06/12/2024

Tensionet në veri, aleatët, Albini dhe shqiptarët…

0
Ibrahim-Kabili

Nga Ibrahim Kabili

Situata e tensionuar në veriun e Kosovës prej disa ditëve është e papranueshme. Turma njerëzish shumica të maskuar kërkojnë me forcë të futen në komunat e veriut, të heqin flamurin e shtetit të Kosovës dhe të prishin rendin kushtetues në këtë pjesë të saj. Shkaku i kësaj situate të rëndë është si gjithnjë Beogradi dhe Vuçiçi. Vuçiçi po i përdor me mjeshtërinë e “sojit” të tij trazirat në veri. Ai po e manipulon me shumë sukses dhe në vijimësi popullsinë e komunave me shumicë serbe nëpërmjet listës serbska dhe grupeve kriminale atje. Qëllimi i tij është destabilizimi i Kosovës. Krijimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive do të çoj fillimisht në defunksionalizimi e shtetit në këtë pjesë të Kosovës dhe mëpas në shkëputjen e saj dhe aneksimin Serbisë.

A mund të presin marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë apo njohje reciproke midis tyre, ndërkombëtarët dhe aq më shumë shqiptarët, kur:

  • Në krye të Serbisë sot qëndron treshja “millosheviçiane”; Vuçiç, Vulin, Daçiç, edhe të tjerë si ato.
  • Udhëheqësit e saj gjatë gjithë historisë janë treguar grabitqarë me shqiptarët dhe kanë aneksuar trojet e tyre.
  • Kriminelët e luftë së fundit të Serbisë  kundra Kosovës të vitit 1998-99, enden të lirë në Serbi e gjetkë, dhe në Hagë gjykohen Komandantët e UÇK-së. I turpshëm gjykimi i ish- komandantëve të UÇK-së për luftën. Ata e fituan me lavdi luftën. Unë mendoj se ata abuzuan me paqën në Kosovë. Lufta e UÇK-së qe e pastër.
  • Serbët në gen janë barbarë dhe e kanë ndërtuar shtetin e tyre në mbivendosje të territorit shqiptar dhe jovetëm.
  • Serbi Vuçiç është “mjeshtër” i krijimit të tensioneve dhe mashtrimeve…
  • Serbia loboj fuqishën tek ndërkombëtarët dhe me shumë profesonializëm arritën ti shëndërrojnë bisedimet Kosovë-Serbi nga bisedime teknike në bisedime politike.
  • Nuk kanë firmosur shumë marrveshje dhe nuk kanë zbatuar asnjërën prej tyre.
  • Nuk e njohin Kosovën si shtet por e konsiderojnë pjesë të Serbisë dhe kështu e kanë edhe në preambulën e kushtetutës së tyre.
  • Nuk kanë kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovë dhe nuk kanë bërë dëmshpërblimet për pasojat e luftës.
  • Serbia është armatosur gjer në dhëmbë dhe ushtrinë e ka vënë në gadishmëri të lartë në kufirin verior të Kosovës, e gatshme për të ndërhyrë në çdo moment që e sheh të arsyeshme Vuçiçi dhe “vuçicët” e tjerë…
  • Serbia është partnerja më e zellshme e Rusisë në Ballkan, bën lojën e saj dhe nuk ka vënë sanksione ndaj saj për agresionin ndaj Ukrainës.
  • Vuçiç provokon dhe vetëm provokon ndaj Kosovës.Tensionet në veri kanë një emër, atë, Vuçiçin.
  • Kur Serbia përkëdhelet nga disa shtete evropiane dhe mbahet shumë afër nga disa të tjera me shpresën se po shkëputet nga Rusia… Mendoj se kjo shkëputje prej saj nuk ka për të ndodhur kurrë pasi lidhja është genetike dhe historike, pavarësisht se Vuçiçi luan me dy porta. Serbia po mbështetet fuqishëm edhe nga Kina. Po më çudisin deklaratat e Makronit ku thotë se: “Kosova mban përgjegjësi për trazirat në veri”. Pavarësisht kësaj më çudit fakti që perëndimi bën presion të njëanshëm, mbi Kosovën!

Megjithëkëtë situata është shumë komplekse. Është fat i madh për Kosovën që teritorin e saj e ruajnë KFOR dhe forca të tjera paqeruajtëse. Mbi të gjitha garant për Kosovën është krijuesja e shtetit të saj Amerika, si edhe disa vende të BE-së e Britania e Madhe.

 

Cili është qëndrimi i Kurtit në lidhje me situatën në veri? Mendoj dhe kam bindje të plotë se qëndrimi i tij është patriotik dhe  atdhetar. Përse? Sepse ai vendosi kontrollin dhe sundimin e shtetit mbi veriun dhe bandat kriminale atje. E pakët është kjo? Jo. Kjo flet shumë. Unë mendoj se në këtë drejtim, Kurti nuk pati këllqe të vepronte i vetëm por në kordinim me miqtë kryesor të Kosovës… Nëqoftëse Kurti nuk do të tërhiqet dhe nuk do bëjë kthim prapa do të mbetet si hero në historinë më të re të Kosovës. Ky është kryeministri i duhur i Kosovës, ky është politikani dhe udhëheqësi më patriot dhe atdhetar i Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare. Pavarësisht fitores apo humbjes ai në mendimin tim mbetet i tillë. Fitorja dhe humbja janë në tavolinë. Në këtë rast veriu i Kosovës dhe  rajonet e tjera në Ballkanin “fuçi baruti” janë pika strategjike dhe arenë e përplasjes së interesave të mëdhenjëve, të  lindjes dhe perëndimit. Po e mbështeti Amerika Kurti del i fituar me një fitore historike. Në të kundërt ai nuk ka ndonjë fuqi magjike, do të tërhiqet…

Pavarësisht se si do të precipitoj situata mendoj se ai është treguar një kryeministër i drejtë dhe vizionar, sepse:

  • Ka bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në dhe partnerët.
  • Është tërhequr disa herë sipas porosisë së partnerëve, si; për vënjen në zbatim të marrveshjes për targat me Serbinë, shtyu dy herë zgjedhjet në veri, etj.
  • Zgjedhjet në katër komunat veriore me  shumicë serbe edhe pse serbët i bojkotuan, ai i bëri me mbështetjen e SHBA-së dhe ajo i pranoj ato.
  • Pavarësisht bojkotit të serbëve në këto zgjedhje dhe numrit shumë vogël rreth 3% të votuesve, zgjedhje të në veri qenë të lira. Ato u pranuan edhe nga aleati kryesor, SHBA dhe vende të tjera.
  • Vendosja e kryetarëve të sapozgjedhur në komunat përkatëse është përgjegjësi kushtetuese dhe detyrim ligjor. Ku qëndron gabimi këtu? Në këtë rast gabimi është zero për të. Ky veprim tregon përgjegjshmëri dhe dinjitet nga Kurti si kryeministër i Kosovës. Të tjerat janë përralla…

Cili është qëndrimi i shqiptarëve për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës?

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të ndershëm kudo janë: Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe diasporë mbështesin Kurtin për qëndrimin e tij për Kosovën dhe veriun e saj. E mbështesin Kurtin pasi ky problem ëshë çështje kombëtare dhe duhet një qëndrim unik për të. Ka edhe të tjerë që e fajësojnë atë për ndërhyrjen duke menduar se duhej një zgjidhje progmatike. Të tjerë bëjnë indiferentin. Politika si gjithnjë është e ndarë dhe e përçarë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në Kosovë udhëheqja e re e LDK-së dhe e PDK-së duhet ta kuptojë se situata e krijuar në veri është rrjedhojë edhe e  nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë i paraardhësit e tyre. Ata një rrugë kanë të bashkohen me Albinin. Jo me Albinin si indivit por me Albinin si kryeministër i shtetit të tyre. Nuk ka alternativë tjetër. Situata është kritike ndaj duhet bashkim. Unë nga pozicioni i njohjes modeste të historisë së marrdhënjeve shqiptaro-serbe i bëj thirrje Kurtit ta marrë më seriozisht situatën. Të punoj më shumë për forcimin e shtetit dhe të ushtrisë së Kosovës. Zgjidhjet Kosovës i vijnë nga Amerika ndaj “mosmarrveshjet” me Të duhet të sheshohen në Vashington. Albini si kryeministër i Kosovës nuk duhet të ndikohet nga politikanët e tjerë shqiptar pasi këta nuk kanë ndonjë peshë të madhe në gjeopolitikën botërore. Mu duk serioz qëndrimi i presidentit Begaj për mosprekjen e kufijve të Kosovës dhe uljen e tensioneve Kosovë-Serbi. I bëj thirrje kryeministrit Rama të mbështesë më shumë kryeministrin Kurti në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi. Kjo është detyrë kushtetuese për Shqipërinë dhe shtetin amë. Më duket shumë absurd qëndrimi i disa mediave, gazetarëve dhe analistëve këndej dhe andej kufirit, në lidhje me dialigun midis Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet e fundit në veri. Eshtë e turpshme për to që fajësojnë kryeministrin e vendit të tyre, Kurtin, për trazirat. Kjo ka një emër, tradhëtinë. Kjo përbën shitje të interesave kombëtare. Natyrisht që këto janë pakicë. Shumica prej tyre janë pozicionuar me të vërtetën, mbështesin qeverinë Kurti për veprimet e saj, bëjnë fajtor Beogradin zyrtar dhe presidentin e Serbisë, Vuçiçin. Ato bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë, uljen e tensionit, për bisedime, për zgjidhje paqësore por pa i bërë lëshime Serbisë. Për to cënimi i tërësisë tokësore të Kosovës nga Serbia është vijë e kuqe dhe nuk do lejohet nga shqiptarët. Gjithësesi shqiptarët nuk dëshirojnë luftë, por paqë. Kjo nuk varet vetëm prej tyre. Serbia është e militarizuar dhe po vringëllon armët në veri të Kosovës. Ajo gjithnjë ka qenë ofensive ndaj trojeve tona. Vuçiçi nuk mund të ndryshoj nga strategjia e Serbisë. Ikën Ai dhe vjen një “vuciç” tjetër por strategjia pushtuese e Serbisë nuk ndryshon. Pavarësisht kësaj mendoj se duhet të ruhet qetësia dhe të vazhdohen bisedimet për arritjen e një marrveshjeje të mundëshme…

                     Ibrahim Kabili

              Tiranë më 01.06.2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok