22/12/2024
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

U festua me shume bam-bame ajo qe u konsiderua 100 vjetori i lidhjeve diplomatike midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes!

Po te isha une organizator i kesaj feste, do te beja dicka te thjeshte, pa shume vemendje. Kjo per disa arsye:

  1. Se pari, vertet 28 korriku ishte 100 vjetori i lidhjeve diplomatike, por jane vetem 49 vite marredhenie diplomatike. Ne vitet e pushtimit nazi-fashist dhe te diktatures SHBA-te nuk kishin marredhenie diplomatike me Shqiperine. Kjo kap nje periudhe prej 51 vitesh. Prandaj dhe eshte e diskutueshme nese duhet te konsiderohet 100 vjetor apo 49 vjet lidhje te perbashketa midis te dy vendeve.
  2. Lidhjet diplomatike midis Shqiperise dhe SHBA-ve u relizuan ne vitin 1922, kur kryeminister dhe arkitekti ketyre lidhjeve ishte Ahmet Zogu. Ne vitet e Mbretit Zog I keto marredhenie ishin te shkelqyera. Por asnje aktivitet perkujtimor i ketyre diteve, aq me pak ne takimin e kryeministrit dhe miting-koncertin e dates 28 korrik, nuk promovoi kete fakt! Gjithcka u fokusua te kulti i Edi Rames! E nese edhe ditelindja e babes tim do t’i sherbente kultit te Rames, ose dikujt tjeter, nuk do isha dakord te festohej! U duk sikur i gjithe organizimi i festes(ave) po i sherbente pushtetit te pakufizuar te kryeministrit shqiptar! Madje edhe fotot u shiten si te tilla!
  3. Nese festohej 100 apo 49 vjetori i lidhjeve diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqiperise, atehere duhej shenuar pa frike e verteta historike se vizita e George W. Bush ne Tirane me 10 qershor 2007 eshte pika kulmore e ketyre marredhenieve. Po ashtu vizitat ne Shtepine e Bardhe te presidenteve dhe kryeministrave shqiptare. Apo akti i pranimit ne NATO te Shqiperise. Nuk ka event tjeter te ketyre permasave ne marredheniet miidis te dy vendeve. Por keto ngjarje u fshine nga kujtesa perkujtimore per arsye te politikes ditore.

Nje ngjarje perkujtimore qe nuk i permbahet te vertetes eshte demagogji! Te tilla shqiptaret kane festuar me qindra gjate 50 viteve diktature. Me retushim te aktoreve dhe personazheve historike. E njejta gje ndodhi ne rastin e perkujtimit te dites kur u vendosen per here te pare marredheniet diplomatike me Ameriken.

Pa asnje dyshim, edhe nese kjo date festohet cdo vit, ajo i ben mire kujteses historike te shqiptareve. Por kur humbet objektiviteti dhe e verteta fshihet pas vendimeve “non-grata”, atehere nje feste e tille kthehet ne te kunderten e efektit te saj, per te cilin eshte nisur te zhvillohet! Historia eshte e pameshirshme, nuk fal as me te fuqishmin! Prandaj dhe diplomacia duhet te jete me fleksibel!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok