21/12/2024

Ta kujtojmë sot Anton Harapin

0
Anton Harapi

Nga Ndue Ukaj

Të cilin para 75 vjetëve, mizorisht e në emër të ideolgjisë së çmendur komuniste, e pushkuatuan predikusit e ferrit, ata që në emër të “lumturisë komuniste”, popullit shqiptar i shkaktuan tmerre dhe vuajtje pafund.

Shkrimtari Anton Harapi ishte frat i ditun, njeri i vlerave të mëdha kulturore e shpirtërore – me një fjalë një iluministi i madh.

Ernest Koliqi thoshte për të se ai ishte “nji ndër njerëzit mâ të kulturuem të Shqipnís.”

Ai ka shkruar tekste në prozë dhe u shqua veçmas në publicistikë, duke u lanë shqiptarëve një vepër shumë të pasur diturore e me vlera të tejkohshme.

Ai ka mbajtë ligjerata monumentale për çështje shoqërore, për naltimin e ndërgjegjës dhe kështu krijoi monumentin e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve.

Vepa e tij, edhe sot, në kohë shtërngatash të frikshme ideologjike, është ushqyese për kombin e tij, të cilin e këshilloi se: “çdo ndërtese i vihen themelet në dhé”, që domethanë se pa kulturë e pa traditë, asnjë komb s’ mund të shkojë përpara e as të hyjë në rrugën e qytetnimit.

Porosia e Harapit se “pá kênë nierz kulture, nuk kemi si e krijojm kulturen shqyptare, Shqypnín ideale…” tingëllon akutuale edhe sot, në Tiranë dhe në Prishtinë, ku helmi i gjuhës së egër, ka ngulfatë kulturen shqiptare dhe po e pamundëson naltimin tonë kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok