18/11/2024

TAKIM ME AMBASADORIN  E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AUTSRI, FATE VELAJ

0

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Ishte kënaqësi takimi  me Ambasadorin e ri të  Republikës së Shqipërisë në Austri, Z. Fate Velaj.  Të njohur qysh para disa kohës, me kënaqësi e  urova për detyrën e re dhe kthimin e serishëm në kryeqytetin austriak ku Fate Velaj arriti afirmimin e tij si piktor dhe veprimtar i dalluar.  Tani ai kthehet si diplomat me përvojën e tij disa vjeçare. Biseduam vëllezërish  rreth aktiviteteve letrare nga krijimtaria artistike personale e fare për politikë.

Në shenjë respekti Ambasadorit ia dhurova librat e mia të botuara viteve të fundit “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”, “Aktivitete letrare në Austri” dhe A-B-C- Fibel- Abetaren e botuar nga Ministria e Arsimit të Austrisë.  Ambasadori Velaj pasi falënderoj për vizitën dhe urimet, përgëzoi për punën time si krijues aktiv dhe kontributin tim në lëmin e mësimit të gjuhës shqipe në Austri dhe krijimtarinë time letrare e publicistike.  Ai shprehu gatishmërinë për mbështetje të aktiviteteve që organizohen nga mërgimtarët tanë në Austri.

Para njëzet viteve shkrova për aktivitetet e tij artistike si themelues dhe drejtues i “Weltofen”, aktivitetet e grupit të tij në shumë qendra në Evropë.  Fate Velaj është tani shkrimtar i njohur me disa romane interesante të përkthyera edhe në gjuhë tjera.

Është krenari e pasuri të kemi sërish në mesin tonë diplomatin, artistin e shkrimtarin e afirmuar në Austri dhe më gjerë.   Ambasada e Republikës së Shqipërisë është dhe do mbetet shtëpia më e dashur dhe nderuar e shqiptarëve në Austri pa dallim nga vijnë ata, mosha e tyre dhe gjendja sociale e tyre.  Ambasadorit i urojmë shëndet e suksese.

Duke qenë pjesë e dy veprave të mia, kushtuar figurave të njohura shqiptare në Austri, po shkëpus disa kënde nga librat.

Kush është Fate Velaj si artist dhe shkrimtar?

Dekoratat: “Kryq i artë i kalorësit të shkallës I”, “Nderim i Republikës” ,“Qytetar Europian

Fate Velaj, një figure e njohur në artin modern evropian,

Fate Velaj është një figurë e njohur në artin modern evropian si piktor, fotograf, shkrimtar dhe kurator, i njohur në arenën ndërkombëtare si krijues i strategjive dhe nismave kulturore. Studimet i mbaroi për Art dhe Menaxhim Kulture në Universitetin e Arteve të Aplikuara të Vjenës.

Veprat e tij në pikturë e fotografi janë ekspozuar në shumë galeri e muze të njohura të botës në, Vjenë, Bruksel, Romë, Birmingham, Leamington, New York, Boston, Cleveland, Kajro, Otranto, Brindisi, Putignano, Polignano, Sanremo, Trieste, Athinë, Bukuresht, Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkup, Ohër, Prishtinë, Salzburg, Scheibbs, Wels, Baden, Mödling, Ried etj.

Fate Velaj ka botuar disa vepra, që gjithashtu janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës duke e përfshirë atë në radhën e shkrimtarëve të suksesshëm. Disa prej tyre janë: Kreuztanne, 2016, Nilkon, 2017, Itaka, 100 hapa brenda Evropës. Gjithashtu ai është autor i shumë albumeve dhe veprave të artit me piktura dhe fotografi. Veprat e tij me vlera të larta estetike janë mirëpritur e kanë bërë jehonë për lexuesin.

Për punën e tij u vlerësua nga Kryetari i Austrisë me medalje  “Kryq i artë i kalorësit të shkallës I”; Nga Presidenti i Parlamentit Europian me medalje  “Qytetar Europian; Nga Kryeministri i  Austrisë me medalja  “Nderim i Republikës”. Ishte fitues i disa çmimeve në shumë shtete.

Fatmir Velaj, një figurë e njohur  në artin modern evropian

Velaj është themelues dhe udhëheqës i forumit kulturor ndërkombëtar “Forum Weltoffen” me seli në Vjenë, ku bëjnë pjesë artistë eminentë nga shumë kombe. Qëllimi i këtij Forumi, është afrimi i  kombeve përmes krijimtarisë artistike, që përmes ekspozitave, tryezave e bisedimeve ta ofrojnë kulturën e njëri tjetrit duke u njohur dhe respektuar reciprokisht. Ditë më parë FateVelaj mori pjesë në ekspozitën e rëndësishme “Bineale e Vjenës” si i vetmi shqiptar në mesin e dhjetra artistëve nga e gjithë bota.

Velaj është bërë një emër i njohur në artin modern në Austri e më gjerë. Me punën e tij ka arritur të ngritet në majat e larta të artit bashkëkohor, të hap shumë ekspozita në metropolet me të njohura evropiane e botërore. Aty ku shijohet dhe çmohet arti i vërtetë. Shprehjet e tij artistike janë të prekshme, reale dhe mbresëlënëse. Ato kanë shpirt, jetë, optimizëm me një thellësi domethënieje. Në veçti është e theksuar liria e të shprehurit, natyraliteti, imagjinata, fantazia. Krejt këto përbëjnë brumin e origjinalitetin të veprës së Velajt. Kjo vërehet në veçanti në ciklin e fundit “Kujtime nga e ardhmja”, ku shpaloset filozofia dhe poetika e botës, jetës, ëndrrës. I lindur në Vlorë, s’ka se si të mos ndihet ngrohtësia bregdetare në krijimtarinë e tij. Ngjyrat në piktuarat e tij kanë pjesë të zjarrit shpërthyes shqiptar.

Themelues i “Forum Weltoffen”

Velaj është themelues dhe udhëheqës i forumit kulturor ndërkombëtar “Forum Weltoffen” me seli në Vjenë, ku bëjnë pjesë artistë eminentë nga shumë kombe. Qëllimi i këtij Forumi, është afrimi i  kombeve përmes krijimtarisë artistike, që përmes ekspozitave, tryezave e bisedimeve ta ofrojnë kulturën e njëri tjetrit duke u njohur dhe respektuar reciprokisht. Që kultura të jetë ndërmjetsuese paqeje dhe respekti në mes popujve dhe që njerëzit të jetojnë së bashku në paqë e harmoni.

Edhe në paraqitjen e tij në Binealën e Vjenës, Fatmir Velaj u vlerësua shkëlqyeshëm. Pikturat e tij ishin impresionuese në mesin e gjashtëdhjetë artistëve nga shumë vende të botës. Ai këtu ishte zëri i Shqipërisë.

Velaj është po ashtu edhe udhëheqës i Institutit Kulturor Shqiptar” Aleksander Moissi” në Vjenë. Krijimtaria e Velajt u çmua shumë lart nga kritika dhe mjetet e informimit. Ato i dhanë e po i japin pulicitet të theksuar punës tij prej artisti. Bie fjala ORF (Radiotelevizioni  Austriak) pak kohë më parë bëri një reportazh të gjerë rreth Forumit dhe Velajt në veçanti. Gazetat me autoritet ,,Die Presse”, “Der Standard”, “Kurier” etj. Shkruanme respekt për artin e kultivuar nga artisti ynë.

“ Forum Weltoffen” ka organizuar deri me tani ekspozita në shumë qendra evropiane e botërore: Vjenë, Berlin, Bruksel, Kajro, Athinë, Shkup, Tiranë etj.

Është për tu përmendur ekspozita e titulluar “Mirëmëngjesi Ballkan” dhe “Arti e  përmirëson kohën” e cila u prezantua në Tiranë, Prishtinë, Athinë, Shkup etj. Përmes kësaj ekspozite u afirmuan kulturat e vendeve të ndryshme të përfaqësuara nga artistët më në zë të shumë kombeve.

Në Parlamentin Evropian Velaj hapi ekspozitën “Vlora, Vienna dhe Brukseli”. Ishte ky një rast i mirë i afirmimit shqiptar si pjesë e kulturës së kontinentit tonë.  Ekspozita tjetër e suksesshme ishte “Shqipëria e parë ndryshe”, e organizuar në Vjenë. Në rrënjet ilire trevat shqiptare kanë çka i ofrojnë botës së artit. Jo vetëm varfërinë dhe injorancën por forcën, dinamiken shqiptare në ndryshimin pozitiv  të jetës dhe artit në veçanti. Pikturat e tij tani janë në shumë objekte publike si në: Parlamentin Evropian, Parlamentin Austriak, në banka të ndryshme, në muzetë e Vjenës etj. Fatmir Velaj apo Fate Velaj siç quhet ndryshe, është fitues i disa çmimeve ndëkombëtare në lëminë e artit. Ai fitoi “ Çmimin e Lartë” në Sanremo. Në Austri iu dorëzua çmimi “Nderi i Republikës” nga kryetari i Austrisë etj.

Velajn duhet ta njohim mirë ne bashkatdhetarët e tij e në veçanti gjenerata e re si trashëguese e vlerave artistike kombëtare. Kjo gjeneratë do ta lartësoj rrugën e artit të trasuar nga Velaj. Kjo do tëngrisë respektin ndaj vetvetes, kulturës sonë. Do ndikonte shumë (edhe pse kjo nuk vlerësohet nganjëhërë) në integrimet politike, krahas atyre kulturore evropiane ku është synimi ynë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok