21/12/2024

Tradita shqiptare dhe kurset për njohjen e traditës qe duhet të ndjekin politikanët, profesorët e universitetit, publicistët dhe gazetarët

0
Nue-Oroshi

Nga Nue Oroshi

Tradita shqiptare historikisht ka luajtur një rol të rëndësishëm.Parimet e kësaj tradite kanë qenë nderi,besa dhe burrëria.Tri shtylla kryesore që e kanë mbajtur gjallë qëndresën tonë shekullore.Kjo traditë është përcjellur brez pas brezi nëper brezni të ndryshme në familjet tona tradicionale që kanë edukuar djemtë dhe vajzat me këto parime të shenjta kombëtare.Shpeshherë të parët tanë për ndonjë paftyrësi apo ndonjë gjë të shëmtuar që e kanë bërë djemtë e tyre e kanë përdorur fjalinë: “Më mirë qiriu i fikt se sa i flliqtë”.Kjo fjali e ka kuptimin e thellë filozofik dhe tregon dëshprimin e babait dhe nënës për djalin apo vajzën që e kanë kryer një vepër të shëmtuar. Këto parime të besës, nderit dhe burrërisë janë ruajtur diku ma shumë dhe dikund ma pak nëpër troje tona shqiptare dhe kanë funksionuar pak a shumë me rregullat e Kanunit te Lekë Dukagjinit kryesisht në Mirditë por që përmes Mirdites janë bartur edhe në pjesë tjera të shqiptarizmës.

Për dallim nga kohërat më të hershme ku tradita shqiptare është ruajtur edhe nëpër odat tona shqiptare që e kanë luajtur një rol shumë të madh të rezistencës tonë kombëtare duke u shëndrruar në kështjella ku jepej dhe përgatitej kushtrimi për lirinë e trojeve arbërore kishte edhe familje që nuk i kushtonin rëndesi këtyre rregullave tradicionale shqiptare.Edhe sot e kësaj dite shihet mungesa e kulturës tradicionale tek ato familje ku djemtë apo vajzat e tyre janë rritur pa tradita shqiptare.Qoftë ata politikanë,profesor universiteti,publicist apo gazetar, të sotshëm gjatë diskutimeve të tyre i vren shumë shpejt se kanë mungesë te edukimit të traditës shqiptare.Ata ose ato gjatë diskutimeve përdorin fjalë fyese, dhe degraduese që janë kancer për shoqërinë shqiptare.

Ata ose ato që kanë mungesë të traditës shqiptare shpërthejnë në fyerje, sharje dhe nënçmimi gjatë çdo gjeje qe nuk iu konvenon atyre dhe çdo gjë që nuk iu bjen për shtati është e keqe, e shëmtuar dhe e sakatuar. Shpeshherë nëpër Parlamentët tona shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, deputetët ,kryeministra e ministra, përdorin fjalor rrugësh rrugaçësh. Pse ndodhë kjo? Kjo ndodhë për faktin se shumica prej tyre janë rritur në familje ku nuk janë kultivuar traditat shqiptare dhe këta apo këto kanë pasur një fëmijëri që e kanë kaluar rrugëve të ndryshme pa pasur mundësi të ulën në odën e burrave dhe të ndëgjojnë fjalët e odatarëve tanë që kishin një inteligjencë të lindur dhe një atdhetarizëm të mirëfilltë.Edhe oda shqiptare ka pasur rregullat e veta:Kur njëri fliste tjetri e dëgjonte.Edhe kur shihej se një përson apo tjeter e ka lanë rrugën e Zotit pleqtë tanë atdhetar mundoheshin që përmes shifrave t´ia bëjnë me dije se ai duhët të kthehëj në rrugën kombëtare.Mënyrat e organizmit kanë qenë të ndryshme dhe shpeshherë nëpër oda kur ka qenë një person i dyshimtë që ka bashkëpunuar me armikun përmes sinjalizimeve të ndryshme ju është bërë me dije që mos të hapën dhe të flasin haptas se ekziston edhe delja e zezë në odën shqiptare.

Kurset e traditës shqiptare për politikanët, profesorët e universiteteve shqiptare, publicistët dhe gazetaret

Meqenëse në shumë sfera të jetës shqiptare shumë gjera kanë dalur nga binaret dhe është krijuar një krizë e madhe morale dhe shpirtërore propozoj që mbrenda katedrave dhe universiteteve tona shqiptare të fillojmë me mbajtjen e kurseve për njohjen e traditave shqiptare.

Kryesisht në këto kurse për njohjen e traditave shqiptare të parët kursist duhet të jenë profesorët e universiteteve tona që janë rritur pa tradita shqiptare,politikanët e shumtë shqiptar që nuk i njohin fare parimet e nderit,besës dhe burrërisë, publicistët, gazetarët dhe analistët e shumtë shqiptar që kur shkruajnë apo zhvillojnë debate nuk kanë fare kulturë të shkrimit, por edhe me keq e kanë kulturën e debatit dhe komunikimit me njëri- tjetrin sa që kur i ndëgjon në debate televizive vërtetë mendon se je në treg të kafshëve. E kjo ndodh për faktin se kanë mungesë të kulturës dhe traditave shqiptare që fare nuk dinë të respektojnë njëri-tjetrin apo të pranojnë mendimin e kundërt politik.Mungesa e mosnjohjes se traditës ka krijuar shumë zbraztesi në shumë sfera të jetës shqiptare dhe shoqëria jonë ka ra shpejt pre e ndikimit të kulturave te huaja.

Personat që janë rritur dhe nuk janë edukuar në traditën shqiptare ata janë të parët që pranojnë kulturat e huaja dhe janë të parët që veprimi i tyre antikombëtar ju shënderrohet në normalitet.Sot i dimë të gjithë me emra dhe mbiemra që kush janë ata që janë duke punuar për shkatrrimin e kombit shqiptar dhe përqafimin e traditave aziatike dhe karpatiane.Të tillët besoj dhe jam i bindur thellë se një studim trevjeçar për njohjen e traditave shqiptare do t´iu bënte mirë dhe do ti kthjellonte që ta njohin vetveten se kush janë si dhe ta njohin kombin shqiptar një komb me tradita shqiptare me një lashtesi dhe me një histori të gjatë të qëndresës.Propozoj po ashtu që Ministritë e Arsimit në trojet shqiptare duhet të punojnë me përkushtim që lënda Tradita Shqiptare të mësohet që nga klasa e pestë e shkollës fillore duke vazhduar në të gjitha drejtimet e shkollave të mesme qofshin gjimnaze apo shkolla profesionale, dhe në të gjitha drejtimet e fakulteteve të bëhet lëndë obligative.

Ata ose ato kur i njohin traditat shqiptare jam thellë i bindur se nuk do të bëhen argat të kulturave dhe popujve të ndryshem që historikisht na kanë shkatërruar duke na imponuar traditat aziatike dhe ato karpatiane.Njohja e traditave shqiptare është një ndihmë psikologjike që duhet t´iu afrohen atyre që ka kohë që janë shkëputur nga çdo gjë që është shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok