21/12/2024

Ti o Dajë, je Lulja e Sharrit, je Shqiponjë e Gostivarit!

0
Sadulla Zendeli5

“Mërgoi se kërkonte liri,

Në supe kish një strajcë

Dhe flamurin kuqezi”

(Kushtuar atdhetarit, leksikografit dhe poetit Sadulla Zendeli-Daja)

Nga Viron Kona

Ideja përkëtë artikull më erdhi kur, më7 Mars 2021, i urova Sadulla Zendeli-Dajës Ditën e Mësuesi, duke e vlerësuar si mësues dhe si inisiator për hapjen e të parave shkolla shqipe nëqytetet Nybro, Kalmar dhe Emmaboda  të Suedisë, ku ai banon prej mëse 50 vjetësh…Urimi im për të ishte i motivuar sepse për Sadulla Zendeli-Dajën, shkolla, arsimi dhe gjuha shqipe kanë qenë dhe janë detyra  parësore, ai i ka konsideruar ato gjithnjëtë shenjta,mision të jetës dhe të veprimtarisë së tij.Figurativisht mund të them se, Sadulla Zendeli-Daja, me punën e tij të jashtëzakonshme, ështëshndërruar në një projektor drite, në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Çamëri, në Diasporë,si dhenëvendlindjen e tij në  trojet shqiptare tëMaqedonisësë Veriut, në Gostivar, ku ai ka kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë…Duke studiuar jetën dhe veprimtarinë e këtij shqiptari të shquar, them se lista e mësuesve të kohës së sotme, është shumë e gjatë, sepse shqiptarët e kanë në gentrashëgiminë e  dijeve dhe të gjuhës shqipe breza pas brezi, ndaj dhe kanë mbijetur. Por, në atë listë mësuesish, Sadulla Zendeli- Daja  është kryemësuesi. E nënvizoj këtë pohim, sepse duhet ta kesh thellësisht në zemër qenien mësues, që të veprosh siç veproi ky njeri i rrallë. E, konkretisht:

Ndonëse mërgimtar, Daja (kështu do t`i drejtohemi shkurtimisht,sepse me këtë emër e njohin më së shumti në Suedi) kreu fillimisht kursin paraprak të gjuhës suedeze, në vazhdim, arriti të diplomohej për shkencat filozofike nëUniversitetin e Upssalës, njëri ndër universitetet e njohura të botës. Studioi dy vjet gjuhën shqipe në Universitetin e  Sofjes, dega e Albanologjisë, duke pasur shef të katedrës albanologjike profesorin e shquar Thoma Kacorri. Më pas kreu shkollën e Lartë të Bibliotekave në qytetin suedez, Borås. Pas mbarimit të shkollës, suedezët e emëruanShef të Bibliotekave të qytetit Nybro, ku ai ndihej i respektuar nga qytetarët suedezë, nga autoritetet vendore, por dhe nga  mërgimtarët shqiptarë, pra ishte në  një punëtë vlerësuar dhe tëmirëpaguar.Por, ndërkohë që kryente detyrën me bibliotekat, ai shikonte se në shkollën e ciklit të ulët të qytetit, fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë,në vend që, krahas gjuhës suedeze,të mësonin gjuhën e tyre shqipe,ata i kishin futur nënjë klasë me mësues serb, që u mësonte këtyre fëmijëve gjuhën serbe.Kjo ndodhte sepse mërgimtarët shqiptarë nga Kosova,Maqedonia dhe Mali i Zi kishin shkuar në Suedi nga ish Jugosllavia, pasaportat i kishin jugosllave,kështu që, për suedezët ata konsideroheshin shtetas jugosllav, që kishin ardhur në emigracion. Fillimisht Sadulla Zendelit iu desh që t`u shpjegonte suedezëve se ata fëmijë ishin shqiptarë dhe se gjuha e tyre ishte gjuha shqipe.Prandaj, krahas suedishtes,duhej të mësonin jo serbisht,por shqip.Duke sqaruar këtë status të fëmijëve shqiptarë, atij iu desh që të përballej me serbët, që ishin atdhesuar në atë qytet.Kështu, me shumëpërpjekje e sqarime në entet e shkollave suedeze, Dajaarriti tëçelte të parën shkollë shqipe në qytetin Nybro( 5 Mars 1975), duke kërkuar të emërohej mësues, ndonëse me pagë më të ulët se ajo  si shef i Bibliotekave.

Në vazhdim, ai çeli shkollat shqipe edhe në qytetet Emmaboda dhe Kalmar.Gjatë kësaj kohe, Daja mori edhe nismën që, me mërgimtarët shqiptarë, të krijonte Shoqatën Shqiptare “Ilirida’,por kësaj here duke u përballur ashpër edhe me ambasadorin e ish Jugosllavisë në Suedi,i cili ngulmonte që mërgimtarët shqiptarë në Suedi të përfshiheshin në shoqatat serbe.Ish ambasadori jugosllav, e kërcënoi publikisht Dajën dhe ndërhyri në linjë zyrtare në ish Jugosllavi, që t`i ndalohej  Sadulla Zendeli-Dajës kthiminë vendlindje për 20 vjet, madje ata e ndaluan deri edhe në shkuarjen në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.Atë ditë të vdekjes së nënës, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, spiunët serbë të UDB-së, gëlonin e vërtiteshin në varreza si fantazma, duke vëzhguar se mos në procesionin mortor shfaqej diku edhe Sadulla Zendeli – Daja,të cilin po ta kapnin, do ta arrestonin dhe do ta futnin në burgjet serbe,ku hyje dhe s`dilje më…

Shkollat shqipe në Suedi sot funksionojnë përtë gjithë fëmijët e shqiptarëve mërgimtarë, po ashtu edhe numri i duhur i mësuesve, ndërkohë që, nga bankat e shkollave ku dha mësim Daja, kanë dalë qindra nxënës, të cilët kryejnë në Suedi punë dhe profesione, e, ku midis tyre ka dhe plotë me shkollë të lartë: ekonomistë, biznesmenë, teknikë, mësues,inxhinierë, mjekë…Edhe sikur vetëm meritën e  çeljes së shkollave shqipe në Suedi të kishte Daja, përsëri do të ishte shumë i vlerësuar, por ai nuk u ndalë me kaq. Pasi punoi 27 vite në arsim, ai çeli biznesin e tij, saktësisht një restorant në ishullin Oland në Baltik,një ishull i mrekullueshëm ku të çonë njëra nga urat më të gjata në Evropë, ku edhe mbreti i Suedisë ka një rezidencë verore, ku ngrihet një kështjellë madhështore mesjetare dhe ku ndodhet monumenti i shenjtores Birgita, pikërisht në atë ishull, Daja ngriti restorantin, të cilin e  pagëzoi me emrin “Shqiponja”, kurse në ballë vuri flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës.Është një restorant mikpritës, ku Daja ka edhe shtëpinë e, ku, ka pasur si mysafir për disa ditë atdhetarin e madh Adem Demaçi apo dhe të tjerë atdhetarë nga trojet shqiptare, veçanërisht në periudhën e viteve 1990-1999, kur kërkohej sensibilizimi i vendeve të botës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë kohës, Sadulla Zendeli-Daja realizoi edhe një ëndërr tjetër të madhe.Ai nisi një punë titanike në fushën e leksikografisë, duke shkruar deri më sot, njërin pas tjetrit,5 fjalorë:Shqip – Suedisht dhe Suedisht – Shqip:1.Fjalorin e parë, Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë, i cili u botua për herë të parë më 1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). 2. Fjalori i  dytë, Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë, i cili u botua më 2004 nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për Zhvillim i Suedisë). 3. Fjalori i tretë për fëmijë i titulluar: “Fjalori im i parë 4 gjuhësh: Shqip-Anglisht-Italisht” me bashkautore znj. Meri Toçi. Botim i“Toena”, Tiranë, 2011.4. Fjalori i katërt, Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, botues “Toena”, Tiranë më 2013.5.Fjalori i pestë, Suedisht-Shqip me 10.000 fjalë, i cili është i pari i këtij lloji, që u jepet në dorë nxënësve të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme, që të mësojnë në këtë gjuhë. “Toena”, Tiranë, 2018.

Gjithashtu ai ka botuar librat: “Ditari i dhimbjeve”, “Ditari i kujtimeve të paharruara”, “Moj e dashura Arbëri!”, “Gostivari në zemrën time”, “Rizgjimi i Arbërisë”, “Kur kam atdheun, kam gjithçka”, “Dëgjoni zemrën time”, “Shekulli i pajtimit”, “Mallëngjime mërgimtare”, etj…Ndërkaq Daja ka shkruar edhe qindra artikuj e studime të botuara në shqip e suedisht.

Nga njohja që kam, them se vlerat e Sadulla Zendeli –Dajës janë të pafundme. Nuk gjen një orator tjetër si Daja, i cili e demonstron  aftësinë e  tij të oratorisë, veçanërisht në çështjet atdhetare, të lirisë dhe të pavarësisë, të gjuhës shqipe dhe të bashkimit të trojeve të kombit shqiptar. Këto vlera oratorie, shumë shqiptarë i panë edhe kur Daja me djemtë e tij, në vitet 1990-1999, demonstronte në sheshe të disa shteteve të Evropës, në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, si dhe kundër gjenocidit dhe barbarisë serbe ndaj shqiptarëve. Siç shprehet me të drejtë albanologu i njohur suedez Ullmar Qvick (Kvik): “Vepra e Dajës do të rrojë në dobi të shqiptarëve, kudo ku ndodhen. Nderi i tij dhe nami i mirë do të ruhen në historinë e kulturës shqipe.”

Sadulla Zendeli-Daja është nga ata njerëz

që i japin sa mundin atdheut dhe s`kërkojnë asgjë në këmbim

Do të thosha me bindje se s`ka shqiptar të Suedisë, që nuk ka dëgjuar për Dajën,si për një mik të madh, një personalitet që nderohet dhe  respektohet për mbështetjen dhe ndihmën e madhe vëllazërore e të pakursyer që i jep kujtdo. Ai  ështënjë drejtues dhe organizatorë i rrallë, ndaj është  i zgjedhur kryetar i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Suedisë, por i zgjedhur edhe zëvendës kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.  Nga Daja gjithkush mëson se, në jetë, ecet me dije tëthella, pa mashtrime dhe ligësi, pa hile, djallëzi e dredhi, por ecet me drejtësi, me sinqeritet  dhe humanizëm…Ndaj në një poezi kushtuar atij,midis të tjerave kam shkruar:Padrejtësia nuk ka vend tek ty o Dajë,/e ke zbuar siç dielli zbon natën e zezë,/ti dritë përhap dhe për drejtësi punon,/n`rrugën e miqësisë ligësi t`mos ketë./ Ke shpirt e zemër të pastër qiellore,/je det i kulluar që thellësitë i tregon,/pasuron pareshtur veprën madhore,/si pylli që në heshtje rritet e bleron…

Daja është nga ata njerëz që i japin sa mundin atdheut dhe s`kërkojnë asgjë në këmbim. Tek ai njeri i rrallë shkrihet më së miri postulati: “Kurrë mos pyet se çka bërë atdheu për ty, por ç`ke bërë ti për atdheun!”Është momenti këtu për të shtuar edhe faktin se Daja ka dashuri të madhe për Shqipërinë, ku ka shumë të njohur dhe miq, ndërkohë që ka qenë më shumë se askush tjetër banor i panaireve të librit në Tiranë. Ai vjen në panaire me libra të shkruar prej tij, dhe, kthehet në Suedi i mbingarkuar, duke tërhequr në aeroporte çantat e tejmbushura me libra shqip.Një pjesë të tyre ai i mban në bibliotekën e tij të pasur në ujdhesën Oland, kurse shumë të tjera i shpëndan mes mërgimtarëve.Mendoj se shprehen drejt ata që, në artikujt e tyre, e kanë krahasuar Sadulla Zendeli-Dajën me Dhaskal Thodhrin, mësuesin e madh të gjuhës shqipe.

“Qytetar nderi” i Gostivarit

Kur Daja mbushi 80 vjeç, në vitin 2015, vendlindja, Gostivari, përmes një ceremonie mbresëlënëse e vlerësoi me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Gostivarit.Atëherë, pata nderin të isha pjesëmarrës në atë ceremoni me një delegacion nga Shqipëria. Ishte një ceremoni që na emocionoi së tepërmi, si për pritjen që na bëri komuna e Gostivarit dhe kryetari Nevzat Bejta, ashtu dhe u ndjemë mirë, kur pamë respektin e madh të qytetarëve të Gosivarit për bashkëkombësin e  tyre të rrallë.

Duke dashur ta vlerësojnë dhe ta nderojnë Sadulla Zendeli-Dajën, shumë shkrimtarë, poetë, gazetarë i kanë kushtuar atij qindra artikuj dhe studime, dhjetëra poezi dhe këngë. Për të janë shkruar libra të veçantë dhe janë bërë filma dokumentarë; emri dhe fotografia e tij është në dhjetëra kopertina revistash në shtete të ndryshme të botës, ndërsa puna dhe vepra e tij e shkëlqyer atdhetare, leksikografike e poetike është shpërblyer me mirënjohje të posaçme dhe vlerësime e nderime të larta.Ky njeri i urtë dhe paqësor, tërë jetën ka shpërndarë mes njerëzve ngrohtësi dhe dituri, ka dashur dhe ka respektuar më të mirën dhe më të dobishmen, ka treguar dhembshurinë  e prindit për këdo, ka sakrifikuar përherë nga vetja, duke merituar vazhdimisht  respektin dhe dashurinë e mijëra njerëzve. Shpirtbukur dhe dritë përhapës, zemërgjerëqë s`të lë asnjëherë “në baltë”, Sadulla Zendeli-Daja vazhdon të kontribuojë pa reshtur për kombin, vazhdon të botojë me intensitet vepra mbresëlënëse leksikografike, atdhetare, publicistike e letrare, duke i shërbyer të sotmes dhe të ardhmes.

Studioja e  tij në ujdhesën Oland, do bënte “xheloz” çdo institucion akademik, sepse atje, një njeri i vetëm me emrin e ndritur Sadulla Zendeli-Daja, me modesti dhe pa zhurmë, si një projektor i fuqishëm, prodhon pareshtur dhe pandërprerë dritë,  dije dhe frymëzim në shërbim të Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë trojeve shqiptare.Pa e zmadhuar aspak, mund të them se ky Njeri-Dijetar, është Institucion më vete, është Akademi prodhuese e mendjes dhe e mendimit shqip.

Shfaqen dukshëm vlerate Sadulla Zendeli-Dajës,ndaj shpesh herë,duke menduar, them me vete: E ku do të gjente presidenti i Shqipërisë njëtjetër personalitet shqiptarëme kaq shumë vlera, që t`a nderonte me titullin “Mjeshtër i Madh”?Ta nderonte me një titull nderi e një dekoratë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm,si një rilindës,de fakto,i kohëve moderne…

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, mes-Marsi 2021-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok