Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj, Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut
Nga Keze Kozeta Zylo
Pandemia boterore e izoloi njerëzimin dhe secili e ndjeu në mënyëën e vet shkatërrimin që po sillte Covid 19. Në bazë të studimeve fëmijët, nxënësit, studentët e ndjenë dhe më shumë pasi izolimi pengon në shumë gjëra për të marrë dijet shkencore në të gjitha fushat…
Edhe Shkolla Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut u izolua që nga marsi i vitit 2020 deri në qershor 2021, por mësimet nuk i ndërpreu kurrë pasi ishte e para shkollë që filloi programin mësimor në platformën Google Meet në Online dhe kjo në saje të punës së përkushtuar të të gjithë mësuesëve tejet profesionistë, stafit, prindërve dhe nxënësve.
Tani kemi shansin të fillojmë mësimin në klasat e rregullta në shtator. Për këtë bordi dhe stafi i shkollës edhe pse jane në pushimet verore po punon fort për të realizuar këtë mision kombëtar. Konkretisht z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i Shkollës Shqipe “Alba Life” mori takim me z.Mark Gjonaj i cili së bashku me ekipin e tij na afroi mjedise komode me klasa të përshtatshme për të zhvilluar mësimin e rregullt në një nga lagjet e Nju Jorkut në Bronx. Drejtori i përgjithshëm i Jacobi Center foli fjalë miradie për z.Mark Gjonaj duke thënë se është një këshilltar plot kulturë dhe një ndihmës i jashtëzakonshëm për publikun.
Duke vizituar këtë qendër ne kaluam një një klasë ku ndodheshin mjekë dhe infermierë. Z.Mark Gjonaj pasi i përshëndeti dhe i falënderoi për punën e tyre vecanërisht për përballimin me sukses të shërbimit të sëmureve me Covid 19, ai u mirëprit me duartrokitje. Ata e njihnin mirë mbështetjen e tij dhe këtë e pashë në dëgjimin plot vemendje si dhe duartrokitjet në fjalën e z.Gjonaj gjatë përshëndetjes. E kush më shumë se Z.Mark Gjonaj mund të ndihmojë moralisht dhe me vepra? Z.Mark Gjonaj është i pari politikan Shqiptaro Amerikan që punoi dhe realizoi ligjërisht mësimin e gjuhës shqipe në shkollat publike amerikane në New York.
Z.Mark Gjonaj është i pari Shqiptaro Amerikan që është ulur në karrigen e Ansamblesë së shtetit të Nju Jorkut dhe në Bashkinë e Nju Jorkut.
Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” e kanë ndjerë nga afër mbështetjen e tij pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme që ushtron shkolla gjatë vitit. Ardhja dhe mbëshetja e tij duket se është vazhdim i veprës së Rilindasve. Duke vizituar mjediset tejet komode në bashkëbisedim e sipër mëtha se: “Në se ne do të punojmë me brezin e ri, me studentët, nxënësit dhe vecanërisht me fëmijët atëhere Diaspora Shqiptaro Amerikane do të jetë shumë e fortë dhe shumë e ndjeshme për Kombin tonë tëpërbashkët. Ne duhet të punojmë pa u lodhur për të transmetuar tek brezi i ri kulturën tonë dhe traditat e mrekullueshme shqiptare”.
Z.Mark Gjonaj është një Rilindas i Diasporës Shqiptaro Amerikane!
Ju mirëpresim nxënës të dashur në shtator 2021!
22 korrik, 2021
Bronx, New York