TRAU OSE KUFIRI I PERBUZJES NDAJ VERIOREVE DHE KOSOVES
NGA REXHEP SHAHU
Dikur njerzit i quante çeçene, maloke muti, shpellare, pastaj barbare, pastaj vandale, pastaj kafshe te kopshtit zoologjik, pastaj zaptues. Gjithmone e ka ndare e percare popullin ne popull socialist e demokrat, ne popull progresist e regresist.
Gjithmone ka hypur ne shpinen e njerit vella per ta share a vrare vellain tjeter.
Kur ju thoshte cecene, gjysma e banoreve, vellezer e kusherij ishin krah Rames, ishin me te dhe e duartrokisnin.
Gjysma tjeter ishin perballe tij e urryer prej tij.
Sa here gjysma e urryer prej tij rritej sado pak ose i rritej zemerimi, Rames i lageshin pantallonat nga frika dhe i mekej zeri, i pakesohej oksigjeni. Si ne rastin pas protestes ne Kalimash qe Rama dridhej si thuper ne uje ne ekrane.
Rama ka fituar gjithmone sepse ka fituar gjysma jone kunder gjysmes tone dhe ai si Enveri dikur din te vere gjysmen kunder gjysmes, din te joshe sherbetoret dhe ti beje mercenare.
Gjysma jone qe ndjehet ne kale, qe ndjehet shaluar me entuziazem hidhet kunder gjysmes tone kembesore.
Rastet jane te pafundme, rastet e tradhetise e te percarjes tone, percarje neper te cilen Rama nderton autostrada urrjetje.
Keto dy dekada e me shume eshte nder pergojuesit e urrejtesit me te medhej kunder malokeve, ceceneve, barbareve, zaptuesve qe jane mbi Tirane apo mbi Shkumbin.
Pasi eshte shpike dhe Shqiperia e mesme si term ne vitet 1970 nga Enveri, e ka me te lehte tani Rama ne tri Shqiperi te mbjelle urrjetje e perbuzje, te shaloje njeren e te kamzhikoje tjetren sipas interesit te tij.
Na Kalimash te Kukesit ku ndahet Shqiperia me Shqiperine eshte vendosur trau apo kufiri ku duhet te ndaloje cdo makine dhe te paguaje takse per te shkuar ne Kukes e pertej ne Prizren a Prishtine dhe takse per te ardhe ne Tirane e pertej saj ne Durres, Vlore etj. Askush në Shqipëri nuk paguan taksë qeverie për të hyrë në Tiranë, për të ardhe në Tiranë të qeveria a të spitali a të deti në plazh, përveç kuksianeve, hasjaneve e tropojaneve dhe gjysmës së shqiptarëve që janë në Kosovë. Nga gjithë rajonet e vendit qeveria Berisha ka ndërtuar udhë e autostrada, por askush nuk paguan për të ardhe në Tiranë, as vlonjatet, as korçarët, as durrsakët, as shkodranët, por vetëm kuksianet, tropojanet e hasjanet për shkakun e vetëm se i urren Edi Rama kryeministri i radhës një nga aksidentet me tragjike të shqiptarëve. Trau i ndarjes, urrejtjes e përbuzjes ndaj kuksianeve në Kalimash do te mbetet kufi urrjetje e ndarje perjete mes shqiptareve ai tra, jo per sasine e eurove qe duhet te paguajne njerzit po per vendin ku eshte vendose. Parate mund te vileshin kudo, ne cdo vend mund te vendosej ai tra, por jo te perjashtonte nga Shqiperia administrative tre rrethe te vendit, Kukesin, Hasin e Tropojen qe i japin Shqiperise me shume se gjithe rrethet e tjera se bashku, i japin energjine elektrike dhe mineralet, jo domatet.
Ne vitin 2018 ne Kalimash te Kukesit, 105 vjet pas caktimit e vendosjes se kufijve te Shqiperise, Edi Rama vuri kufij te rij, e pakesoi Shqiperine, vuri kufi urrjetje e perbuzje mes shqiptareve ne Kalimash, duke perjashtue prefektueren e Kukesit.
Askush nuk ka qene e nuk eshte kunder takses per te mbledhe fonde per mirembajtje udhesh, te cilen shqiptaret e paguajne dy here legalisht, e kjo eshte e treta here e dhunshme.
Une nuk kam hallin e takses kunder vandaleve e barbareve, kunder ceceneve e malokeve te mutit, kunder zaptuesve, kunder banoreve te kopshtit zoologjik, por kam hallin se ky kufi, ky tra urrejtje e ndau Shqiperine, mbolli urrejtje nga nje pjese kunder shumices dhe nga shumica kunder nje pjese. Dhe tronditem se Rama ka ende perkrahes atje ne qarkun Kukes, ka perca vellain me vella per pune partie e pushteti.
Po te jete kryeministri me dy pare mend e kupton se ky eshte tra ndares, tra e kufi urrejtje dhe nuk shihet thjeshte si tra takse.
Kuksianet, hasjanet e tropojanet qe jetojne jashte trevave te tyre shajne e mallkojne vendin e tyre sa here duan te shkojne andej Kalimashit e te vijne kendej Kalimashit per nje hall apo qejf.
Banoret e tjere te vendit e urrejne tani Kukesin, Hasin, Tropojen e gjithe cfare ka pertej Kalimashit nese duan te shkojne andej e te kthejne. E urrejne se edhe i ka pase mesuar partia e Enveri ta urrejne zonen verilindore qe e mban te prapambetur Shqiperine edhe pse ajo zone ia jep Shqiperise energjine elektrike dhe mineralet dhe me pasurite e saj do te ishte me e mire se Zvicra, por e urrjene tani se duhet te paguajne 10 euro takse shtese kur taksen e udhes e paguajne ne karburant dhe kur paguajne letrat e makinave.
Askush asnje banor i asnje zone te vendit qe jeton ne Tirane apo qytetet kryesore nuk i paguan takse shtetit te vet per te shkuar ne shtepi e ne vendlindje pervec kuksianeve, hasjaneve e tropojaneve. Kjo eshte nje arritje e shkelqyer e perbuzjes dhe urrejtjes se kryeministrit Rama kunder njerzve te Kukesit, Hasit e Tropojes.
Nuk eshte ceshtja se u fiken apo u shuan apo u varferuan njerzit nga ajo pagese takse urrjetje e qeverise kunder nje zone te caktuar, por ceshtja eshte te diskriminimi, te perbuzja ndaj kesaj zone, te perbuzja dhe urrejtja qeveritare ndaj Kosoves.
Rama po te ishte vetem pak me i mencur do ti shpetonte kesaj urrejtje, po ta vinte taksen ne Fushe Kruje apo ne Milot apo ne dogane ne Morin. Them kot i mencur se ai eshte i mencur per vete, por po te ishte vetem pak patriot dhe te kujdesesj per shqiptaret pak me shume dhe per kojshite e endrrat e veta prej lideri rajonal pak me pak, do ta vendoste traun ne Morine, ne dogane.Natyrisht qe do te shtohej masa e atyre qe e urrjene por nuk do te perbuzej vetem nje zone qe eshte perbuze historikisht nga e majta shqiptare qe kur eshte themeluar partia komuniste e Shqiperise prej Dushanit e Miladinit, te cilet e percollen ne Tirane urrejtjen serbe kunder zones qe ka perjashtuar me tra e kufi ndares Edi Rama.
Ai tra i vendosur ne Kalimash, ai kufi ndares, perjashtues per Kukesin, Hasin e Tropojen, ai kufi qe u thote banoreve te ketyre rajoneve se ju jeni jo pjese e shtetit shqiptar por jeni prefekture e Kosoves dhe duhet te trajtoheni pa dashuri, si Kosova ose me aq dashuri shtirane sa trajton shteti shqiptar, (jo populli) Kosoven, ai tra urrjetje u shnjua ne mendjen e cdo banori, u shenua si goditje e rrufese se urrejtjes ndaj atyre rajoneve qe nuk kane qene mike te se majtes se Tiranes..
Ai tra, kufi urrjetje kunder kuksianeve, hasjaneve, tropojaneve eshte deshmia me e qarte e urrjetjes se Edi Rames kunder tyre e shkruar ne toke ne udhe me germa te medha betoni e celiku, e shkruar ne syte e mendjes se secilit, ne ndergjegjen e secilit.
Edhe keto germa urrejtje Rama i shkroi sepse i percau njerzit atje dhe i vuri gjysmen kunder gjysmes, sherbetoret i beri mercenare.
Kjo u vu re nje dite ne Kukes ku Rama si trim u shpreh per banoret qe protestuan kunder tij se jane te kopshtit zologjik.
Vellezerit, apo kusherijte, apo baballatret a bijte e atyre qe protestonin ecnin drej salles krah per krah me Ramen. Hyne ne sallen e pallatit te kultures bashke me Ramen, bene mbledhje bashke me Ramen dhe askush nuk u ngrit, nuk u afrua ta peshtynte ne fytyre e ti thoshte ne fytyre, ne ate fytyren qe e ka si te ndonje banori real te kopshtit zologjik, se kafshe je vete, askush nuk e peshtyu per ti treguar se me fyve vellain, me shave vellain, me poshterove femijet, rinine. Askush nga drejtuesit socialiste te Kukesit, qe bejne be e rrufe se i duan kuksianet nuk u ngrit se paku te ikte nga mbledhja me Ramen, ta perbuzte me fjale Ramen. Jo! Servilizmi ndaj Rames, ndaj pushtetit, ndaj kryeministrit, doli me i forte se dashuria per kursherijte, per te afermit, per njerzit e gjakut e te fisit.
Rama ka arrite qe te percaje njerzit dhe ndaj qendroi ne mbledhje ne Kukes edhe pse u tha njerezve qe protestonin, te dale nga kopshti zologjik. Kudo kurdo protestohet ndaj kryeministrit por nuk ka kudo kryeministra qe urrejne e percajne e perbuzin si Rama.
E drejte dhe e dinjitetshme do te ishte qe Rama te lidhej me ndonje kerpesh ne podiumin e salles se madhe te pallatit te kultures ne Kukes dhe socialistet e pranishem ne mbledhje me te ta detyronin te lehte ose te pelliste atje ne tribune per te argetuar banoret e kopshtit zologjik qe ia mbushen sallen.