17/11/2024

TURPI  MA  I  MADH  I  BOTES, 9 QERSHOR 1973

0

HAPET  MUZEU  ATEIST  I  SHKODRES

Nga Fritz RADOVANI

Një gjysë shekullit! Dhunohet Populli ma i vogel i Europës!

PLOT 50 VJET janë ba nga dita e hapjes  së Muzeut Ateist në Shkoder, ishte “I VETMI NĔ BOTĔ” dhe, as sot nuk kemi një studim të plotë, që perveç ideatorëve të Byrosë Politike të PPSh, Populli Shqiptar nuk di as qellimin dhe as funksionin që ka krye ai muze antinjerzor dhe antikombtar, i hapun në qendren historike të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Ai Muze Ateist u ndertue mbi gropat pa shenja dhe emna të të vramëve dhe të mbytunve nga sigurimi i shtetit barbar komunist, që ashtu si hapi atë “Muze I VETMI NË BOTË, ashtu edhe ka krye GJENOCIDIN KOMUNIST TË VETMIN NË BOTË!” Sot, flasin Arkivat!

Ky Gjenocid antinjerzorë asht krye me mjetet ma të dhunshme dhe të mnershme kunder Popullit dhe Klerit Katolik Shqiptar, që në këte 50 vjetor duhet të na rikujtojnë Martirët e Mëdhaj që dhane jeten e vet, per një Ideal Fetar dhe Atdhetar të pavdekshem dhe të Perjetshem:

Imzot Ernesto ÇOBA (1913 – 8 Janar 1980); Ipeshkvi i Dioçezit Shkoder.

Don Marin SHKURTI (1933 – 1 Prill 1969); Don Shtjefen KURTI (1898 – 20 Shtator 1971); Don Anton DOÇI (1915 – 1973);Don Mikel BELTOJA (1935 –10 Shkurt 1974);Don Prekë NIKÇI (1921 – 15 Mars 1974);Don Mark HASI (1920 – 11 Shtator 1981);Don Zef BICI (1919 – 10 Maji 1968);Don Mark DUSHI (1920 – 10 Maji 1968);    Don Lazer JUBANI (1925 – 29 Korrik 1982);

Don Lec SAHATÇIJA (1906 – 4 Prill 1986);  Don Nikoll GJINI (1911 – 1987);

Imz. Lazer SHELDIJA (1928 – 10 Shtator 1988);Don Pjeter GRUDA (1922 – 13 Janar 1989). E sa e sa të pranguem persa vite në burg dhe tortura.

(1944 – 1989) Gjenocidi ka vra dhe zhdukë 67 Klerikë Katolik në Shqipni.

Mbas 1967 të burgosun dhe të dënuem me shumë vite punë të randë, janë 23 Klerikë të besimit Katolik. Perjashtimi i Besimeve tjera nga ky “revolucion” barbar kishte qellim kryesor metoden e vjeter anadollake “Perçaj e sundo”! Pasojat vazhdojnë edhe sot nder të gjitha Trojet Shqiptare, tue fillue me Shtëpijat Muze të vjetra deri te ato të Atdhetarëve At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Kazazi, Kulla e të Madhit Prekë Cali.

Muzeu Ateist nuk duhet shkatrrue asnjëherë! Aty duhet punue per me u ba një nga ma të mëdhajat Biblioteka të Shqipnisë, ku duhen ruejtë me kujdesin ma të madh të gjithë botimet e librave dhe revistave të “Realizmit Socialist” nga viti 1944 e deri tek botimi i Librit të fundit të kësaj epoke shkatrrimtare të Shqipnisë Europjane!

Aty duhen protokollue diskutimet e të gjithë “revolucionarëve të 1967” të cilët, nga viti 1944, nuk kanë pushue tue akuzue dhe shpifë per qytetarët, e madje, tue kerkue edhe pushkatimin e sa e sa vetëve të pafajshem, që sigurimi kerkonte me i zhdukë edhe si fise.

Askush nuk asht burgosë e interrnue pa “deklarata fallco” nga dashakqijtë e paturp agjenta të sigurimit shtetit kriminal.

Askush nuk asht largue ose pushue nga puna pa shpifjen e një agjenti apo spijuni barbar komunist!

Askujt nuk i asht kontrollue shtëpia dhe shtetizue pa aprovimin e kryesisë së lagjeve mbushë me agjenta sigurimi.

Askush nuk ka shkue agjent jashta shtetit pa u garantue kthimi i tij nga një komunist vllavrasës.

Askush nuk e tregon një vend pushkatimi pa aprovimin e degës së mbrendshme edhe pse i dijnë edhe sot.

Askush nuk tregon vrasësit nder piramida dhe kush urdhnoi tek vendi ekzekutimit.

Askush nuk boton listat e diskutantëve shpifës në 1967 në Institutin Pedagogjik Shkoder.

Askush nuk tregon kush ua pergatiti diskutimet këtyne injorantave kunder klerikëve nder gjyqe dhe mbledhje n’ Institutin Pedagogjik…

Askush nuk tregon ideatorët e burgosjeve dhe interrnimeve apo nisjes së tyne nder male…

Askush nuk tregon kush vjedhi dhe po i perdorë punimet shkencore të të vramëve të ruejtun nder arkivat e Shtetit per marrje titujsh…

HAPNI DOSJET, MOS KINI FRIKË NGA TË VRAMIT DHE TË ZHDUKUNIT !

Të gjallët vazhdojnë me hanger bar, por parimet nuk i shkelin…” Kjo asht porosia e PPSH!

***

Revolucioni kultural dhe ideologjik i 1967 mbasi shkatrroi Besimet, gjuhen Shqipe ai dekompozoi njeriun! Shikoni antarët e qeverisë së sotme ”të rilindur, bijtë trashigimtarë besnikë të tyre”! Po ua kalojnë baballarvet!

Mbas mbylljes perfundimtare të objekteve të Kultit, drejtuesi anadollak i “Revolucionit Kulturor të vitit 1967” skilja Ramiz Alia, krijoi në Shkoder një Komision me një nga besnikët e tij të njohun Jup Kastratin “Kryetar i komisionit perzgjedhjes leteraturës fetare kishtare”, i cili i ka sherbye deri në vdekje. Mbasi grumbulluen dhe seleksionuen të gjitha veprat letrare nga bibliotekat e institucioneve dhe ata personale, dorshkrimet dhe punimet me vlerë vazhdojnë me u botue edhe sot nga hajdutët “dr. Prof…”. Tepricat e materialeve u ekspozuen në “Muzeun Ateist”, të cilin unë nuk e kam pa asnjëherë dhe, as nuk kam punue kurrë aty, as kur pergatitej hapja e tij, ndonse agjentët e sigurimit dhe bijtë e tyne (që ua kalojnë per poshtersi e shpifje edhe baballarve e nanave të veta), deri pak vite perpara vazhdonin me më akuzue se kam punue si piktor aty. Nga piktorët e angazhuem me punue aty unë kam njoh disa, po as nuk dyshoj se shpifjet kanë dalë ose dalin prej pasuesve tyne, mbasi ata më kanë shpreh keqardhje per foton e vllaut të arrestuem dhe të dënuem 10 vjet, që asht vendosë dikund me grupin e klerikëve. Vertetë që në vitin 1996 unë mora Dokumentin e Pastertisë së Figures sime, po ai Dokument duhet të fillojnë nga viti 1953, kur ishe trembdhjetë vjeç, dhe nuk kam pranue asnjëherë me i sherbye asnjë organi të sigurimit të shtetit, edhe pse kerkoi me më aktivizue sekretari i rinisë së shkollës Pedagogjike Jani Çomo me Emil Mborjen. Dy figura të njohuna terroriste që besoj e kanë lanë “dikund” këte dokument.

Shteti Shqiptar asht i vetmi nder shtetet komuniste që vazhdon me nderue dhe me dekorue shpifsa e terroristë, që nder dosjet e tyne vlon gjaku i të Pafajshemve, që me mënyra të ndryshme vazhdojnë me vuejtë, nuk i kanë kthye pronat, nuk i japin punë fëmijve tyne, se nuk i GARANTON njeri!

Edhe kjo rrugë pa asnjë “Dritë në horizont”… Asht Ri-ngjallje ose ”Rilindje” në Vazhdimsi! E vetmja e drejtë e tyne asht ”braktisja e Atdheut”.

Vrasësve tradhtarë të Popullit Shqiptar mos ju shlyftë kurrë Gjaku nga dyertë e tyne! Kjo asht porosia e të gjithë Atyne që vdiqën me zemer t’plasun. E mos harroni se kushedi sa vite do të ikin pa u dijtë sakt shifra e të gjithë Atyne Martirve që dhane jeten e Tyne per Atdhe dhe Liri,

E deri kur do të vazhdojnë kjo gjendje, më duket se edhe Europa ka harrue!

Zhvillimet e kohës së fundit ashtusi në Shqipni dhe në Kosovë, tregojnë me “shkronja të mëdha”, se interesat e kujt po mbrojnë Europa e të tjerët.

Po mos harroni kurr se, Gjaku i Martirve të Atdheut tonë Gjergj Kastriotit- Senderbeut dhe i së Madhes Nanë Tereza, vazhdon me gufue n’ Atdhe!

Shqipnia ishte e Tyne, asht e bijve të Tyne dhe, do të jetë pergjithmonë sa të jenë jeta: Trashigimtaria e Virtyteve të Veprave të Tyne Atdhetare!

Shqipninë kur nuk e tjetersuene turqit dhe sllavët, Ajo asht e Perjetëshme!

Melbourne, 8 Qershor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok