Tenori, Ramë Lahaj, mbajti koncert në Vjenë

0

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Vjenë, 8 nëntor 2026. Në sallën e bukur të njohur Koncerthaus, u mbajt koncerti nga tenori ynë i njohur Ramë Lahaj.  Ishin të pranishëm mërgimtarë nga Vjena dhe qytete tjera të Austrisë Aty edhe përfaqësuesit e shteteve tona Fate Velaj, ambasador dhe Albinot Bimbashi, ambasador.   Rrallë shqiptarët në Austri kanë pasur rastin të shijojnë muzikë e ambient në sallën prestigjioze vjeneze sikurse mbrëmë.  Ramë Lahaj, dirigjenti dhe orkestra profesionale , treguan mjeshtri duke dhuruar shije e cila nuk do të harrohet. Salla me ballkonet e saj të mbushur, koloritin e dritave flisnin vet për historinë e saj, krenarinë e saj shekujve në zemër të Evropës.

Tenori ynë para publikut madhështor i ngazëllyer falënderoj nikoqirët, organizatorët, orkestrën dhe publikun.  “ Kemi fatin e kënaqësinë që në rrugëtimin tonë jetësor të takohemi sot në këtë qytet kaq prestigjioz, këtë sallë kaq prestigjioze, përball jush të cilët keni qenë heroit tanë. Dëshiroj të ju falënderoj në emrin tim dhe zërave të mirë për gjithë atë që keni bërë dhe akoma bëni për vendin tonë”. Nga raportuari i tij i pasur ai këndoi në disa gjuhë: Italisht (Parla piu piano. Bella cao,  Caruso), frëngjisht (Ne me quitte pas dhe La Boheme), Spanisht (Besame mucho), anglisht (Fly me to the Moon dhe My way). Në gjuhën shqipe u paraqit me këngët e njohura shqiptare. Mes këngëve shqiptare ishin edhe Shiu i verës dhe  O, ku ka si ti o Shqipëria ime, ato që krijuan emocione të veçanta tek publiku.

Pak histori

Historia e koncerteve të artisteve e artistëve shqiptarë është e vjetër.  Nga shënimet tregohet se në Vjenë mes viteve  1930-34, Marie Paluca – Kraja e kishte përfaqësuar Shqipërinë në “Mbrëmjen e Kombeve” duke interpretuar dy  këngëve popullore ”O bilbil, i mjeri bilbil” dhe “Çilni, ju moj lule çilni”.   Në vitin 2013, Inva Mula, soprano mban koncert në Sallën e Operës Shtetërore në Vjenë.   Vjena si qendër botërore e muzikës klasike ka nxjerr emra të njohur këngëtarësh e artistësh shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok