21/04/2024

Sot nuk është dita e mësuesit! Eshtë dita që legjitimoi diktaturën në arsim!

0

Nga Enver Bytyçi

Sot është shtatë marsi. Eshtë dita kur u hap shkolla e parë laike në Shqipëri. Komunizmi ateist e shpalli si ditën e Mësuesit dhe sot vazhdojmë ta përkufizojmë si të tillë. Në fakt mësues Shqipëria ka patur shumë shekuj para vitit 1887. Universiteti i parë u hap në Durrës në vitin 1380, para se të hapej universiteti i parë gjerman në Heidelberg.Universiteti i Durrësit kishte pedagogë (mësues) shqiptarë. Madje mësuesi në Shqipëri ka ekzistuar që në lashtësi, në mos në prehistori. Nuk ka lindur profesioni i mësuesit në vendin tonë në fund të shekullit XIX! Kjo datë legjitimon shpifjet serbe për shqiptarët si “njerëz me bisht”!

Shtatë marsi i vitit 1887 u shfrytëzua djallëzisht për të edukuar te shqiptarët ateizmin. Në shekullin e 19-të nuk kishte ndonjë datë që simbolizonte ateizmin dhe gjetën këtë datë që shënon laicizmin e arsimit shqip. Ndërkohë para shkollës së parë laike shqipe kanë ekzistuar shkollat françeskane, domenikane dhe shkolla të tjera, ku është mësuar edhe gjuha shqipe, letërsia shqipe, kultura dhe historia shqipe, përveç religjionit. Këto shkolla që datojnë që nga fillimi i shekullit të XVI kishin mësues shqiptarë, priftërinj katolikë të zotë e atdhetarë të jashtëzakonshëm. Ata kanë lënë gjurmë në historinë tonë. Si mund të mendosh se Shqipëria kishte krijues në gjihën shqipe si Pjetër Bogdani dhe të besosh se ajo nuk kishte mësues në atë kohë?! Absurdi i diktaturave të bën budalla!

Megjithatë historinë e shkollave fetare në Shqipëri me mësues shqiptarë priftërinjtë katolikë askush nuk e studion. Ata që studiojnë periudhën në fjalë janë akademikë që nuk pajtohen me faktin se Shqipëria kishte mësues edhe para 7 marsit 1887. Ata seleksionojnë dokumentet, fshehin faktet, zhdukin provat, sepse janë akademikë ateistë të pandreqshëm. Edhe pse kanë kaluar mbi 30 vite nga rrëzimi i diktaturës, këta akademikë vazhdojnë të kryejnë misione anti-historike në shërbim të saj. Dhe kur ngrihen zëra kundër tyre përdorin fjalorin e diktatorit të dikurshëm e të këtij të sotmit “sharlatanë”!

Zot na ruaj nga fallsifikatorët e historisë së shqiptarëve! Sot nuk është dita e mësuesit! Me mësuesin vetëm se spekullohet. Eshtë dita e ateizmit në emër të laicizmit. Eshtë dita e përligjjes së diktaturës në histori, arsim e kulturën shqiptare. Sepse duktaturat nuk marrin formën e tyre të plotë, nëse ato nuk kapin edhe kulturën. Ndaj ndodhi shembja e Teatrit Kombëtar! Tani e ka radhën Muzeu Historik Kombëtar! Dhe mësuesit që dërgojnë nxënësit në këtë muze, do të duhet të kënaqen se pushteti i nderon ata me pak laicizëm të shpifur, të shndërruar në ateizëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok