22/12/2024

Sytë e vendlindjes…

0
Xhevahir-Cirongu1

Skicë nga Xhevahir Cirongu

Nuk e di pse më rrëshqiti ai lot!? Të ishte vërtet lot apo një shi mallëngjimi,  i cili zbriti nga ai mal ngjyrë gri,  ku nën myshqe gurësh e drurësh edhe bora qante e së pushonte dot. Sa çudi!?… Edhe unë si pa dashu ,  hodha pelerinën krahëve, ngaqë bënte shumë ftohtë.qante ai mal, qante edhe fusha, e fëshfërima e kallameve “putheshin” me një oi, iiii…deri në rërën e detit dallgëzhurmues, e një vetëtimë ndizej e shuhej thellë në qiellin e natës. Në det lëviznin ngadalë anijet, sepse aty ishin bijtë e bijat e popullit tim….nga qielli zhurmonin avionët e iknin sa andej-këndej drejt vendeve perndimore…! Në qiell nuk kishte re,  por nga ai qieil si një format prej gërsheti,  binin lotët e emigrantëve.Sa e dhimbshme…lotët e prindërve u bënë të akullt,  e gjyshërve u ngriu buzëqeshja në fytyrë! Për ku,  për ku kështu o bijtë e mi?! Ndaloni pak me vështrimin nga Atdheu! Eh, -thash me vete, ja kështu erdhi kjo ditë emigrimesh,  ku po ikin rinia,  na ikën nga shtëpia e zemrathyera e prindërve,  e gjyshërve qan ditë e natë për nipat e mbesat,  për fëmijët të cilët i paskemi lindur e rritur për ysmeqar bote! Po boshatiset vendlindja ime,  fshatra të tëra nëpër Shqipëri kanë mbetur shkret pa njeri,  saqë edhe ka prej tyre sot janë fshirë nga harta gjeografike!? Qytetet janë përgjysmuar,  saqë po lëngojnë nga ky mort i shekullit të 21-të . Një Zot e di, deri kur kështu…! Ah Shqipëria ime,  të dua të jesh zonjë,  me djemtë e vajzat që linde e do lindësh nga dheu jot! …ndaloni hemorragjinë e ikjes, ktheni kokën pas,  vendlindja është ‘’Dielli’’ i shpirtit tonë ! Vendlindja ju thërret ju zogj e dallanyshe, sepse ju e bëni Shqipërinë !

… mjerim, mjerim, dheu, guri, bari, pemët, zogjët, e gjithcka, vajtojnë, e burimet qajnë për njerëzit,  bijët e bijat të cilët enden rrugëve të botës! Sot më shumë se kurrë Ju thërret vendlindja,  varret e stërgjyshve e gjyshërve, Ju presin prindërit me mall e lot në sy,  … ejani e putheni pragun e shtëpisë ku lindët e folët për herë të parë fjalën Nënë e Babë,  emrin e bukur SHQIPERI !

Durrës 20 Mars 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok