04/12/2024

SULMI TERRORIST KUNDËR KOSOVËS, I POROSITUR NGA VUQIQI

0
Sulmi-terrorist

Armiqtë e kanë këtë synim: prishjen e imazhit të Kosovës para bote dhe mbjellja e pasigurisë qytetare. Të gjithë shqiptarët kudo janë pranë Kosovës dhe qeverisë së saj

Nga Hazir Mehmeti

Kosova po përballet me sfida sigurie nga jashtë mu në kohën e vendosjes së ligjshmërisë në gjithë territorin e saj. Qeveria e Kosovës me vendosmëri hodhi poshtë pretendimet e ndarjes së Kosovës si akt antikombëtar e antikushtetues i gatuar në qarqet serbo-ruse. Ky projekt tani i ushqen orekset serbe pas ardhjes së Donald Tremp në Shtëpinë e Bardhë i cili e mbështeti me ekipin e tij. Andaj, këto sulme kriminale nga Serbia ishin dhe janë të pritshme gjithmonë, kur dihet se në qeverinë serbe janë po ata kriminel që ushtruan krime gjenocidi në Kosovë, Bosnje e Hercgovinë, Kroaci (Vukovar) Aleksander Vuqiq,  Ivica Daqiq dhe shumë kriminel tjerë pas tyre.

Aktet terroriste ndaj territorit të Kosovës vazhdojnë edhe pas 26 shtatorit ku ra dëshmorë Afrom Bunjaku, akt i cili nuk mori dënimin e merituar. Këto sulme janë të orkestruara nga politika kriminale e Vuqiqit, sot kryetar e dje ministër i Millosheviqit. Ai dhe garda e tij antiperendimore, antievropiane  i ka rrënjët në shovinizmin serb të vjetër e të ri i cili kreu gjenocid të pa krahasueshëm mbi shqiptarët gjatë shekujve. Rusizmin si ideologji kriminale, e drejtuar nga Putini dhe e mbështetur fuqishëm nga Vuqiqi dhe Kisha Ortodokse Serbe, ishte dhe mbetet promotor e krimeve në Kosovë.  Kjo ideologji e kërkon dominimin rus në kontinent dhe është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës si vend që mbështetë lëvizjet demokratike  në botë, vend që shpëtoi kosovarët nga pastrimi etnik. Asnjë vend në Evropë nuk ishte më mbështetës ndaj sulmeve pushtuese të  Putinit në Ukrainë, siç ishte dhe mbetet Serbia e drejtuar nga Vuqiq e Daqiq.

Tani kur Kosova po forcon qeverisjen e saj në gjithë territorin e saj, kur së bashku me aleatet tanë strategjik, po ndërton strukturat mbrojtëse, armiku po i humbë shpresat gjithnjë e më shumë për ta ndarë Kosovën sipas projektit ruso-serb. Kosova i hodhi poshtë këto projekte të cilat i sollën dëme afatgjate Kosovës.  Ky projekt i proklamuar aq shumë krahas asociacionit njënacional e dëmtoi shumë afirmimin e Kosovës si shtet serioz në kufijtë e saj të njohur nga shumica e vendeve të botës.    Tani me zgjedhjen e Tampit president i SHBA, forcat shoviniste serbe janë aktivizuar me krimet e tyre të vazhdueshme në veriun e Kosovës të drejtuar nga organet legjislative vendore.

Sulmet e fundit janë vazhdim i përpjekjeve për ta dobësuar e komprometuar politikën e drejtë të qeverisjes në rajonet e Kosovës me shumicë nga minoriteti serb.   Këto forca të errëta janë të mbështetura, frymëzuara dhe të mbrojtura nga qeveria e Serbisë autokratike hegjemoniste.    Armiku nuk fle, ne e kemi provuar shumëfish e shumë herë.

Armiqtë e kanë këtë synim: prishjen e imazhit të Kosovës para bote dhe mbjellja e pasigurisë qytetare. Kosova tani është shtet i konsoliduar dhe i pavarur  i cili ka miq të fuqishëm në ecjen e saj drejtë progresit pa u frikësuar.  Ka policinë e saj profesioniste dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës e trajnuar dhe pajisur mirë nga vendet mike. Kosova nuk ka frikë në ecjen e saj demokratike të lirisë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim etnie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok