22/12/2024

U MBAJTË KONFERENCA “PRANKTIKAT E MIRA TË MËSIMDHËNIES“ NË MITROVICË

0
u6_KONFERENCA-MITROVICe

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

1 – 2 nëntor 2024, Mitrovicë,

Nuk ka recetë të përgjithshëm didaktik” (Ditmar Zopf. “Metodix”- 250 Übungen)

Në qytetin e Mitrovicës u mbajt konferenca “ Praktikat e mira të mësimdhënies dhe perspektiva për të ardhmen”, organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe “Consuting and Management Group”.   Drejtuesja e Konferencës. Drita Kadriu, në drejtorinë komunale të arsimit me ekipin e saj ia dolën me sukses të tubojnë shumë ekspert nga fusha e mësimit nga gjithë trevat shqiptare, nga diaspora dhe mysafir nga  SHBA dhe Austria.
Konferenca u mbajt në hapësirat Fakultetit të Edukimit. Për dy ditë me radhë me kumtesat e tyre u paraqiten mbi pesëdhjetë studiues, drejtues shkollash, mësues e pedagog drejtimesh të ndryshme, mes tyre tetëmbëdhjetë me grada akademike doktorë fushash përkatëse. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte Dr.Christopher Hass, pastaj Nadine Hennesey, Bardhyl Musai nga Tirana, Hazir Mehmeti nga Vjena.
Konferencën e hapi Drita Kadriu duke i përshëndetur të pranishmit, në veçanti ata që e mbështetën mbajtjen e këtij aktiviteti aq të nevojshëm për ta ngritur nivelin e mësimdhënies në trevat shqiptare.  Në emër të organeve komunale konference e përshëndeti  Vesa Broja.  Në seancën plenare e parë, ditën e parë, me kumtesat e tyre u paraqitën Drita Kadriu, Bardhyl Musai, Christopher Hass, Nedine Hennesey, Merita Shala, Hazir Mehmeti

Temat e kumtesave ishin të larmishme nga fusha të ndryshme nga jeta shkollore të dala nga qëllimi i konferencës për prezantimin dhe promovimin e praktikave efektive në realizimin me sukses të orëve mësimore. Konferenca kishte qëllim identifikimin e sfidave në rrugën e zhvillimit modern të mësimit dhe mësimdhënies.

Temat që lidhen me praktikat e suksesshme mësimore të hershme në arsimin dhe edukimin e nxënësve që nga themelet e shkollimit shqiptar.  Konferenca e Mitrovicës është e nivelit kombëtar dhe ka synim themelimin vjetor të saj në Mitrovicën me traditë në përgatitjen e mësueseve. Që nga paslufta e Dytë Botërore kur hapet Shkolla Normale “Hasan Prishtina” ku dhanë mësim pedagoge e pedagogë të parë emrat e të cilëve nuk harrohen në historinë e arsimit shqip: Fahrdin Gunga, Latif Berisha, Zahir Istrefi, Ahmet Maloku, Hadije Hoxha, Selman Meha, Rexhep Mehmeti, Hasan Hasani, Ali Topalli, Jakup Ceraja, Ibrahim Bajra, Ibrahim Çitaku, Xhemajl Pllana. Ruzhdi Pllana, Emin Fejza, Ismail Gubetini, Abit Maxhuni, Idriz Kosova, Lah Nimani  e shumë tjerë.

Është me shumë rëndësi shkëmbimi i përvojave të mësimdhënies mes mësuesve vendesh të ndryshme, kur dihet se Kosova dhe Shqipëria janë shumë mbrapa në zhvillimin e shkollave publike krahasuar me vendet e rajonit. Këtë e dëshmojnë rezultatet e dobëta nga anketat e bëra të karakterit ndërkombëtar.
Konferenca e Mitrovicës, një ide e mirë e  Drita Kadriut, paraqet nismë të rëndësishëm në nevojën e madhe të njohjes me problemet aktuale që ka shkolla shqipe, në veçanti nevojat e reformimit në përputhje me aktualitetin teknologjik e metodik.  Nevojat e shkollës shqipe në gjithë hapësirat shqiptare janë të shumta dhe komplekse duke filluar nga financimi i mësuesve, pajisja e shkollave, modernizimi i tyre me laboratorë, kabinete. Në të gjitha vendet e zhvilluara ministritë e arsimit investojnë në seminare të shumta ku mësueset e mësuesit përcjellin përvojat e tyre të mësimdhënies duke shfrytëzuar teknologjinë moderne. Andaj, Konferenca e Mitrovicës do duhej të jetë një syhapje për institucionet nga niveli i lartë gjerë në ato komunale për themelimin e seminareve komunale të rregullta të mësimdhënësve të të gjitha klasat e shkollave të caktuara, ciklit të ulët dhe ciklit të lartë.                                                           Hapja e faqeve të internetit për materiale mësimore nga mësueset e mësuesit krijues të cilët punojnë  materiale mësimore nga praktika e tyre, krijimi i kushteve për shkëmbim përvojash me vende me sistem të arsimit të zhvilluar. Shumica e vendeve evropiane janë të gatshme të ndihmojnë arsimin në Kosovë e Shqipëri, në shkëmbim përvojash, në projekte konkrete. Këtë duhet shfrytëzuar. Seminaret, konferencat, takimet janë raste të mira kontaktesh dhe njohjesh mes mësuesve, mes të barabartëve.

…  nga përvoja profesionale

Konferenca e praktikave profesionale të mësimdhënësve: “Praktikat e mira të mësimdhënies: përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”. Mitrovicë, 1, 2 nëntor 2024

Punim nga: Hazir Mehmeti, Austri. Tema:   Orë mësimore në klasë heterogjene ( mosha të ndryshme)

Hyrje

Të nderuar miq, kolegë, zyrtarë e mikpritës nga Mitrovica e Republika e Kosovës!

Krijimi i rrethanave për mbajtje të seminareve të mësuesve e shton njohjen me rrethana aktuale, do hap horizonte njohje me zhvillimet metodike, pedagogjike të kohës dhe suksesi i tyre do jetë ngritja e cilësisë në mësimdhënie.

Nga kontaktet e mia me kolegë e kolege të gjuhëve amtare në Vjenë nga shumë kombe seminareve, del se jemi mes kombeve që mbajmë seminare të veçanta të mësuesve nga diaspora në atdhe, përjashtuar vitet e pandemisë. Qeveria e Kosovës, krahas seminareve të rregullta në atdhe, mbështeti mbajtjen e seminare rajonale në disa vende.

Mësimi i gjuhës amtare në mërgatë, mund të jetë burim i njohurive pedagogjike, metodike, didaktike e organizative veç tjerash edhe për atdheun. Kjo nuk u shfrytëzua asnjëherë sa e si duhet nga ministritë e vendeve tona, as nuk shfrytëzohet akoma.

Kumtesa ime nga praktika profesionale është e para mes kolegeve e kolegëve, para ekspertëve të mësimit, pedagogëve e metodikëve në Kosovë, gjë që e kam dëshiruar shumë vjet më parë. Kjo më lumturon, por edhe më shqetëson shumë duke e ditur gjendjen e shkollave dhe mësimit në trevat shqiptare, krahasuar me vende tjera. Si duket, nuk ishim të aftë të kapim reformën e vërtetë në mësimdhënie e mësim nxënie, një tregues e dështimit organizativ shoqëror.

Lutem që kjo konferencë dhe seminare tjera që do organizohen, do ndihmojnë në konsolidimin e organizimit të mësimit  si detyrim moral e ligjor që kemi për të ardhmen e kombit. Shpresoj të përfitojmë nga përvojat tona mes njëri tjetrit, mes të barabartëve si kolege e kolegë në rrugën e misionit tonë me rëndësi.

Nga përvoja ime seminareve rreth një çerek shekulli në shumë shtete evropiane, nga vizitat e mia shkollave në shumë vende, mësova se, ngritja profesionale varet shumë nga takimet dhe seminaret e mësuesve në nivele të klasave, lëndëve me tema të caktuara nga nevojat  e shumta.  Duke qenë pjesë e grupit të Shkollës Pedagogjike (Pedagogische Schule PI) të Vjenës “Studie-Reise” kam pasur rastin të mësoi diçka mbi organizimin e mësimit, sistemin arsimor në shumë vende në Evropë. E kam menduar, se kjo përvojë do duhej njohur, diskutuar dhe ndarë me të tjerët. Njohja e gjuhëve të huaja, më ka hapur rrugë kudo mes kolegëve kombesh të shumta, si në Austri ashtu edhe në vende tjera.

Që nga viti 2000, kam marr pjesë në shumë seminare, kryesisht me kumtesa profesionale nga praktika mësimore, me tekste të reja të standardeve të larta, teknologji mësimore të kohës, hartimin e materialeve mësimore…

Mes temave të shumta nga jeta ime praktike në shkollat e Vjenës zgjodha këtë temë:

Orë mësimore në klasat heterogjene (grup moshash të ndryshme)

Në kompleksin metodologjik e didaktik të mësimdhënies fare pak kemi literaturë e cila trajton klasat heterogjene që tani janë shtuar edhe në Kosovë e viset tjera shqiptare shkaku i migrimeve dramatike.

Unë do paraqes para jush, përvojën e organizimit të orës mësimore në diasporë, ku mësimi në gjuhën shqipe, si rregull, zhvillohet si mësim në disa nivele klasash (moshash), në të cilin marrin pjesë njëkohësisht nxënës nga klasa e parë gjerë në klasën katër dhe në shumë raste nga klasa e parë deri në klasën e tetë.

Kjo kërkon nga mësimdhënësit përgatitje të lartë didaktike dhe aftësi për të diferencuar nxënësit në klasë ” (Prof. Dr. Dr. Basil Schader-  teksti: “Përkrahja e kompetencave ndërkulturore- Nxitje didaktike, f.7/ kryeradha 6).  Brenda këtyre klasave ka dallime të theksuara individuale të njohjes së gjuhës amtare, kjo akoma e ndërlikon punën e mësueses, përgatitjen dhe suksesin e saj.

Nuk ka recept të përgjithshëm didaktik” Ditmar Zopf: “Metodix”- 250 Übungen..

Në literaturën pedagogjike ka fare pak shkrime lidhur me mësimin në klasë heterogjene, jo vetëm në shqip, por as në gjermanisht e kroatisht.  Shumica prej nesh jemi në këtë rrjedhë, andaj ndërrimi i përvojave ka vlera reale, njëra nga qëllimet esenciale në suksesin e takimeve tona.

Një mësim i bazuar në klasat heterogjene të  mësuarit të nxënësve duhet të zhvillohet në bazë të kushteve dhe qëllimeve pjesërisht kontradiktore” ( Friedl Deuter 2013).

Kjo kërkon një praktikë vetjake që vazhdon të zhvillohet gjatë mësimit dhe që mund të kërkohet në kushtet e shumëllojshme të nxënit dhe rezultatet në klasë” (Eckhart, f.107)   (Basil Schade “Bazat dhe arsyet” f.64)

Koncepti i orës mësimore

Përgatitje e konceptimi i orës mësimore, respektivisht rrjedhës së saj,  është ndarë  në periudha kohore bazuar në rrethanat përkatëse të mësimit, vendit dhe rrethanave specifike  në:

  1. a) Përcaktimin i orës mësimore
  2. b) Rrethanat kohore nga e cila fillon e tanishmja.
  3. c) Rrethanat specifike në diasporë. ( në shkolla me pak nxënës nivelesh të ndryshme)
  4. Planifikimi

Planifikimi i temave mësimore sipas kurrikulës së vendit ku mbahet mësimi i gjuhës amtare në lidhjen e temave me  kurrikulën e Ministrisë së Arsimit të vendit amë dhe në koordinim me mësuesen e klasës. Kjo rrjedhë  është kushti i parë për sukses në mësim. (pjesa e parë)

2  Bashkëpunimi

Në ato vende ku organizohet mësimi amtar bashkëpunimi me mësuesen e klasave është i domosdoshëm dhe duhet përpjekur për kontakte të afërta. Interesi është i dyanshëm pasi nxënësi do jetë më i përgatitur, më i sigurte në mësim nxënie.

Ideale do të ishte shkëmbimi i drejtpërdrejtë dhe planifikimi i bashkërenduar, p.sh. teknika kllaster dhe Mind-Map-i ose orientimi në internet, të cilat do të provoheshin paralelisht në MGJP (mësimi i gjuhës së prindërve)  dhe në klasat e rregullta.” Prof. Dr. Dr Basil Schader ( Shpjegim: tekstet të planifikohen me kllaster ( ide të ndryshme) dhe  Mini-Map harta të vogla).

( Hazir Mehmeti, – Pjesa e parë e punimit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok