30/01/2025

Trimi Ramush Haradinaj është pjesë e historisë së Kosovës, deshën apo nuk deshën disa

0
Haradinaj

Nga Gjon Keka

Lufta e popullit të Kosovës për liri e ka burimin e frymëzimit te epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli pikërisht nga kjo frymë atdhetare, ajo pati burim frymëzimi epokën e artë dhe të lavdishme të Gjergj Kastriotit i cili sakrifikoi për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin arbëror.

Djemtë e vashat e reja që u rreshtuan dhe mbajtën emrin e artë të UÇK-së janë me një fjalë bijë e bija të të madhit Gjergj Kastrioti (Skënderbeut) , të cilët duke marrë shembullin e tij ata vendosën jetën e tyre si fli për lirinë dhe pavarësinë e popullit të tyre. Si shumë djem e gra që u rrështuan në frontin e çlirimit dhe të lirisë, ishte familja Haradinaj ku si familje dha edhe gjymtyrët për atdheun e tyre, pra Kosovën e pavarur dhe për flamurin e Gjergj Kastriotit.

Ashtu si shumë djem trima edhe Ramush Haradinaj në vend se ta jetonte jetën e një të riu si gjithë të rinjtë tjerë për t’i dalë në mbrojtje atdheut dhe lirisë së tij mori armët në krah dhe i doli në ballë me shokë pushtuesit serb.

Duke ditur se sa e vështirë ishte ajo kohë, dhe se me sa sakrifica u arritë liria dhe pavarësia e Kosovës është turp dhe mjerim të mohohet apo të njolloset familja Haradinaj, respektivisht trimi i Dardanisë Ramush Haradinaj.

Mendoj se një familje që ka dhënë gjymtyrët, të afërmit e tij dhe djersë e gjak për atdheun tonë Kosovën e lirë dhe të pavarur duhet vlerësuar për kohën kur të rrallë i dolën përballë një artilerie të tillë të madhe që ishte kundër Kosovës dhe popullit të saj që kërkonte te jetontë e lirë dhe e pavarur.

Është gabim dhe mëkat të njollosen familjet e dëshmorëve dhe të heronjëve të Kosovës që kanë dhënë djersë e gjak për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mund të kritikohen qeverisjet e këqija, korruptive dhe të tjera gabime politike që janë bërë pas përfundimit të luftës dhe pavarësisë, por jo të njolloset petku i atyre që dolën në fushë të betejës për lirinë e vendit.

Ramushi aq sa mund të ketë gabime, ai ka më shumë merita për Kosovën sepse ka dhënë kontributin e tij për liri, ka qeverisur sëbashku në kohën e presidentit të urtë dhe vizionar dr.Ibrahim Rugova, ka arritë që ta shtyjë përpara transformimin e FSK në Ushtri me miqtë amerikan ku edhe më pas Kosova u bë me Ushtri të saj, etj., pra ky trim i kohës së luftës, ishte edhe pjesë e punës së përbshkët e ndërtimit të Republikës së Kosovës me Presidentin Rugova dhe miqtë amerikan e europian, ja pra këto nuk duhen të hidhen poshtë nga askush.

Për ta vlerësuar të kaluarën brezi i ri duhet të rritet me nderime e respekt ndaj presidentit dr. Ibrahim Rugova, të heronjëve të vdekur dhe të gjallë të kombit të tyre, të mirënjohjes ndaj miqëve amerikan dhe europian, me kuptimin e thellë të lirisë dhe rujatjes së saj,sepse liria dhe pavarësia janë fituar me gjak dhe djersë si dhe në rastin tonë edhe me mbështetjen e miqve amerikan dhe europian.

Ky shkrim im nuk ka të bëjë me mbështetjen e ndonjë subjekti politik partiak,por është shkruar si vlerësim dhe mirënjohje për ata që kanë kontribuar për lirinë dhe pabvarësinë e Kosovës që sot e kemi dhe jetojmë në të si bijë të së ardhmes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok