21/12/2024

TË LEXOSH POEZI PRANË TANKEVE

0
Celiku-Rrap

(Antologji III e krijuesve pjesmarrës 1997 -2021, botoi Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup,2021)

NGA KALOSH ҪELIKU

Populli, thotë: Ujku e ka qafën e trashë, se: Punët  i kryen vetë fushave dhe maleve. Mirë, do të thuash ti si lexues besnik i këtij shkrimi publicistik, po Kalosh Ҫeliku nuk është Ujk në politikë?! E vërtetë, nuk është Ujk në politikë, po është Ujk në Letërsi. Edhe, punët i kryen Vetë nën Dardhat Gorrice. “Mrizin e Zanave”.

Shoqata e Shkkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, është themeluar në vitin 1992, në fillim si Klub i Shkrimtarëve Shqiptar me kryetar shkrimtarin e mirënjohur shqiptar nga Tetova Murat Isaku, dhe nënkryetar Kalosh Ҫeliku. Asaj kohe, ende e pa regjistruar si Klub, e as si Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë, e cila  me shumë vështirësi arriti të regjistrohet në Regjistrin Qëndror në vitin 1997 me kryetar DoktorZiun, dhe nënkryetar Kalosh Ҫeliku. Edhe,, më vonë pas dorëheqjes të DoktorZiut, i cili iku në Kabinetin e Babait, Kryetari Kalosh Ҫeliku, mezi arriti në vazhdimësi të organizojë një Manifesim Kulturor Mbarëkombëtar: Ditët e Naimit, në Tetovë.. Edhe, kur erdhi në krye të kësaj Shoqate të Shkrimtarëve Shqiptar Kalosh Ҫeliku. Djali i Shokut Tito, si anëtar i kryesisë dha dorëheqje. Vit, edhe kur u botua revista letrare STILI ’97, si Organ i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar në Maqdoni, krah për krahu me pesë libra të anëtarëve të Shoqatës me mjetet e veta materiale: Unë bëhem Ajo (poezi) të poetes Radije Hoxha – Dija, Fluturimi mbi Sllupçan (Roman për fëmijë i Nahas Sopaj, KUKU (poezi) i Puntorie Muça – Ziba, dhe Projekti i thyer (poezi) nga Shaip Emërllahu  Revisstë letrare dhe libra të cilët, edhe u përuruan  gjatë programit të manifestimitn në vitin 1997 të  Ditëve të Naimit, në Tetovë me drejtor organizativ Trusakatin e Nënës Parti, me propozim dhe emërim të Kalosh Ҫelikut. Gabim historik, që edhe sot e kësaj dite nuk mund t’ia falë vetes si provokim historik dhe Shkrimtar.

Vit, kur filloi edhe fushata policore-partiake për shkarkimin e Kryetarit Kalosh Ҫeliku nga posti i kryetarit me direktiva policoore partiake me Trusakatin, dhe rrufjanë të njohur komunistë e nrokomunistë. Betejë e ashpër policore – partiake, që u zhvillua në Shkollën fillore “LIRIA” në Shkup (1997) me disa viktima politike-partiake – letrare. Rrufjani, Ministri shqiptar i informatave nxirrte shkumë nga goja. Cufë Dilinxhiu, dha dorëheqje si nënkryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shaqipar. Hojdodolja, iu ndërsye me të gjitha rraçet e tundura e të patundura pas shpine. Këlyshi i Llagut me një asht në gojë pas porte. Psikopati me një torbë taxhi përqafe. Daudija pa dimia…

Kalosh Ҫeliku, përsëri në Kuvendin Zgjedhor u rizgjodh kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë. Shkak, frymëzimi: edhe, kur e botoi librin e tij me dy drama satirike: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000). Personazhet, dhe viktimat e rëna në këtë fushëbetejë, veç që nuk i kanë në ballë emrat dhe mbiemrat.

Lufta e ashpër mes Kalosh Ҫelikut me Policinë Letrare partiake do të vazhdojë edhe disa vite me këlyshë buba partiak me zgjebe në mjetet e informacionit. Përderisa, Policia Letrare nuk do ta ndryshojë strategjinë e luftës. Organizojë Ditët e Naimit Paralele me në krye Trusakatin e saj me një torbë taxhi përqafe. Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, në një mbëledhje të Kryesisë, edhe do ta shkarkojë Trusakatin e Nënës Parti nga posti i drejtorit.

Kokë më vete, me direktiva policore: partiake Trusakati do ta regjistrijë dhe përvetsojë si Manifestim Kulturor “Ditët e Naimit’, që me ardhjen e Kalosh Ҫeliku në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar, mori edhe karakter mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjatë Luftës së Kosovës (1998-1999) , egzodit masiv të shqiptarëve dhe pushtimin e Kosovës nga Serbia, në Kampin me refugjatë nga Kosova në fshatin Ҫegran të Gostivarit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar organizoi “Ditët e Naimit” me poetë refugjatë nga Kosova, Shqipëria, dhe IRJM –së, arratisur nëpër fshatrat e Maqedonisë.

Vite më vonë, kur “Ditët e Naimit” u politizuan nga PDSH, në pushtet, dhe Kalosh Ҫeliku përpiqej që, politika t‘i mbajë duart sa më larg nga arsimi dhe kultura, me moton: Ne do të bëjmë arsim dhe kulturë, ju do të bëni politikë, filloi organizimii i “Ditëve të Niamit” paralele disa vite me radhë me mbështetje partiake duke plaçkitur me mjete matereale Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptar të cilat i fitonte nga djersa vetanake, dhe konkurset e Ministrisë së Kulturës, që i grabisnin partizanët e partisë politike në pushtet. Vite, kur Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar, i organionte me plotë vështirësi ato takime kulturore edhe me mjetet e veta materiale.

Kohë, kur pas asnjë paralajmërimi do ta fshinë nga Regjistri  Qëndror edhe SHGB “ASDRENI (2015), duke e plaçkiur në bankë me dhjetra mijëra euro, e cila me mjetet e veta materiale i mbante gjallë manifestimet kulturore poetike.

Shoqta e Shkrimtarëve Shqiptar me në krye Kalosh Ҫelikun si kryetar, pas fushatës të paraparë deri më Sot në gazetën partiake të “vëllazërim-bashkimit” në IRJM -së, solli me vendimin e Kryesisë dhe hoqi dorë nga organizimi i “Ditëve Naimit”. Drejtori i Ditëve të Naimit Trusakati, i cIli me “mollët e Tetovës”, mendonte se: do të bëhet poet, vazhdoi me organizimin e Dittëve të Naimit duke i imituar Mbrëmjet e Poazisë Strugane me “poetë” anonim nënpunës të ambasadave, pjesmarrës që nuk i njihte as nëna e vetë, e ku më bota letrare.. Dhe, po ta dinin ata se, kush i prezenton shtetet e tyre në këtë manifestim kulturor, me siguri do të bënin vetëvrasje.

Vit (2003), edhe kur u regjistrua Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë, duke vazhduar veprimtarinë e saj me revistën letrare STILI ’97, botimin e librave dhe themelimin e dy Manifestime Kulturore Ndërkombëtare” TAKIME NËN RRAP (poezisë erotike, 1997) në Shkup, dhe Ditët e Humorti e Satirës “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Manifestime kulturore poetike,, që nuk i kishte asaj kohe, po edhe sot e kësaj dite, as vetë pala “maqedonase,”. Edhe, pse: e kishte Shtetin dhe pushtetin. Vite, kur: edhe Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, ndodhej mes Dy zjarreve: “maqedonase” dhe “shqiptare“ me partizanët e tyre partiak të strukur në institucionet e shtetit të “përbashkët”.

Partizanët e tyre besnik në çdo hap, duke e luftuar me të gjitha “armët” policore-partiake dhe materiale, hap pas hapi, pas shpine. i përçanë nëpër parti politike krijuesit shqiptar, duke themeluar nëpër qytete dhe katunde me dhjetëra shoqata e klube të shkrimtarëve dhe shoqata kulturo –  artistike, duke bërë zhurma kulturore – partiake para syve të popullit me nga d-y tre artistë partiak. Edhe, atë: gjithmonë, në prag të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për vjedhjrn e votave të popullit shqiptar. Shumica e këtyre “kryetarëve” të shoqatave partiake, ishin partizanë gjysmëanalfabetë, ose familajrë, miq qorra pa asnjë bagazhi kulturor mbi shpinë

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë pa e kthyer kokën mbrapa, kush e ndjek pas shpine, vazhdoi flakë më flakë Luftën edhe me “armikun e padukshëm” Koronavirusin. Organizimin e manifestimeve kulturore, revistën letrare STILI ’97, botimin e librave dhe Tri Antologjive, krah për krahu me mbi 300 poetë pjesmarrë nga të gjtiha Trojet Etnike Shqiptare, dhe bota. TAKIMET NËN RRAP XXV, që në vitin 1997 të parët e futën vargun shqip në “Bit-Pazar”, në Shkup. Dhe, në vitin 2001, kohë lufte edhe me një autobus me targa TR  me poetë, të cilët lexuaan poezi mes tankave, në Saraj të Shkupit.

Ngjarje kulturore poetike, të cilën poeti pjesmarrës në këto Takime Poetike Visar Zhiti, pasi të kthehet në Tiranë, do ta përjetësojë në gazetën DITA (03 nëntor, 2001) me një reportazh emocional nga Shkupi:TË LEXOSH POEZI PRANË TANKEVE,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok