05/12/2025

Të rreshtuar prapa gënjeshtrës politike të pushtetit!

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

“Pavarësia e Amerikës është simbol i pavarësise dhe lirisë për të gjithë popujt mbi tokë”- thonte Ibrahim Rugova, njeriu që fliste, atë që e besonte.

Këtij tregimi politik i ka besuar edhe UÇK-ja e drejtuesit e saj. Dhe duke i besuar këtij tregimi politik, ne kemi fituar krejt çka kemi synuar tash e dy dekada e gjysmë, dhe në historinë tonë disashekullore, për ne, kjo kohë është më e mira e me rezultatet më madhore historike.

Prandaj, sot, është tragjike të shohësh mes nesh plot trushpëlarë, në Kosovë e diasporë, që janë rreshtuar prapa gënjeshtrës politike të pushtetit të sotëm, që te udhëheqësit e sotëm amerikanë, ashtu si tek ata djeshmit, shohin rrezikun për Kosovën. Kjo është gënjeshtra më dashakeqe dhe barriera më e madhe që ka vendi ynë.

Popujt që kanë ndjekë gënjeshtra të tilla politike, kanë përfunduar në tragjedi.

Ne nuk guxojmë t’i ndjekim këto tregime që i ka trilluar politika e sotme, sepse ka rrezik të kthehen në fatalitet.

Këta zëdhënësit e këtyre ideve të përdala, po ta

respektonin historinë e Kosovës, ashtu siç e ka respektuar dhe e respekton Amerika, ne do të ishim larg më mirë seç jemi sot.

Kosova, duke ecë me Amerikën e perëndimin dorë për dore, ka korrë fitoret më të mëdha në historinë tonë disashekullore.

Turshpëlarë, këqyrnu ndonjëherë në pasqyra!

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok