22/12/2024

Studiuesit mblidhen në përpjekje për gjetjen e një vaksine për Sidën

0

Mbi katër milionë njerëz në në gjithë botën, u infektuan vitin e kaluar me virusin HIV. Për më tepër se 20 vjet, studjuesit e dinë se virusi HIV shkakton SIDE-n. Por megjithë përpjekjet e shkencëtarëve për ta ndalur përhapjen e virusit, kjo mbetet ende një iluzion. Javën e tretë të gushtit, rreth një mijë studjues nga 47 vende të ndryshme të botës u mblodhën në Seatle, të Washingtonit, për të rivlerësuar dhe krijuar një strategji të re në përpjekjet e tyre për gjetjen e një vaksine.

Në se do të kishte një mesazh, që organizatorët e konferencës për SIDE-n do t’ua transmetonin studjuesve, ai do të ishte që të fillonin të mendonin ndryshe lidhur me rrugët për trajtimin e virusit. Për rreth dy dekada, shkencëtarët i kanë përqëndruar pjesën më të madhe të kërkimeve të tyre për vaksinën, në drejtim të antikorpeve që luftojnë infeksionin në sistemin imunitar, por me shumë pak rezultat. Vetëm gjatë 5 vjetëve të fundit, shkencëtarët e kanë drejtuar vëmendjen e tyre tek të ashtuquajturat qelizat-T, asgjësuese, për bombardimin e virusit, në vend që të përpiqen për të parandaluar fillimisht infeksionin.

Bashkërenduesi i konferencës, Doktor Jose Esparsa, thotë se shkencëtarët janë penguar në kërkimet e tyre, për shkak të mungesës së mbrojtjes natyrale nga virusi HIV tek njerëzit, e cila do t’u shërbente atyre për ta përdorur si model në zbulimin e vaksinës.

"Natyra nuk ka krijuar një përgjigje mborjtëse imunitare, sic ndodh me fruthin, linë e dhenve, apo me semundje të tjera, për të cilat ne tashmë i kemi vaksinat. Megjithatë, ka vend për optimizëm, sepse historia ka treguar se njerëzit përpiqen të dalin fitimtarë mbi natyrën".

Doktor Espanza thotë se studjuesit besojnë se, në se ata do të kenë mundësi ta manipulojnë trupin, në mënyrë që të krijojë një përgjigje imunizuese para infeksionit, atëhere ata do të mund ta parandalojnë transmetimin e virusit HIV, por ai paralajmëron se për prodhimin e kësaj vaksine do të mund të duhen vite të tëra.

"Vitin e kaluar, ne lejuam përdorimin e vaksinës për virusin e ashtuquajtur rotavirus, që shkakton diharrenë tek foshnjet. Por ky virus u zbulua në vitin 1974, pra 10 vjet para virusit HIV. U deshën shumë vjet për zbulimin e kësaj vaksine. Kështu janë këto lloj kërkimesh shkencore. Ne i zhvillojmë kërkimet tek njerëzit e shëndoshë. Shqetësimi ynë i parë është siguria e eksperimenteve. Dhe rotavirusi është një shembull i mirë për një vaksionë, që nuk parandalon infeksionin, por që parandalon sëmundjen. Pra, ka një numër shembujsh në shkencën e vaksinologjisë, nga ku ne mund të mësojmë".

 Dr. Lawrence Corey, që kryesoi konferencën për SIDE-n, thotë se parashikon, që një vaksinë për virusin HIV e efektshme do të kishte një ndikim jashtëzakonisht të madh.

"Ka një numër të madh modelesh matematike të krijuara, sipas të cilave, në shumë raste, transmetimi i infeksionit ndodh gjatë viteve të hershme pas marrjes së tij… Një vaksinë, e cila e ndalon këtë, mund të ketë një ndikim më të madh tek transmetimi i infeksionit, nga sa ne e kemi menduar".

Shumica e shkencëtarëve e kanë pranuar idenë se nuk mund të shpresohet të kontrollohet përhapja e virusit HIV, duke kontrolluar mënyrën e sjelljes së njerëzve, duke paralajmëruar kundër tyre, si marrëdhëniet seksuale pa mjete mbrojtëse, përdorimi i drogës dhe transmetimi i virusit HIV nëpërmjet ushqyerjes së foshnjeve me gji.

Doktoresha Glenda Gray, flet gjerë e gjatë për këtë cështje. Ajo është bashkëthemeluese e një grupi studimor që i ka përqëndruar kërkimet për virusin HIV tek foshnjet, në fazën kur ato janë ende në barkun e nënës, në Soveto, të Afrikës së Jugut, ku virusi HIV ka përmasat e një epidemie. Për nënat jugafrikane të infektuara me HIV, thotë ajo, mundësia e transmetimit nëpërmjet ushqyerjes me gji është e keqja më e vogël mes dy të këqijave.

"Imagjinoni, sa herë që i jepni për të pirë fëmijës dhe jeni e infektuar me virusin HIV. E dini se qumështi është i infektuar me virusin HIV e megjithatë duhet t’ja japin atë foshnjes, sepse zgjedhja tjetër e vdekjes, ajo nga uria, është edhe më e keqe. Pra gratë afrikane të infektuara me virusin HIV, nuk kanë zgjedhje tjetër dhe ne duhet t’u japin atyre një zgjedhje. Dua të them se mund ta ndryshosh botën, apo mund të zbulosh vaksinën. Nganjëherë është më e lehtë të zbulosh vaksinën, se sa të mund të ndryshosh botën".

Doktoresha Gray është aktualisht njëra prej studjuesve që po eksperimentojnë vaksinën e virusit HIV në Afrikën e Jugut. Si mjeke, ajo thotë se të shpëtosh një jetë njeriu është dicka thelbësore për profesionin. Por ajo shton se është pikërisht zemra e saj dhe ndjenjat, që e kanë drejtuar për ta marrë përsipër këtë sfidë.

"Kam parë shumë fëmijë të vdesin nga virusi HIV, shumë nëna. Kam parë një komb të tërë të shkatërruar prej tij. Ne jetojmë krah për krah me vdekjen. Sa herë që kaloj me makinë para varrezave, shoh varre të reja. Kjo të del vazhdimisht para syve dhe nuk mund të rrish duarkryq pa bërë asgjë për këtë".

Shumë studjues shpresojnë se pikërisht tani, një nga të panjohurat më të mëdha në ekuacionin e përpjekjeve për zbulimin e vaksinës për virusin HIV, po zgjidhet. Studimi i tanishëm i doktoreshës Gray është pjesë e programit më të madh në shkallë botërore për kërkimet klinike mbi SIDE-n. Në bashkëpunim me Institutin amerikan të Shëndetësisë, programi është në fazën e eksperimentimit të 17 vaksinave të ndryshme, në të 5 kontinentet e botës.

Burimi Lajmit: Voice of amerika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok