, heroizmin, sakrificat e kësaj  vepre  madhështore lavdie e krenarie në përjetësi të UÇK-së pasi prej saj erdhi liria dhe shtetësia e Kosovës.

Luftën heroike të UÇK-së e ka shënuar dhe e ka shënjtëruar gjaku i qindra e mijra heronjve dhe dëshmorëve të saj, e ka shënjtëruar tashmë edhe memoria e gjallë e brezit i cili e lindi dhe e frymëzoi këtë luftë dhe luftëtarët e saj.

Luftën e UÇK-së e ka shënuar dhe shënjtëruar vepra dhe sakrifica e dëshmoreve, e heronjve dhe e bashkëluftëtarëve të tyre, e invalidëve dhe e veteranëve të vërtetë të saj.

Luftën dhe historinë e ushtrisë më të re të Europës, të UÇK-së e ka shënuar edhe historia e Aleancës ushtarake më të fuqishme të Botës, NATO, e cila në luftën për çlirimin e Kosovës ishte aleatja e UÇK-së në luftë kundër makinerisë dhe shtetit kriminal e genocidist serb.

Lufta e UÇK-së eshtë shkruar dhe shënjtëruar tashmë edhe prej mendimtarëve, historianëve dhe shkrimtarëve dëshmitarë të gjallë të asaj vepre të jashtëzakonshme e të papërsëritshme të UÇK-së.

Dhe askush nuk do të mundet që as të spekulojë, as të përvetësojë dhe as ta shfrytëzojë luftën dhe sakrificën e UÇK-së për të marrë merita dhe shkëlqim të pamerituar prej saj.

Askush nuk do të mundet ta shfrytëzojë luftën  për interesa personale, politike e pushteti, as për interesa personale, klanore e partiake.

Spekulantët dhe përfituesit mundohen që të marrin merita personale lavdie e krenarie për interesa politike duke përdoruar lloj-lloj marifetesh dhe hipokrizish, deri duke përdorur edhe anashkalimin, “indiferencën” dhe “harresën” djallëzore  e tinëzare për ngjarjet, betejat, luftrat, për heronjt e medhenj dhe të vërtetë.

Por këtë nuk e lejon as memoria  e shkruar, as kujtesa dhe as historia.

(Skënder Sadri KAPITI Durrës, Veteran i UÇK-së)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok