21/11/2024

Ta kujtojmë Anton Pashkun në ditëlindjen e tij

0

Nga Ndue Ukaj

Sepse Antoni ka krijuar një letërsi madhështore dhe njohja e rinjohja me të, na hapin shtigje kah e bukura dhe estetika.

Sepse Antoni është shkrimtar klasik dhe i klasit të lartë dhe vepra e tij është një monument madhështor kulturor e idnenitar që duhet të na shërbejë si referencë kulturore, gjuhësore dhe letrare.

Autor i romanit “Oh” dhe i librave me tregime, drama, Pashku mbetet njëri nga zërat më origjinal dhe më autentik të letërsisë shqipe, sidomos asaj të krijuar në Kosovë.

Proza e tij e shkruar në kushte të egra ideologjike, para lexuesit shfaqet e pasur dhe krejt imune ndaj deduksioneve të shkreta të kohës, që e varfëronin letërsinë.

Kështu, letërsia e tij paraqet një botë të pasur tematike e gjuhësore, ku autenitikja e universalja bashëjetojnë si në simfoni të përkryer.

Pashku nuk shkruar shumë, por ka bërë art të kulluar letrar dhe vepra e tij është një krua ku lexuesit mund të shuajnë etjen.

Stilist dhe rrëfimtar i madh, ai në prozë di të krijojë situata magjike narrative, që lexuesin e endin në një botë të pafundme imagjinare, të bukurisë së gjuhës dhe të shkrimit, të situatës dhe të veprimit.

Pashku është vlerësuar prozator moderne, veprën e së cilit e karakterizon një ligjërim madhështor, me një gjuhë mikluese dhe të ëmbël estetike, ku bashkëjetojnë ndjeshmëritë letrare dhe kultura letrare.

Pashku tregon dashuri të pafund për tekstin, për fjalën, tingullin, fjalinë, imazhin, situatën. Ai çdo situatë narrative e përshkruan me finesa estetike mahnitëse, me detaje dhe brenda rrëfimit, hyjnë e dalin personazhe që enden në vorbullën e jetës dhe përjetojnë vrushkujt e saj, ose, dehën nën magjinë e parfumit të natyrës.

Prandaj, ta kujtojmë Antonin, sepse me vepra të mira, siç është vepra e tij, mund t’ i aktivizojmë antitrupat ndaj shëmtisë dhe kundër baktereve të shumta që vërtiten ndër ne.

Po, këto bakteri asgjë s’i lufton më mirë se arti i mirë dhe fisnik, prandaj, në këtë kohë të vështirë, më mirë është t’i ngrohim zemrat me gjuhën e pasur të letërsisë, sesa të mbytemi në cektësi mendimesh të ashtuquajtura politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok