21/12/2024

Trashëgima politike e Rugovës është vazhdimësi e mesazhit themelor të Rilindjes sonë kombëtare

0
Ibrahim-Rugova

Nga Blerim Latifi

Shpesh thuhet se Ibrahim Rugova e kishte idol Pjetër Bogdanin. Ishte aq i dhënë pas figurës së tij, saqë zgjodhi të bënte doktoraturën mbi veprën e Bogdanit “Çeta e Profetëve”. Por Rugova nuk e ndoqi deri në fund shtegun e idolit të tij. Pjetër Bodgani e dinte se gjithmonë vjen një moment kur fjalët duhet të lihen anash dhe të kapen armët. Sepse tirania nuk lëkundet pa e ndi erën e barotit. Rugova nuk qe në gjëndje ta kuptonte se ky moment kishte ardhur pas Daytonit. Ndoshta pse nuk besonte se do të mund të qëndronim përballë një Serbie të pajisur me njërën ndër armatat më të fuqishme të Europës. Ndoshta pse besonte në mrekullinë e pacifizmit. Ndoshta pse nuk donte të marrë përgjegjësinë për vuajtjet që sjell lufta- tipar ky i intelektualëve me ndërgjegje humaniste. Si lider politik i një populli të shtypur, atij i duhej të ushqente besimin e njerëzve për çlirim, por thellë në veten e tij atë e dominonte skepticizmi i intelektualit. Dhe, kështu, të gjendurit midis këtyre dy pozicioneve ia paralizonte veprimin praktik. Në Rambuje u tregua konstruktiv dhe pas luftës ndikoi në mënyrë vendimtare që tensionet politike të mos shndërroheshin në vllavrasje politike. Trashëgima e tij politike është vazhdimësi e mesazhit themelor të Rilindjes sonë kombëtare: fati i shqiptarëve është i garantuar vetëm për aq kohë sa ata i mirëmbajnë lidhjet me Perëndimin dhe synojnë vlerat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok