21/11/2024

SOT U MBYTA ME POEZI PËR ATËDHEUN

0

NGA KALOSH ҪELIKU

 

(Ëndërr e çuditshme)

 

Kohën e fundit, shoh ëndrra të çuditshme

Mes të gjallëve, dhe të vdekurve. Varreve.

Jo, si dikur në Katund. Kur, më vidhnin

Xhindet, mes Nanës dhe Babait nga shtrati.

 

Dhe, më hudhnin gjithë Natën dorë më dorë

Përmbi çati të shtëpive. Edhe, majë Lisave:

Shelgjeve, të Babait me  Lisa, rreth Livadhit

Pak, para Agimit: tinëz, më kthenin në shtrat?!

 

Nxënës,  asaj kohe. Po, si dikur në Katund

Edhe, klasë. Ashtu, në banka me tri rende.

Librat e Këndimit, mbi bankë kokë më kokë

Vjershave, Rilindasëve Shqiptar, nën flokë.

 

Papritmas, dikush, nxorri një ibrik birrë

Dhe, ia dha një vajze klase ta shpërndajë:

Bankë më bankë. Sipas traditës Shqiptare.

Ajo kaloi te rreshti tjetër. Bankën e radhës:

Harroi, Mua Poetin?! U zgjova. Iku ëndrra.

Ora 02. Pasmesnate. Dola, disi në kuzhinë

Dhe, vrik e piva një shtamë “hallall” me ujë…

 

 

(Natë Mistike tek

“Parku i Grave”)

 

Moti, nuk e kisha pritur Natën e Madhe

Agimin. Dëllinjave, te “Parku i Grave”.

Asaj kohe, strehime. Sot, pisha heroike

Si, nxënës i Shkollës Normale, në Shkup:

Me cuca rome asgane. Dhe, “maqedonase”.

 

Vërtetë,  moti: nuk e kisha pritur Natën

Dikur, me cuca azgane, xhylvetare.

E prita Sonte, fillkat vetëm si Poet:

Terrin. Zogjtë, dhe vetëm me një poezi:

 

Sonte, Natën e prita me këngët e zogjëve…

 

(Lëmësh është përzier

Dita me Natën)

 

Po. Lëmësh, më është përzier Dita me Natën

Nuk e di asesi, kur është Ditë. Dhe, kur Natë.

Edhe, pse: e kaloj Ditënatën, te “Parku i grave”?!

 

Herët, zgjohem me Natën. Ëndrrat tmerruese

Ditën e Djeshme, tek “Parku i Grave”’:

Dhe, nuk e di: a, është Ditë. Apo, Natë?!

 

Megjithatë, e pres Diellin te “Parku i “Grave”…

 

 

(Tri Nuse m’i shtinë në koçi

te Pragu Shtëpisë vënë pusi)

 

Kurrë, nuk vëndosa unaza në gisht

As fejese. Dhe, as martese në kishë:

Katund. Kërçovë. Shkup. Prishtinë.

 

Amani, mos ta them. Edhe, në xhami

Edhe, pse: si student në Prishtinë:

Nateditë rrugëve. “Gërmi”. Universitet.

Pesë gishtat e dorës i pata plot me unaza:

Zemër. Gjarpër, Dy plumba, Simbol Vdekje.

Dhe, tri bira plumbi në kokë. Sheshirin e zi:

Me shkrimin: Kërkoj një Varr për të vdekur!

 

Gunën e zezë, deri në fund të këmbëve

Zingjirë argjëndi përqafe, gishta e duar.

Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut në gji

Shqiponjën Dykrenare të Skënderbeut.

Atë: të Ismail Qemalit. Historisë përmbrapa

Që, i vinte tinëz edhe në Durrës: Dy-tri hapa.

Engjëllin Grua para: Dy të Tjerat përkrahu

Prinin, nateditë  në Luftë me Penë për Liri.

 

Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë

Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:

Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe

Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.

 

Vitet, Sot: kanë ikur aq Larg. Ika, dhe Unë

Përshkak, tinëz të një pusie për Nuse Lirinë.

Përçudi, ende Sot: jam gjallë mes dy pusive:

Lirisë, të Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.

Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi:

Matanë Pragut. Tinëz, nën  Rrapin Historik

Brez pas brezi, pas porte: më vënë pusi…

 

 

(Sot u mbyta me poezi

për Atëdheun)

 

Im Vëlla, gjatë Shkollës Mesme Normale. Shkup

Përderisa, bridhja rrugëve. Diskotekave NATËS:

Netëve të gjata, në Shkup. Tek “Parku i Grave:”

Dhe, shkruaja për “pula”: dhe, “gjela” gardhi?!

 

E dija vetë, se: ku e kishte fjalën, artistike

”Nuk ka problem. Asaj kohe, isha Poet i Ri.

Edhe, pse: u rrita herët mes Rilindasëve

Poezive tyre nën hijen e Lisit midis Livadhi

Rrëzë Ҫuke, me Lisat dhe lena  mbi kry.

Nuk e shkruajta asnjë vjershë për Atdheun

Pëveçse, vjershave: Mirëse erdhe dallëndyshe

Lejleku, në Lis. Dhe, në Shkup: Bilbili shkruan.

 

Prishtinë; Poezitë, Hi. Kemi hëngër, edhe gurë.

Dhe, Sot: O, u mbyta me poezi për Atëdheun

Përçudi, Nesër: Unë, ende e dua Mëmëdheun!…

 

 

(Partia ime Sot për Sot

është Poezia Erotike)

 

Partia ime politike, Ehu! Sot, për Sot

Ende, është Poezia: Xhadia, Erotike.

Mund të shani, ju: Dhe, Gratë Besnike.

Nuk ka problem. E pranoj,  Shtegun:

E, Grave Besnike, te “Parku i Grave”.

 

Megjithatë, burra: Gruaja ime Besnike

Sot për Sot, ende është: Poezia Erotike…

 

 

(Gruja besnike)

 

I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe, Miken Di

Vetëm Poezinë nuk mund ta përzë. Nuk ikë.

 

Është, Grua besnike. Xheloze, e do Burrin…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok