13/12/2024

Tradita zadrimore, etnosi mahnites i ngjyrave, bukurise dhe sharmit

0
Veshje-Zadrimore

Nga Albert Vataj

Vetë hyjnitë kanë zbritur nga Olimpi dhe… duke prekur të gjallët e një shpirti drite dhe ngjyrash kanë ngjizur, po, atë, më të shkëlqimten epje të stolisjes për eposin e shpirtrave dhe lindjen e një tradite. Larushia e ngjyrave dhe harmonia e melodishme e këtij kremtimi veshjeve, është çfarë e veçoi trevën e Zadrimës kah të tjera shpërthime të shkëlqimta ku veshja karakteristike shqiptare dëshmohet më shumë se si një traditë, si një pasuri shpirtërore që në kohëpaskohje u ngjiz në tharmin e dritës dhe mëkoi brezave limfën e rritjes përmes së magjishmes krijuese të petkave.

Etnosi ynë është sa i larmishëm aq dhe i pasur. Veshjet tradicionale jo vetëm shprehin përcaktimin krahinor, por edhe shpirtin. Në to janë derdhura si në memuar, fantazia dhe kodika, njëmendësia e zanafillës së ekzistencës sonë, shënjimi dhe simbolika, krejtato në trajtën e një sinjalistike të rrugëtimit tonë përgjatë ekzsitencës. Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Folku shqiptar, në të gjithë komponentët e vet jetëshkruan nëpërmjet larmisë dhe ngjyrave, formave dhe përbërjes, rrugëtimin tonë në kaplimin e vlerave dhe atributeve të patëdyta që mëtojnë identitetin kombëtar shqiptar. Kjo përkatësi gjeografike që përfshin Shkodrën dhe Lezhën e manifeston më së miri ruajtjen me fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare, veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret, por ai duke u ngulitur në dashurinë për prejardhjen dhe përulësinë mirënjohëse për çfarë pararendësit na shpëblyen, arriti të shndërrohet një mburrje dhe vlerë që duhet promovuar dhe trashëguar. Nëse nuk kishte dhe nuk ka institucione dashamirëse për ta konservuar dhe trajtuar si një pasuri këtë thesar brezash, ata që e sollën deri sot, duhet ende t’i besojnë shpirtit të tyre që e lindi, kujdesit që e mbrojti dhe e lartësoi atë deri në kult. Duke luftuar me harrimin dhe mospërfilljen, me denigrimin dhe farsën, gjushet, nënat dhe grat arritën të triumfojnë duke e mbrujtur me zemër atë që e ushqyn me shpirt dhe besim.

Ata janë pasuri kombëtare, dimension estetik i shpirtit tonë krijues.

Janë dhe mbeten dëshmitarë të një tradite të shkëlqyer.

Copëza të mozaikut të asaj panorame të pamohueshme të qytetërimit dhe kulturës.

Folku shqiptar, në të gjithë komponentët e vet jetëshkruan nëpërmjet larmisë dhe ngjyrave, formave dhe përbërjes, rrugëtimin tonë në kaplimin e vlerave dhe atributeve të patëdyta që mëtojnë identitetin kombëtar shqiptar.

Në to janë derdhura si në memuar, fantazia dhe kodika, njëmendësia e zanafillës së ekzistencës sonë, shënjimi dhe simbolika, krejtato në trajtën e një sinjalistike të rrugëtimit tonë përgjatë ekzsitencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok