T’i ruajmë si sytë e ballit: Gjuhën, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën

Nga Gjon Keka
Ekzistenca e kombit tonë dhe të ardhmes si popull ,shoqëri e shtet qëndron në ruajtjen si sytë e ballit të:
Gjuhës – Gjuha jonë arbërore (shqipe) është Altari i kombit tonë, është pasuria më e lartë, thesari më personal i popullit dardano-arbëror. Sikur dihet pushtuesit bënë çdo përpjekje për ta zhdukur popullin arbëror dhe gjuhën tonë, por ata i rezistuan atyre më së shumti.Tendencat e tilla janë edhe sot, ama jo nëpërmjet pushtimit klasik, por me anë të petkave ideologjike fetare,renegatëve, mbetjeve etj.
Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) – Kryeheroin dhe Atthemeltarin e kombit,identitetit dardano-arbëror europian dhe mbrojtësin e civilizimit të përbashkët europian. Si më parë edhe tani ka patur tendenca të përvetësimit, të mohimit dhe të njollosjes, Megjithëkëtë ai mbetet vula e vetme që e dallon kombin tonë nga mbetjet dhe që e njeh Europa si familje brenda saj si të natyrshëm. Pra pa vulën e Gjergj Kastriotit ne nuk mund të hyjmë në familjen europiane si arbëror të tij, si pasardhës të tij të vërtetë.
Nënë Terezës – Humanistja arbërore e të gjitha kohërave që tregoj me shpirtin e saj, traditën e saj, rrënjët dardano-arbërore se i takon gjakut të Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit dhe të arbërorëve të tjerë të mëdhenjë që ka përkund djepi i kombit tonë përgjatë historisë.