T’i gëzosh “do punët”, hajn!
“O, kështu na kanë thanë,
Dhe atje s’kena kanë”
AT GJERGJ FISHTA
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Prolog
Jam i vrarë shpirtërisht nga ç’ndodhi në mes të ditës;në sytë e njerëzve.ajo dramë e madhe e”betejave me thika” të atyre”ferishteve”, fare të pafaj, duke i lënë pasojat prapa të një shoqërie që është ose në gjumin e madh, ose në shpërgenj (se djepe nuk ka që ta tundë këtë shoqëri që është kthyer në polare). Bëhen “therorë” fëmijë buzëqumësht dhe, në vend ta kërkojmë fajin, mes nesh, zëmë e bërtasim:_Fajin e ka shkolla.E ka mësuesi… drejtori dhe deri tek ministri apo kryeministri.
Dyzet e një vjet kam punuar mësues, nga viti 1959 e deri në vitin 2000. Kam qenë mësues, drejtor, formator e deri inspektor, por kurrë, në asnjë rast apo vit të ketë ndodhur kështu(tani në Tiranë dhe ca më parë në Gramsh). Askush nuk e vë dorën mbi plagë. Nuk e kuptojnë që, së pari, është familja që e dukon dhe, pas familjes, shkolla, mësuesi e deri lart.
Pa dalë tek themelorja që, pse po e sjell këtë tregim, do të më falë lexuesi dhe, për pak referenca.
*
ZHAN ZHAK RUSOI (pedagogu i madh zviceran)qysh në shekullin tetëmbëdhjete duke shkruar për “EMILIN”, mes tjerash, tregon. Po shetisja në një mbrëmje me Emilin. Në një pellg me ujë të kthiellët pasqyrohej HËNA.Mësues, -bërtiti EMILI, – dua HËNËN. Unë, u mundova, -tregon ai, – t’i shpjegoj se HËNA është në qiell. E dua, -ngulmoi EMILI.E do? Na, shko e merre! Dhe e hodha EMILIN në pellgun me ujë.
MIGJENI ynë i pavdekshëm, para së gjithash, ka qenë mësues dhe ja çfarë shkruan ai:
” Isha për darkë tek një malësor.Aty, në atë dhomë dhe fëmijët e tij.Tue u ngrof pranë zjarrmit, befas i zoti i shtëpisë, asht ndje ngusht për të mbështy dhe”hak” mbështyn mbi zjarr.Por shton MIGJENI dhe, siç thotë pedagogjia moderne, “flëmijët janë si majmuna”:Bëjnë çfarë shohin.Sa mbaroi i Zoti, filluan me radhë që të tre, tuj mbështy mbi zajrr.
*
Bëhej aktivi i arsmit në rrethin tonë(bëhet fjalë për rrethin e FIERIT, një nga më të mëdhenjtë, se me FIERIN përfshihej dhe MALLAKSATRA). Më kujtohej që i dërguar nga qeveria qe anëtari i byros politike, Spiro Koleka.
Nuk dua të përshkruaj se si zhvillohesh këto aktive, por, meqë i rri”tagent” tregimit tim, më kujtohet se ç’tha(në një rreth të ngushtë). “Një ditë, kur vij në shtëpi, mbi tavolinë gjej një zarf të hapur.Mbi zarf emri simeshoqeje, ku mësuesja i thoshte që të vinte në shkollë për timebijë. Siç duket, i ruhej presionit nga unë, si anëtar byroje.Nuk e lashë të ftohej “pilafi”.Thirra timebijë, hipëm në makinë e drejt e në shkollë.Mësuesja, sa më pa, u skuq sikur ajo të qe fajtore dhe jo imebijë.
-Hë, – i thashë mësueses, – çka bërë kjo imebijë?
-Shoku Spiro, -u mundua të “mbrohej” mësuesja.por nuk e lashë me kaq. Mësuese, – i thashë, – po çfarë metodash përdor ti për”këta lloj nxënsish”? Filloi të tregojë, skuqur e përskuqur, po unë ia preva:- Po kështu, moj mësuese ke përdorur për këtë”trazovaçe” dhe ia lëshova flakë shpullën. Dhe mund të vazhdoja me plot shembuj të tjerë.
*
Ky tregim, bazohet në një të vërtetë të dhimbshme. Sado tragjike dhe e dhimbshme ngjarja, është shumë domethënëse. Ma ka treguar DIBRANI i NDERSHËM, SELAMI KOCI të cilit i besoj fare pa hije dyshimi. Rrëfimi i tij, rrodhi pasi diiskutuam për atë vrasje mes fëmijësh dhe, siç duket, në gjykimin e tij, peshën e madhe e ka famija dhe shoqëria kaq e polarizuar
Në një fshat të madh të DIBRËS rronte një familje me emër dhe, për çudi, kryefamiljari një ditë prej ditësh, vëren që bashkëfshatarët, sa e shhnin, largoheshin si të shihnin një të panjohur. Kjo”ftohje” e vuri në hamendësi dhe nuk po ia gjente fillin. Kish kohë kjo”lloj ftohjeje” dhe ky njeri kaq i ndershëm edhe gjumin nuk po e flinte rehat. Shkoi një ditë në dyqanin e vetëm të fshatit, bleu diçka dhe, ndryshe nga herët e tjera, dyqanxhiu as i dha muhabet. Epo më nuk mbante më ujë pilafi. I futi në strajcë çka bleu dhe iu afrua dyqanxhiut.I thotë:- A të kam ndonjë send apo ndonjë lek borxh që nuk m’i hedh sytë.
-Qebesa, – foli dyqanxhiu, por nuk ta kam fajin as unë, as ata të tjerët, por bash djali yt që merret me hajni!!!
Sa e mësoi këtë të vëretë të dhimbshme, e falnderoi dyqanxhinë dhe u kthye në shtëpi të vetë. Aty nga mesnata u kthye i biri nga”punët e bukura” që bënte natën. Babai e kafshoi gjuhën e nuk u ndie. Tërë natën nuk mbylli sy dhe sa erdh sabahu, kur u çue çuni, e pyet:- Pse erdhe vonë, mbramë?
-I pata “do punë”, -iu gjegj i biri
-Ba me i ditë, çfarë janë ato”do punë”? Jo vetëm nuk iu përgjigj, por tek po lante sytë, tha:-Babë, ti je me të vjetrën dhe deshi me iu shmang pyetjeve të tjera.
Baba e ka nxjerë”shokin” prej brezi dhe i ka ra me ta:-“T’i gëzosh ato”do punë, hajn”! E vrau dhe u dorëzua në polici.
Më tepër dhimbje ndjeu, kur i thanë, se me”hajnitë” e veta, e meritonte plumbin.
Epilog
Duke e sjell këtë tregim, nuk është se i mshoj pafajësisë së shkollës si vatër edukimi, por kemi shoqëri sa indiferente aq dhe polare. Harrojnë atë që thotë MIGJENI:”Fëmijët janë si”majmuna”:bëjnë ashtu siç shohin të mëdhenjtë. Të mëdhenjët, njëri më faqezi se tjetri: shajnë, fyejnë me fjalor rrugaçësh, njëri grup tjetrin, dhe si kapak”mbi tenxheren me presion”, qëndron “fjala “elokuente” e kryeministrit, e epitetin metaforik:”Ndoc RRokun”, do të merrni!!! Ndaj dhe MIGJENi, në kohën e tij. bërtiste:”Shoqëri, hiqi brangashat!”.
Por, me të vërtetë, si mund të kemi disiplina në shkolla, kur nxënësit, turma-turma, në një dorë celularët dhe në tjetrin cigare(më të shumtët e cigareve janë me drogë dhe ca më keq:më të shumtat e cigareve në dorë të femrave.)
Nëpër intervista, psikologe , pastorë dhe deri nga ato”përputhen” japin mend se si duhet të jetë shkolla. Drejtori i një
shkolle, në një intervistë, deklaronte:” Unë jam mysliman dhe të xhuman shkoj në xhami.E keqja.merrte dhe nxënës me vete.
Së fundi, mund të them:-Familja dhe shoqëria janë themeli. Shkolla u jep dituri dhe i përgatit për jetë.
Kurrë mos u përsëritët ajo dramë aq tragjike që nuk kompensohet me asnjë fajtor
Tiranë, 3 dhjetor 2024