Tri tregime vjershërime (për fëmijë e të moshuar)
Nga Nuhi Veselaj
1) NJË SURPRIZË MAGJIKE
(Vjosës për 10-vjetor)
–Babi më jep ca t’holla sa për një biletë
Dua ta thërras Emnakën për ditëlindje të dhjetë;
Edhe diçka Babi, kur më pagëzove Vjosë
Pa atje shumë pëllumba a veç ndonjë rosë?!
-Mrekulli e gjatë, prej Bindi në Bregdet
S’di ç’të them përpara, veç të paguaj biletë…
… Kaloi muaj sahora, erdhi Dita e Madhe,
Me miq plot salloni: muzikë, këngë e valle.
-Babi pse rri mvrejtur ke besim tek ne,
Tash do të vijë emnakja të na shtojë hare!
-Bijë ka shumë pengojca, prej Jugut në Veri
-Babi magjinë tonë s’e ndal gardhi i zi:
Unë, motra dhe Mami, pothuaj për çdo natë
Me mikën kuvendonim, shtruar gjerë e gjatë.
Tash kur të pushojë muzika dhe të hapet pak porta
Fort mirë do ta shohësh: këto s’janë fjalë të kota.
… S’vonoi hyri Vjosa, kështu shkruante në çarçaf,
Veç tortës me qirinj, kish dhe diç nën plaf
-Babi mos u shtang shpejt hiqe siparen
E sheh: Lumdëshiri, sa mirë e mban fjalën…
Babit i shkuan lotët, po buzëqeshjen ruajti
E përqafoi voglushën dhe në ballë e puthi.
Duartrokitjet s’reshtën, çupa tha këto fjalë:
Përshëndet Lumë-Vjosa, me këtë pamje të rrallë.
Gjithë mbetën gojëhapur: piktura ish me ngjyra
Ëmbël joshte shpirtrat, thuaj, si vet natyra!
(Shkruar më 13.09.1997)
2) Ngjarja në aeroport
(Gjyshi në zavall)
Ka dalë gjyshi në aoeroport
Me i pritë t’dashnit gëzimplot:
Gentin, Vjosën, nip e mbesë
Të dytë binjakë, vjet mbi pesë…
S’ vonoi, erdhi aeroplani
U çue n’kamb Gjysh-babaxhani,
Dhe pas pak mrekulli pa:
Dy vogëlushët, motër e vëlla,
Drejt tij rendnin fluturim
Por…
(Pse s’ iu hodhën në përqafim?!!!
Vallë, çfarë ndodhi, mos me besue
Thuaj, s’ishin mjaf përmallue?!!!
-O pëllumba t’gjyshit, engjëjt e mi
Çfarë do të thotë, kjo befasi?!
Tash një vit që s’ju kam pa
Qenkët rritur për mashalla!
Ju kam pritur me shumë mallë
Ejani pra, t’ju puth në ballë!
-Jo! – i ranë, të dy si me grusht ,
– Përqafimin e bejmë me kusht:
n’se na tregon, një të madhe punë:
Cilin nga ne do më shumë!
Mos ngre dorën me tregue gishta,
Nuk duam: politikë me bishta!
Thuaje troç, shprejt mos ngurro;
Cilin nesh më shumë e do?
-Si, veç për këtë u stepet në vend
Po kjo punë vërtet, s’ do mend…
-Po gjesti Juaj doli pak si fyes?!
Po a më lejoni dhe ynë t’ju pyes:
Po dy sy që e keni në ballë
Cilin doni më shumë, vallë,
Po dy veshë, dy buzë, dy faqe,
Cila u sjell më shumë kënaqe?
Po dy krahë, dy këlmbë që keni
Cilën më shumë e tejpëlqeni?
Unë dhe të tjerë kam nipa mbesa
Me i dallue s’mundem, qebesa
E për e stërmbesa stërnipa
Me i numrue na humbet dita!
Por respekt, dashni gjyshore
Amanet kam për t’gjithë prore!
Çdo shenjë s’ vritet në kambendorë
Vera ka lule e dimni ka borë
Pyetjet-përgjigjet kanë kohëhapësinë
Çdo pemë piqet n’të veten stinë,
Dorëdjalltën Genti, shpejt afroma
Dhe ti Vjosë t’zemrës dhuroma,
Të përqafuar të nisemi për shpi
Atje eshtë vendi me nda pleqni…
Kështu vogëlushët u dorëzuan
Gjyshin së bashku përqafuan…
-Kemi Gjysh-thanë- edhe pyetje të tjera
-Mos janë shumë sa s’na i zë dera?
-Po mund t’i fusim dhe për dritare.
Pa u përgjjigj Gjysh nuk ke çare.
(2010)
3) GJYSHI E MBESA
NË TEFERIÇ
Gjelbrim fusha, blerojë qielli,
Mbi degë lisash: rrezojë dielli
Gjyshi shtigjet i vështron;
Kësulkaltra fluturon…
-Pse i ngre krahët Kaltroshja mbesë,
Vallë, do të bëhesh stjuardesë?!
Ndal te gjyshi, mos më ik…
Do të fluturosh si çukapik?!
Vallë, te çuba, ç’të ndali, xhan !…
Hë! Do t’ bësh breshkën aeroplan!?
-Gjysh i mirë je: sa s’ka,
Po me mua mos bën shaka!
S’jam e vockël, kam mbi pesë
Nuk do të jem veç stjuardesë
Po pilote e vërtetë:
Me fluturue mbi mal e det
Jo me breshkë e çukapik
Po me mig, supersonic!…
-Bijë, nga të erdhi ky mësim-sekret?!
-Nga Gjysh-Loja në internet.
-Vëmendje-kujdes, të keshë prore
Mos të shkaktohet luftë botnore…
-Jo luftë, bota duhet të dëgjojë:
Fëmijët duan paqe, mësim e lojë!
…Stepet Gjyshi, thellë mendon:
Brezi i ardhshëm digjit-rron…
(2015)