22/12/2024

Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh dhe heqësh qafe zinxhirët

0
u1_Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Mos prit që punën tënde ta bëjë një i huaj e ti të vazhdosh gjumin. I huaji të jep një thelë e të merr një pelë.

***

E drejta për lirinë e shprehjes (fjalës) nuk do të thotë mbrojtje e lirisë së gënjeshtrës.

Ne nuk mund të presim ndihmë nga ndonjë vend i rëndësishëm i BE-së që me sa duket nuk po lufton për të drejtat e njeriut. Ajo që ka rëndësi sot nuk janë të drejtat e njeriut, por luftërat për territore dhe shfrytëzimi i fuqisë (së lirë) punëtore nga vendet e varfra. BE-ja “demokratike” për shkaqe interesash të veta, Kosovën e konsideron si pronë të Serbisë. Prandaj nuk është aspak neutrale, por një palë në konflikt. “Dialogun” e ka shndërruar në një Gjykatë ku sundon ligji i xhunglës sipas të cilit i forti përherë fiton. Kështu që, sipas tyre, shqiptarët autokton duhet t`ia kthejnë Kosovën tonë – të përkëdhelurve të saj, Serbisë naziste-terroriste. Kjo pafytyrësi e pakufishme, më tepër për të zbutur Rusinë. Nuk është aspak e rastësishme që BE-ja, midis atyre 28 shteteve anëtare, për “dialogun” në Bruksel ka zgjedhur pikërisht 2 “ndërmjetësues” prej atyre 5 shteteve që nuk e njohin Kosovën. “Ndërmjetësues” e jo mahi, që as kasapi i Ballkanit, krimineli kryesor serb, Sllobodan Millosheviç nuk mund t’i zgjidhte më mirë.

Nëse shtetet kryesore të BE-së vërtet do të donin që pesë shtetet e serta që mbahen gjallë nga ndihma sociale, ato brenda dy minutash do të detyroheshin të pranonin Kosovën. Kjo do të ndodhte edhe për faktin se këto 5 vende shkelin legjislacionin e BE-së në tërësi, ku politika e tyre e jashtme vlen për të gjitha vendet anëtare.

Në lidhje me imigracionin e paligjshëm nga Afrika dhe Azia, i njëjti BE detyron të gjitha vendet e saj anëtare, pavarësisht refuzimit masiv, të pranojnë “refugjatë” të padëshiruar, pavarësisht nga fakti se çështja e pranimit të “refugjatëve” është vetëm çështje e brendshme e secilit shtet anëtar.

Si është e mundur që në BE, për dekada hyjnë miliona “refugjatë” ilegalë nga e gjithë bota dhe qëndrojnë atje përgjithmonë, por shqiptarët e Kosovës evropiane nuk lejohen të hyjnë!?

E njëjta BE jo vetëm që lejon serbët që shkaktuan gjenocide ndaj shqiptarëve (dhe jo vetëm), për të hyrë në të dhe të sillen si ua donë qejfi, por mezi presin të bashkohen me radhët e tyre, edhe më me dashuri.

Serbia i trajton shqiptarët etnik në Kosovën Lindore si skllevër, ndërkohë kërkon “reciprocitet” me ata 17-18 mijë serbë ardhacak që jetojnë në Kosovë, për të cilët edhe faturat e energjisë elektrike paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Kjo është BE që i kërkon Shqipërisë të plotësojë të gjitha llojet e kushteve për anëtarësim, pavarësisht nga fakti se më të rëndësishmet janë të drejtat e pakicave, që Serbia nuk i respekton aspak, ndërsa Shqipëria dhe Kosova e ekzagjerojnë.

***

Unë i them të gjitha këto në mënyrë që të zgjidhni problemet, të përkrahni qeverinë aktuale ligjore të Dardanisë Pellazgo-Iliro-Shqiptare në luftën e saj kundër forcave të errëta brenda dhe jashtë vendit. Siç duket deri më tani, zyrtarët e saj nuk po luftojnë për interesa personale, por për të gjithë ju, për të mos lejuar shpërbërjen e vendit dhe vdekjen e popullsisë pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, përkatësia partiake, fisnore, shoqërore. Në rregull?

Bazuar në përvojën time, shumica e të huajve mendojnë për ne shqiptarët si më poshtë: Është tipike shqiptare të jesh i trashë në kokë”!

Prandaj, lëni marrëzitë mënjanë! Zgjohuni! Të gjithë kemi një qëllim. Ta shpëtojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë!

Duhet t’i thuhet BE-së: Çështja e ndonjë shoqate (Asociacioni) në Kosovë nuk është detyrë e askujt prej jush, është çështje e një shteti të pavarur, Republikës së Kosovës, e cila ka gjykatën e vet kushtetuese që të gjithë qytetarët, përfshirë kryeministri, presidenti dhe të tjerët janë të detyruar (obliguar) për ta ndjekur atë absolutisht. Ky “problem” është vetëm rregullimi i tij i brendshëm. I Kosovës. Angazhimi juaj ndërkombëtar është të mos lejoni një ringjallje të trazirave në Ballkan, terrorizmin nazist serb në mes të Evropës. Mos lejoni përsëritjen e luftërave dhe gjenocideve të kryera nga shteti i trazuar kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, madje edhe në masakrat e viteve 1992-1999. A e keni harruar: “Kush e nisi luftën i pari”? Luftën e Parë Botërore 1914-1918? Pse, ku dhe kur?  Për daljen e Serbisë dhe Rusisë në Adriatik përmes Durrësit së Shqipërisë. Po sikur Rusia të ketë qasje në Adriatik, çfarë do të ndodhë me ju? Pse jeni anëtar i NATO-s, nga kush mund të sulmoheni përveç Rusisë? A doni një përsëritje të këtij tmerri, prandaj anoni aq shumë nga ujku. Serbia qimen e ndërron, por zanatin se harron?! “Të mëdhenjtë” tuaj në Evropë nuk kanë mësuar ende shumë nga historia, ju nuk qenkeni më pak kokëmish se ne shqiptarët autokton në Evropë!

***

Fatkeqësisht, e gjithë përvoja e terrorizmit serb nuk i ka bërë shqiptarët më të mençur, por ata janë të hutuar në një nivel më të lartë. Fëmijët e djegur do të digjen vazhdimisht derisa të zotërojnë zjarrin. Shumica e shqiptarëve e jetojnë jetën në dëshpërim të qetë. Arsyeja jote është e pakuptimtë para se të rritet në zemrën tënde. Mos i dëgjo më lehjet e korruptuarve të së kaluarës që në bashkëpunim djallëzor me armikun pas shpinës së juaj, janë shkaku kryesor i problemeve jashtëzakonisht serioze me të cilat sot ballafaqohet dhe duhet t’i rregulloj qeveria e shpresës.

Nuk ia vlen barra qiranë që me çdo kusht të fitojmë diskutimin deri në kacafytje të përgjakshme edhe në rastet kur e dimë se nuk kemi aspak të drejtë. Jemi shumë të vegjël të luftojmë njëri-tjetrin. Humbim të gjithë. Na kërcënohet një rrezik vdekjeje. E keqja e garës së minjve është se, edhe nëse fiton, prapë mi mbetesh!

Bashkëkombës të nderuar! Ndërsa të gjitha kombet e botës kanë qeveri dhe politikanë që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt dashakeq, ne shqiptarët, në kulmin e rrezikut nga fqinjë gjakpirës, jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, ta mbrojmë atdheun nga qeveritarë joligjorë dhe “politikanët” tanë kriminelë, që të mos ua shesin të huajve edhe atë tokë të rrudhur që na ka mbetur.

Nuk pritet që të fuqishmit të heqin dorë nga interesat vetjake. Prandaj lypset mobilizuar opinionin publik për të ushtruar trysni mbi ta. Tragjedia më e madhe nuk është brutaliteti i njerëzve të pistë, por heshtja e njerëzve të mirë. Hero është ai që kupton përgjegjësinë që vjen me lirinë e tij. Të ligjtë nuk ikin vullnetarisht, kanë vendosur të mbeten në pushtet edhe pas vdekjes. Bëni diçka më konkrete për tokën ku keni lindur, ku jeni rritur! Bëni diçka për tokën ku pushojnë eshtrat e më të afërmve të juaj! Për të arritur dëshirat e parealizuara të tyre dhe qëllimet tona: Dekolonizimi i territoreve të okupuara, liria, demokracia e vërtetë, ku i njëjti ligj do të sundojë për të gjithë – askush para ligjit.

Porosi për “politikë-bërësit” e dështuar analfabetë antikombëtarë, gjithashtu për  “gazetarët” e shitur gjysmë-analfabetë që i përmbajnë me rrenat e tyre:

“A ka more burrecë ndonjë mes jush, që ta përmbajë veten e të mos mashtroj, gënjej, manipuloj e luajë me padijen dhe varfërinë e këtij populli? A e dini more zagarë se ka gjëra shumë më të rëndësishme sesa të kesh dorën në kasën e shtetit që ka mbetur bosh, dhe të kesh prapanicën në kolltuk për dekada?”

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta Shqipëri!

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1611407/reagimet-e-serbise-zbulohet-pse-po-sulmohet-kurti-nga-vuciq-dhe-bashkepunetoret-e-tij-ndash-thirrja-nga-shqiperia-per-mbeshtetje/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok