25/12/2024

T’ia shtrëngojmë fort Amerikës dorën

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Stagnimi politik i Kosovës, mos liberalizimi i vizave, mos pranimi në institucione ndërkombëtare, mos njohjet e reja, thjesht dhe qartësisht, janë pasojë e drejtpërdrejt e degradimit të frikshëm të raporteve politike të Kosovës me perëndimin.

Sepse, të gjitha sukseset e Kosovës, njohjet, avancimet ndërkombëtare, pranimi në organizata ndërkombëtare, konsolidimi i shtetit, janë rrjedhojë e përfshirës së plotë të perëndimit në krye me Amerikën në punët tona.

Logjikisht, meritë e tyre dhe aftësi e jona të ecim me ta.

Krejt tjerat rrëfime politike janë sa për të ushqyer tallavanë tonë politike.

Pra, sot, është koha e fundit, e fundit në kuptimin jetik të fjalës, që ta pastrojmë shikimin dhe të

dalim nga kjo mjegull e tmerrshme politike dhe të ecim krahë për krahu me perëndimin.

T’ia shtrëngojmë fort Amerikës dorën.

Kjo s’është ligështi, është vetëdije e vizion.

Ky është vizion dhe shpreh dinjitet.

Përndryshe, tallavaja jonë do të lulëzojë, por Kosova asnjë sukses s’ do të shënojë. Për të kundërtën, jam i sigurt.

Rrokullisja tashmë ka filluar.

Nëse s’ e ndalim këtë rrokullisje, tronditja mund të jetë fatale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok