21/11/2024

Të shtrihet dora e pajtimit!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Për rezulltatin katastrofal të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit përgjegjësia më e madhe është e ish kryetarit Isa Mustafa, por jo vetëm e tij. Përgjegjëse është e tërë kryesia qendrore dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, si dhe kryetarët dhe kryesitë degëve dhe nëndegëve të LDK-së në mbarë Kosovën.

Secili ta merrë përgjegjësive për humbjen

Prandaj, secili nga drejtuesit e LDK-së, nga niveli qendor dhe ai lokal duhet t’i thërrasin ndërgjegjës dhe t’i marrin përgjegjësitë që ju takojnë për humbjen në zgjedhje. Po ashtu reflektimi për humbjen duhet të jetë individual, ku secili ta merrë pjesën që i takon dhe të jepë dorheqje nga pozitat drejtuese siq kishte vepruar kryetari i degës së LDK-së në Vushtri, zoti Hysni Gërguri, edhe pse përgjegjësia e tij ishte tejët minore në krahasim me komunat e mëdha dhe me ndikim siq janë Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Peja, Gjilani, etj.

Edhe përkundër faktit se LDK e zgjodhi kryetarin e ri dhe e bëri rinovimin e kryesisë, aspak nuk ka ndryshuar çasja e saj sa i përket reflektimit për humbjen tepër të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kryetari i ri dhe kryesia e renovuar qendrore e LDK-së po vazhdojnë me avazin e vjetër. Në vend q t’i kthehen vetes dhe të merren me riorganizmin e brendshëm partiak, gjegjësisht organizimin e zgjedhjeve nëpër degë dhe nëndegë, në mënyrë që të dalin sa më të përgatitur për zgjedhjet lokale të vjeshtës, ata po shpenzojnë kohë dhe energji duke u marrur me problemet e pozitës, respektivisht me  problemin e zgjedhjes së presidentit, duke harruar qëllimshëm se janë partia e tretë dhe pa ndonjë ndikim të madhë në politik-bërjen kosovare!

Jo hudhje fajit, por përafrim qëndrimesh

Zgjedhja e presidentit nuk është dhe as që duhet të jetë problem i partisë së tretë në zgjedhje, por i partisë fituese dhe aleatëve të saj.

Marrja e LDK-së me zgjedhjen e presidentit automatikisht e nënkupton marrjen e përgjegjësisë që nuk i takon. Duhet kuptuar një herë e mirë të gjithë brenda LDK-së, se kandidatja për presidente, zonja Vjosa Osmani nuk është kandidate e LDK-së por e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vrapimi pas zonjes Vjosa Osmani i kryetarit të ri Lumir Abdixhiku dhe disa anëtarëve të rinjë të kryesisë nuk është që po bëhet siq po trumbetojnë “për të mirën e shtetit dhe ringritjen e LDK-së”, por thjeshtë për interesa personale të përafrimit me pushtetarët e rinjë, me qëllim të grabitjes së ndonjë posti në presidencë apo të nxjerrjes së ndonjë posti diplomatik për vete apo për familjarët e tyre, ngjashëm siq kishin vepruar me rastin e votimit të Hashim Thaçit për president në vitin 2016, kur ish deputet dhe familjarë të tyre u emëruan ambasador dhe konsuj të Republikës së Kosovës në shtetet e ndryshme evro-perëndimore dhe më gjërë.

Stop servilizmit dhe tregëtisë për poste

Zërat kumbues brenda strukturës së re (vjetër) të LDK-së, se duhet qëndruar në Seancën e Kuvendit kur votohet presidentja e një subjekti tjetër politik, janë zëra servilësh dhe matrapazësh politikë, janë zëra disfatistë që për synim kanë eliminimin e LDK-së nga skena politike kosovare dhe shlyerjen e historisë më të lavdishme të Kosovës.

Pozita në të cilën ka rënë LDK-ja është pasojë e lidershipit paraprak dhe dezertorëve politikë të cilët kontrabanduan votat e elektoratit rugovian në llogari të rivalit politik numër 1 dhe kundërshtarëve të përbetuar të filozofisë politike rugoviane.

Vjosa Osmanit sikurse që nuk i ka interesue asnjëherë interesi i përgjithshëm dhe ngritja e LDK-së, ashtu nuk i intereson as LVV-ja, pasi në listën e saj nuk hyri për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por për të kënaqur egon personale për ngritje në postin e presidentit!

Përderisa kryetari paraprak Isa Mustafa për 11 vjet rresht e kishte kthyer LDK-në në patericë të PDK-së, kryetari i ri Lumir Abdixhiku rrezikon ta kthejë LDK-në në instrument të LVV-së, përkatësisht të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Vota apo bërja e kuorumit në Kuvend nga ana e deputetëve të LDK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, do të thotë shpërblim për tradhëtinë që ajo i bëri LDK-se dhe se ky do të ishte një shërbim i jashtëzakonshëm për LVV-në dhe Albin Kurtin!

As kuorum dhe as mbeshtetje nga pozicioni aktual

Dekleratat e pamatura mirë të eksponentëve brenda LDK-së në mbështetje të  kandidates nga VV-ja për presidente, jo vetëm që janë në kundërshtim të plotë me vullnetin e elektoratit dhe mund të ndikojnë tejët negativisht tek anëtarësia besnike e LDK-së, e cila nuk ju nënshtrua mashtrimeve dhe shantazhit politik të dezertorëve politikë.

Përderisa burrat e “mirë” të LDK-së e fajësojnë njëri-tjetrin për humbjen e thellë të 14 shkurtit, Albin Kurti përmes Vjosa Osmanit po fiton terren politik në LDK, duke e shtrirë ndikimin tek elektorati i këtij subjekti politik.

Humbja nuk rekuperohet duke duke shpërblyer shkaktarin e humbjes, por duke dëgjuar zerin e elektoratit besnik të 110 mijë votuesve të LDK-së.

Nëse vërtetë dy pjesët e ndara e kanë njëmend për ri-ngritjen e LDK-së dhe rikthimin e fuqishëm të  filozofisë politike rugoviane në skenën politike kosovare, atëherë të dy taborret, ai i Vjoses në LVV dhe ky i riu i Lumirit në LDK duhet t’i shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.

Hapin e parë duhet ta bëjë ajo që ka nevojë për ndihmë, në këtë rast Vjosa Osmani. Ajo paraprakisht të shtrijë dorën e pajtimit dhe të kërkojë falje për dëmin e shkaktuar, pastaj të kërkojë të votohet si kandidate e LDK-së për presidente!

Hapi i dytë, Vjosa me 6 deputetët e kampit rugovian brenda grupit parlamentar të  LVV-së duhet t’i bashkohet grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Hapi i tretë i takon LDK-së që t’i pranojë me zemër të hapur dhe dashamirësi ish bashkëpartiakët e tyre.

Kjo është pika nga e cila Vjosa Osmani duhet të ngritet (zgjedhet) në postin e presidentes dhe pika ringritjes së LDK-së. Njëherit, ky është vullnet dhe dëshirë e elektoratit të ndarë rugovian.

Shtrijeni dorën e pajtimit dhe bashkohuni në shtëpinë e përbashkët rugoviane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok