18/11/2024

Sulmi terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, sulm ndaj sovranitetit të Kosovës

0

Ngushëllime familjes së policit të vrarë Afrim Bunjaku!

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Sulmi terrorist i vrasjes së policit dhe plagosja e njërit prej tyre  në Kosovë, akt barbar e përgatitur dhe porositur nga  Serbia e Rusia.  Ky sulm nuk është i vetmi as i rastësishëm, as i pa pritur.  Në fjalimet e Vuqiqit në OKB dhe qeveritarëve serb bëhet thirrje për kthimin në kohën e Millosheviqit, ku Vuqiq  ishte ministër.  Frymëzimi çetnik për shfarosjen e kombeve tjera fqinjë ishte dhe mbetet ushqimi shpirtëror i drejtuesve radikal serb. Tani viteve të fundit doli në skenë strategjia e re   “Nova Rusia” me njerëzit e saj në Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe disa vende tjera. Këto forca kriminale janë vu në aksion për ta mbështetur në çdo formë luftën e Putinit në Ukrainë  dhe krimet e tij.

Është e çuditshme, aktualisht, se si sillet BE dhe SHBA ndaj drejtuesve të qeverisë serbe kur hapur dihet kursi i tyre  kundër BE dhe SHBA ndërsa është pro Rusisë e pro Kinës. Vet fjalimi i Vuqiqit në OKB ishte mbështetje e krimeve të Serbisë në luftërat e fundit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Ai sulmoi botën demokratike dhe mbështeti pushtimin e territoreve të Ukrainës nga ushtria ruse kundër së cilës u vu gjithë bota demokratike.

Koha po tregon, se ishte dhe mbetet gabim i madh i BE zgjedhja e Miroslav Lancak -ut në rolin e drejtuesit të bisedimeve kur dihet se vendi i tij Sllovakia, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësi e ligjshme në të drejtën e kombeve e përligjur nga Gjykata Ndërkombëtare.  Ishte dhe mbetet gabim mbështetje e Serbisë në formimin e të ashtuquajturit asociacionit të komunave me shumicë serbe që nga fillimi. Thelbi i këtij projekti është territorial, shkëputje territoriale dhe s’ka të bëjë fare me të drejtat e minoritetit serb në Kosovë. Ata i kanë të gjitha privilegjet të cilat nuk i ka asnjë etni në Serbi edhe pse janë në territoret e tyre etnike shekujve: shqiptarët, hungarezët, rumunët, boshnjakët.

Përse BE dhe SHBA, pranojnë kërkesat absurde serbe!?

Serbia e mbështetur nga Rusia dhe pjesërisht nga disa vende brenda Bashkimit Evropian u ndie e fuqishme në lansimin e gënjeshtrave të saj në botë mbi rrezikun që i kanoset minoritet serb në Kosovë dhe kinse, kujtesës së saj historike lidhur me manastiret, në themel manastire shqiptare të përvetsuara.  Dhe Vuqiq, shkoi aq larg sa ta bind  Parlamentin Evropian përmes gënjeshtrave të deputetit të saj sharlatan Dik Martit të miratoj rezolutë ndërtuar mbi gënjeshtra. Sot kur vet Dik Marti e pranon, se kishte punuar pa fakte duke u zbuluar gënjeshtra serbe,   Parlamenti Evropian heshtë edhe pse e ka obligim ta thotë para opinionit të saj demokratik të vërtetën e mashtrimit.  Ky turp nuk gëlltit lehtë.

A mashtrohet një parlament kontinenti siç është Parlamenti Evropian nga një deputet?

Çka fshihet pas kësaj?

Të gjitha këto lojëra politike dhe praktike po reflektohen në dëm të Kosovës si shtet i ri. Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia…  e lanë zvarrë shkëputjen e plotë të Serbisë nga paragjykimet për Kosovën.  E pranuan të bisedohet me njerëzit e kryekriminelit Millosheviq i cili bëri gjenocid në Kosovë e Bosnje e Hercegovinë i ndihmua nga ministri i tij Aleksander Vuqiq . Vuqiq dhe qeveria e tij  vazhdimisht sulmojnë Kosovën dhe aleatet e saj duke nxitur dhunë përmes bandave të armatosura para syve të KFOR-it dhe nuk u morën masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Tani aksionet terroriste në Kosovë i përgatitur qeveria serbe nën dirigjimin dhe porosinë e Rusisë  tenton të hapë konflikt të ri në Kosovë. Para pak orësh ministri rus Pavllov deklaron, se së shpejti do nisë lufta edhe në një vend tjetër. Ky është sulm i ushtrisë serbe nën komandën direkt të Vuqiqit i cili kërkon arsyetim të luftës së Putinit në Ukrainë.

Bandat serbe do të kapën apo do eliminohen nga policia e Kosovës e përgatitur ashtu siç e kërkon nevoja dhe kushtetuta.

Lajcak dhe Eskobar me fjalimet e tyre kundër qeverisë së Kosovës e kanë nxitur veprimin e Serbisë në dërgimin e grupit kriminal ushtarak serb për të vazhduar krimet serbe nga Vuqiq me përvojën e tij në qeverinë e kriminelit Millosheviq. Grupi ushtarak kriminal pas sulmit vendoset në kishën ortodokse serbe të cilat objekte ishin dhe janë baza të krimeve serbe në Kosovë.

Saktësisht po vërtetohet thënia e deputetes britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik  Alicia Kearns,  në Parlament, më 4 korrik, se armët kontrabandën nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.  Ky skenar ruso-serb për konflikt të ri duke shfrytëzuar kishat e mbushura me qytetar për të arsyetuar gënjeshtrat dhe planet kriminale serbe.

Edhe kësaj radhe Kosova, qeveria e saj, policia e saj, qytetarët e saj do ia dalin në eliminimin apo kapjes së këtij formacioni ushtarak kriminal serb.

Asociacion e komunave serbe është vetëm mashtrim rasti për shkëputje të territorit të Kosovës. Ata që e mbështesin asociacionit duhet bindur se ishin dhe janë gabim dhe në dëm të integritetit të Kosovës.  Vuqiq e do asociacionin, pra territorin e Kosovës me çdo kusht, edhe me luftë.

Kosova ka dije, ka miq, ka ushtrinë, policinë me zemër të madhe në shërbim të atdheut.

Lavdi veprës së Afrim Bunjakut!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok