23/12/2024

Sot është momenti i fundit kur demokratët duhet t’i thonë jo farsës

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Mbrëmë pamë një shfaqje turpi të marrëdhënies midis atij që quhej kryeopozitar dhe përfaqësuesit numër dy të mazhorancës, kartel i drogës. Natën, fshehtas, madje duke ikur me vrap nga sikleti, u takuan në një shtëpi “motel” dy “gjelat” e parlamentit, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe shefi i grupit parlamentar të Rilindjes, Taulant Balla.

Komedia kthehet në tragjedi kur e dimë se si dhe sa herë janë mohuar këto takime. Kur kemi parë se si AliBashistët kanë akuzuar Sali Berishën për “intrigant” kur ai denoncoi këtë aferë! Por mbi të gjitha, kjo komedi është shkaku i tragjedive elektorale dhe rrënimit të demokracisë në Shqipëri. Ky “trimi” i PD-së, Luli pra, natën bën pazare me kundërshtarët politikë të demokratëve dhe ditën na hiqej si anti-estabilishment! Natën bënte pazare me Edi Ramën përmes njeriut më të afërt të tij dhe ditën u shiste shqiptarëve “Trekëndshin e Bermundës Rama-Berisha-Meta”! Ndërkaq ky takim i fshehtë i 3 dhjetorit 2022 e thellon dyshimin për takimin e natës së 17 majit 2017.

Mbrëmë ranë të gjitha alibitë! Prandaj të gjithë ata që kanë kandiduar për kryetar bashkie ose në këshillat bashkiake në emër të Lulzim Bashës dhe Alibathës kanë rastin të tërhiqen nga gara pa kthim dhe t’i bashkohen Partisë Demokratike që bën opozitën reale e të vërtetë! Prej mbrëmë nuk ka më dilemë. Kush kandidon dhe kush voton AliBashën ka kandiduar për Edi Ramën dhe Erion Velinë dhe ka votuar për Rilindjen!

Pavarësisht çfarë ka ndodhur deritani, sot është momenti i fundit kur demokratët e gënjyer të Ali Bashës duhet t’i thonë jo farsës, jo tradhtive politike, jo bashkëpunimit me Edi Ramën! Asnjë votë e demokratëve të gënjyer ose jo nuk duhet të shkojë për Rilindjen! Bëjeni sot demokratë, sepse nesër do të jetë vonë! Dhe nëse vonohemi, treni na ikën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok