23/11/2024

Te pasurit: Kane miliarda, po u mungon koha e lire

0

Kane miliarda leke neper duar, por u mungon nje gje themelore: Koha e lire. Ky eshte perfundimi qe ka nxjerre sondazhi i organizmit

"Gfk-Eurisko" mbi jeten e personave, te cilet disponojne mbi 500 mije euro. Sipas tij, njerezit e pasur mund te kene gjithcka, por ata nuk kane kohe qe te arrijne t'i shijojne frytet e mundimeve te punes se tyre. Nje ceshtje problematike kjo per ata qe nuk mendojne gjate dites se tyre, si te ushqehen apo te paguajne qirane. Lidhur me te, po futet gjithmone e me teper kohet e fundit ne vendet e industrializuara te botes, pasoje kjo edhe e nje urbanizimi te pershpejtuar te jetes brenda tyre. Duket se nje problem te tille e kane edhe persona si Silvio Berluskoni per shembull, ne Itali.

Nga ana tjeter, nje rezultat i publikuar nga ky sondazh, eshte edhe fakti qe personat te cilet kane nje pasuri te madhe, nuk kane rruge tjeter vecse te pranojne gjendjen aktuale ne te cilen ndodhen, pasi nuk mund te bejne dot ndryshe, pra, te kthehen mbrapsht. Tashme, leket jane bere nje pjese e pandare e jetes se tyre dhe deshira per te fituar sa me shume, nuk i ben qe te vuajne as faktin e mospasjes se nje kohe te lire posacerisht vetem per ta.

Sipas te dhenave, vetem ne Itali, jane mbi 700 mije persona te cilet kane nje pasuri rreth 800 miliarde euro. Ndersa italianet me nje pasuri mbi nje milione dollare, jane rreth 200 mije. Sondazhi ne fjale, ka perfshire brenda tij persona qe gjenden ne nivele te larta te shoqerise si sipermarres, profesioniste etj. dhe ka arritur ne perfundimin se problemi me i madh i perbashket i tyre, ishte ai i te mos pasurit asnjehere kohe te lire. Keta jane persona te cilet irritohen shume kur iu duhet te mendojne per organizimin e pushimeve te tyre, te prenotojne nje fushe tenisi apo te organizojne ndonje feste. Te mos flasim pastaj per organizimin e ndonje udhetimi, i cili duket nje enderr e larget per te gjithe ata qe shetisin me miliona neper duar.

Keshtu, sipas sondazhit te realizuar nga "Gfk-Eurisko", 64 per qind e te intervistuarve, do te donte qe me pushime, me mire te shkonte dikush tjeter ne vend te tij. Ndersa 59 per qind do te ishte shume dakord qe dikush tjeter te organizonte festat e tyre, pasi nuk kane as kohe dhe as nerva. Por ama, festat i duan. Ndersa 51 per qind e te pyeturve kane pranuar se do te jepnin nje pjese te mire te pages se tyre, vetem per te punesuar kameriere dhe sekretare, pasi ata vete nuk jane gjendje qe t'i ndjekin vete punet e tyre. Shkaku? Gjithmone behet fjale per kohen, e cila nuk u mjafton asnjehere. Ne fund te ketij sondazhi, ekspertet kane arritur keshtu ne perfundimin se te pasurve duket se po u iken deshira per te bere gjithcka: si per t'u argetuar, apo per te kaluar kohe te lire me miqte, per te mos permendur gjerat e jetes se perditshme pastaj, per te cilat paguajne miliona leke ndaj te punesuarve si kameriere apo sekretare, vetem qe te mos kene ngarkesen per t'i bere vete ato.

1 070 000 euro

Fitimi i prezantueses Mishel ne festivalin e fundit te Sanremos.

Nje personazh ky i cili ankohet gjithmone se i mungon koha e lire.

11 600 000 euro

Rroga vjetore e Kanavaros, kapitenit te skuadres kombetare italiane. Dhe nga Forbes, cilesohet si lojtari italian me i paguar.

200 000 euro

Njera nga pagesat e aktorit italian Xingareti. Suksesi i te cilit u arrit me teper me serialin "Komisari Montalbano".
                                 

                                                                                                                             Koha Jone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok