21/12/2024

Te jesh ne “lekuren” e Florjanit!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaci

Prej ditesh kam udhetue ne mendje me Florin e vogel nga Manatia e Lezhes! Sot po gjerbja kafen e zeze ne nje lokal e serish po e pija me Florjanin me vete! Po e mendoja tue hy ne furgonin e policise se burgjeve, nan masa te rrepta sigurie, hyrjen ne dyert e gjykates se Lezhes, i vetem e fillikat, vec nese i shkon motra! Gjyqtarin qe nis proceduren; i pandehur… prokurorin qe murmuron me shqipen e cungueme tue i thane gjykates; vrasje me dashje… avokatin   qe mallkon per pamundesine e Florit me e pague siç paguajne killerat…

Gjerb kafen dhe tv ulerinte; ne nje krah parlamenti e ne gjysmen tjeter banoret qe shteti iu ka shemb shpiat! Secilin prej tyne e veten me ta i shoh si  Florjan, masanej me me duket se ekrani shuhet per tu ndez me reklamen Banaking! Me pshtillet nji ankth i madh ne gjoks, me erren syte, e menjehere shkoj te Flori; ç’a duhet te kete hanger tash tri dite? A e njeh Flori Banaking qe thyen tv-te tona, ndjesite tona, pamundesine tone?

Sigurisht s’kam e s’gjej pergjigje! Florjani tashma s’ka dhe s’do te kete ma lidhje me ekranet qe demonstrojne jeten luksoze qe bajne bosat e Tiranes, parellinjte me pushtet te Lezhes, kollarexhinjte parlamentare! Flori tashma do me ndejt me aktin e vet pa i kerkue kerkujt ma asigja… ndoshta as Zotit!

Ai do rrije dhe do mendoje per ate qe ka ba, per jeten e pafajshme qe ka marre, per zgjimin mas asaj andrre te keqe dhe e di, se ai do pendohet, do i dhembë shume jeta e humbun nga dora e tij e fshatarit te vet! Flori nuk asht vrases! Jam e sigurt se te Flori ka vra boshi i madh qe ka pas mrena vetes vet! Pamundesia me i nda me dike brengat e veta qe iu kane rrit çdo sekond shume here ma shpejt e fuqishem se vetja!

Veç ndaluni pak e mendoni, nje femije 4 vjeç, nje dite te bukur kthehet ne shpi e sgjen kerkend; Baba ne dhè, Nana ne dhè, vellai ne spital e motra vec 18 vjeç e shokueme! Per rritjen e tij jane kujdes gjysherit, axhat e njerzit e vet, por imagjinoni pak kur ka shkue ne shkolle si mund te jete perballe me femijet; babi me bleu kete, mami kete, per ditlindje me kane premtuar telefon, xhup te mire, do me cojne te lodrat ne Lezhe edhe ne Tirane! Florit ndoshta nuk i ka mungue asigja ama i ka mungue Mami e Babi me i shqiptue, me i ndje, me i prek, me u rrit me aromen e tyne…

Flori ndoshta nuk asht prek asnjehere me dore nga njerzit e tij, ama ai do e donte nje shpulle te mamit e nje te uleritme prej zoti shpie te babit-babë!

Flori, kur asht rrezue rrugeve me gure, dhè e ferra te katundit vet ka dashte me qajte e me i thirr mamit, me iu ankue po edhe me u trembe prej saj se ka ba teshat pis!

Flori ska dite si me i ba detyrat kur permenden fjale “mami” e “babi”, se tani Flori nuk e di dhe nuk i ka interesue se qeveria ka me i kthye ne; prindi 1 e prindi 2!  Flori ka ndje urrejtje per veten perballe gjithckaje qe ka te baje me identitetin e vet prej femije!

…por,  tej gjithckaje, Flori vrau! Vrau ende pa e dit se ç’a asht me vra, ç’a do te thote me i marr jeten atij qe ke pa 17 vjet dhe qe ai kurre se ka prit qe Flori e vret! Vrau pa e dit se si do ta gjykojne njerzit, se si do te ushetinin mediat e shteti per Kanû e gjakmarrje! Flori jam e sigurt qe nuk e njeh fare ‘rroben’ qe na i veshim! Nuk e di fare se si vritet me Kanû… nuk e ka mendue fare se akti i tij asht gjakmarrje! Jo, atij i ka vra brendia e tij terr, pamundesia me tejkalue veten, te lanunit vetem ne tane rrugetimin e tij ne kerkim te Babes e Nanes mrena vetes…

Jam e sigurt se po te ishte ma shume se 20 vjec, te kishte nje vajze andrash per dore, ku te krijonte si me dore modelin e munguem qe e ka djeg prej nje jete, te projektonte vazhdimesine e vet me rikthye figuren e te atit ne veten dhe per familjen e vet, ai s’do ta vriste bashkefshatarin e vet, edhe nese do i kerkohej per me vue nderin ne vend! Jo! Sepse ai do ta mendonte se po vriste nje njeri te pafajshem…

Flori sot u la ne burg, po ne fakt tanë njerzit e ktij vendi jena ne burg, e jo per Kanû e Gjakmarrje po per nje shtet e qeveri qe na ka fut ne kurthin e drejtesise qe na shtyn me vra shoshojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok