Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës
Foto të huazuar nga interneti
Nga Dr. Qazim Namani
Dasma traditë në fshatrat shqiptare të Medvegjës
Që nga fillimi i sulmeve barbare sllave, në trojet shqiptare, të Sanxhakut të Nishit, por edhe pas pushtimit, të atyre viseve popullata shqiptare, që mbeti brenda kufijve të shtetit serbë, popullata shqiptare ishte e rrezikuar, për jetë dhe e penguar, që të zhvillojë jetë normale.
Në fshatrat shqiptare të Leskocit dhe Medvegjës, popullata shqiptare ishte mobilizuar, për të ruajtur traditën dhe nderin e familjes. Në këto fshatra shqiptare, bëhej roje, dhe të gjitha lëvizjet, që hynin në pronat, dhe lagjet e tyre, vëzhgoheshin me masa të veçanta nga popullata.
Këto treva janë të njohura, edhe në kohët e më hershme, sepse edhe gjatë sundimit Osman, asnjë i huaj, nuk mundë të lëviztë lirshëm nga qytetet, nëpër këto fshatrat shqiptare, pa përcjelljen e shqiptarëve vendor.
Këtë e dëshmojnë edhe udhëpërshkruesit e huaj si: Ami Bue, Johann Georg von Hahn, si dhe Mita Rakic e tj, gjatë shekullit XIX, kur i vizitoj këto vise.
Organizime për ruajtjen e fshatrave shqiptare, sidomos bëheshin gjatë festive të ndryshme, dhe organizimit të dasmave. Të gjithë banorët, miqtë si dhe pjesëmarrësit e dasmorëve, si nga fshati i vajzës apo djalit, ishin të organizuar që gjatë ceremonisë martesore, të mos ju ndodhë ndonjë e keqe, gjatë rrugës për marrjen e nuses.
Të gjithë dasmorët, kur shkonin me marrë nuse, porsa ju afroheshin shtëpive të ndonjë lagjeje të fshatrave, ishin të obliguar që të gjithë të paralajmërojnë, me zë të lartë duke thënë: Oooooo Jo, Jo, Po Po, Jo, para se të mbërrinin në lagjen e huaj, për mos ti shqetësuar banorët e lagjeve nëpër të cilat kalonin.
Gjatë rrugëtimit të dasmorëve, në krye të dasmorëve vendosej, njeriu që konsiderohej se ishte më i mençuri, pas tij vendosej njeriu që ishte më i pasuri, në mesin e dasmorëve, i treti me radhë ishte dasmori, i cili konsiderohej se është më i guximshmi, ndërsa i katërti në rendin e dasmorëve, ishte njeriu më i largët, nga fshatrat dhe fisi i dasmorëve (Jabangjiu).
Kjo renditje kësisoj, bëhej si pas zakonit, dhe përvojës së më hershme, për këto arsye: Në raste të papritura, nëse ju del ndonjë prite, apo ngatërrese gjatë udhëtimit të dasmorëve, njeriu i parë që konsiderohej, si njeriu më i mençur, provonte të zgjidhë problemin me dialog.
Nëse ky nuk arrinte ta zgjidhë, atë problem njeriu i mençur, ndërhynë dasmori i dytë, i cili provon të zgjidhë problemin, duke paguar me para.
Nëse edhe njeriu më i pasur, nuk arrinte ta liroj rrunën, për të marshuar më tutje dasmorët, ndërhynë njeriu i cili konsiderohej më i guximshmi, duke e paralajmëruar konfliktin nëse rruga nuk lirohet.
Nëse edhe dasmori më i guximshëm, nuk arrinte ta lirojë rrugën, ndërhynë dasmori i katërt, i cili si njeri i huaj, ju lutet të dy palëve në konflikt, që të lirojnë rrugën.
Kjo ishte njëra nga traditat, e ruajtura me shekuj, në mesin e popullatës shqiptare, në fshatrat e Medvegjës, që u praktikua deri në fund të shekullit XX.
Të dhënat janë marrë nga Fadil Krasniqi, i lindur në fshatin Grashticë, komuna e Prishtinës, i cili kishte pas rastin, ta përjetoi rrugëtimin e tij si dasmorë, para tri dekadave, në një dasmë, në njërin nga fshatrat shqiptare të Medvegjës.
Po ashtu nga Fadili mësova, edhe kuptimin e sharjes së moçme tradicionale, të ruajtur me shekuj: Q..shta Myth!
Myth (rreshka e fundit), mbetje e pestilit në enë, mbetjet e rreshkave të piteve në tepsi, mbetjet e drurit para se të kalbej tërësisht etj. Kjo sharje i bëhet atij që konsiderohej i pa vlerë, mbetje e fundit, mbeturinë!