03/12/2024

Ta votojmë shqiptarin Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian

0
Muharremi-Salihu

Shkruan: Florim Zeqa

Kandidatura e z. Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian paraqet momentin historik për shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët në Itali. Historik për faktin se është hera e parë qe e kemi një kandidat shqiptar për në Parlamentin Evropian përmes shtetit italian. Nominimi i tij ka ardhur nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa” (Shtetet e Bashkuara të Evropës) nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe politikanja Emma Bonino.

Shqiptari i parë në Parlamentin Europian

Pa dyshim, kandidatura e Muharrem Salihut është nder për secilin shqiptar që jeton dhe vepron në shtetin italian, është privilegj për secilin shqiptar me nënshtetesi italiane që ta votoj z. Muharrem Salihu në listën zgjedhore të “Stati Uniti D’Europa”.

Ky është rasti i parë dhe i papërseritshëm për shqiptarët në Itali për ta dërguar përfaqësuesin tonë në Parlamentin Evropian.

Muharrem Salihu me akronomin Marco në listën zgjedhore të “Stati Uniti D’Europa” e meriton votën tonë. Mos ta humbasim këtë mundësi të artë për ta dërguar me votën tonë shqiptarin e parë në Parlamentin Evropian.

Të dashur bashkatdhetar, mbajini mend datat 8 dhe 9 Qershor 2024, ku në njerën nga dy ditët e caktuara mund t’i ndani jo më shumë se 5 minuta kohë për njeriun i cili do të bëhet zë i të gjithë shqiptarëve në trojet tona etnike dhe në diasporë.

Kjo është lehtësisht e arritshme nëse e shfrytëzojmë fuqinë elektorale që e kemi aktualisht ne shqiptarët në shtetin italian.

Kush është Muharrem Salihu!?

Muharrem Salihu është është lindur në Medvegjë (Lugina e Preshevës) dhe është baba i pesë fëmijëve. Në vitin 1986 emigron në Zvicër, kurse nga viti 1990 jeton dhe punon në Venezia, ku i posedon 12 restorante, një pjesë e të cilave i administron vetë dhe një pjesë tjetër të bizneseve i administron nëpërmjet familjarëve dhe të tjerëve, si ato në fushën e biznesit hotelier, ato në fushën e sigurisë dhe ekspozitave itinerare sportive, ku i ka të punësuar afro 200 persona.

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu është

kandidati i vetëm shqiptar në listat e kandidatëve italianë për zgjedhjet evropiane.

Biznesmeni i suksesshëm shqiptarë me modesti, por me vendosmëri dhe përkushtim të madh synon t’i prekë majat e politikës evropiane.

Përmes Muharrem Salihut zëri shqiptar pritet të jetë zë jo vetëm brenda Parlamentit Evropian, por edhe pjesë e të gjitha tryezave evropiane.

Muharrem Salihu pritet të ketë ndikim të fuqishëm në integrimin dhe mbrojtjen e interesave të mërgatës tonë, filluar nga e drejta e votës, në hapjen e konsullatave të reja, të shkollave të reja shqipe në objektet shkollore dhe të plotësojë disa prej kërkesave të shqiptarëve si domosdoshmëri e kohës për të mbajtur përherë të freskëta lidhjet e mërgatës me vendlindjen e tyre.

Muharrem Salihu është duke e zhvilluar fushatë të ndershme dhe dinjitoze, duke komunikuar me secilin bashkatdhetar, duke takuar komunitetin shqiptar në të gjitha provincat, qytetet dhe komunat për të shpalosur planin dhe programin e tij ambicioz politik.

Guximit të Muharrem Salihut duhet t’i përgjigjemi me votën tonë. Me votën tonë do ta ndihmojmë Marco-n të ngritet në piedestalin e politikës evropiane, dhe do të jetë nesër shqiptari Muharrem Salihu në Parlamentin Italian ai që do t’na bëjë të ndjehemi krenar me të.

Të dashur bashkatdhetar, gjaku im i shprishur iliro-arbëroro-dardan me nënshtetësi italiane, mos i harroni datat 8 e 9 Qershor për të shkuar tek qendrat e votimit. Procedura e votimit është fare e thjesht, vendos X mbi simbolin “Stati Uniti D’Europa” dhe voto duke shkruar emrin MARCO. Të dalim të gjithë në zgjedhje dhe mos ta lemë fatin e Marco vetëm në voten e italianëve origjinal, por ta dërgojmë Muharrem Salihun më voten shqiptare në Parlamentin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok