22/12/2024

Sot çeli siparin edicioni i 24-ër, i Panairit të Librit

0
Albert-Zholi

Nga Albert Z. ZHOLI

Pas një ndërprejeje për shkak të Covid-19, sot në Pallatin e Kongreseve hap siparin edicioni i 24-ër i Panairit të Librit. Festa e librit  tashmë është kthyer në traditë ku për më shumë se 23 vjet dashamirësit e librit frekuentojnë ambientet e Pallatit të Kongreseve .  Për të gjithë lexuesit e rregullt, ky panair është një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për gamën e madhe të shtëpive botuese dhe për numrin e madh të titujve. Ndryshe nga vjet ku Panairi u zhvillua online, dhe, çdo gjë u munduan që t’i përshtatej virtualitetit për shkak edhe të pandemisë së COVID-19 këtë radhë festa e librit do të jetë si gjithmonë me përmasat festive kolektive. Pra Panairi i librit 2021 do të organizohet këtë vit normalisht, përgjatë pesë ditëve konkretisht në datat 17 dhe deri më 21 nëntor ashtu siç janë zhvilluar 23 edicione.  Ky event do të zhvillohet si gjithmonë në Pallatin e Kongreseve dhe do t’ju vijë në ndihmë të gjithë lexuesve, por jo vetëm, që të kenë mundësi që të shikojnë nga afër të gjithë librat dhe të kenë një mundësi të pafundme zgjedhjeje. Edhe këtë vit ky panair organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë që do të thotë se edhe kujdesi në lidhje me të gjithë eventin dhe përzgjedhjen e gjithçkaje do të jetë maksimal nga organizuesit. Edicioni i 24-të i Panairit të Librit në Tiranë, “Tirana 2021” do të mbahet nga 17 deri më 21 nëntor 2021 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Shoqata e Botuesve Shqiptarë, organizatore e panairit ka bërë të ditur se panairi, që nis sot, do t’i  kthehet formës së vjetër tradicionale me ekspozimin e librave nga botues të ndryshëm. Gjatë këtij panairi, sipas organizatorëve do të ekspozohen botime më të mira të autorëve shqiptarë dhe të huaj, sidomos botimet e  viteve të fundit. Sipas organizatorëve nga botuesit  premtohet ulje çmimesh për librat e ekspozuar dhe në fund do realizohet edhe ndarja e çmimeve të panairit në disa kategori. Pjesë e panairit si gjithmonë do të jenë dhe botuesit kosovarë, të cilët, sipas Shoqatës së Botuesve të Kosovës do të prezantojnë botimet e tyre më të reja.

Panairi dhe Covid-19

Ky panair po zhvillohet në kushtet e Pandemisë por organizatorët kanë marrë masat përkatëse.  Kjo për arsye se ndryshe nga një vit më parë Panairi i 24-ër i Librit do të zhvillohet, fizikisht, në Pallatin e Kongreseve. “Për të mos përsëritur një edicion të Panairit të Librit, si ai i kaluari që u realizua online, botuesit duhet të tregohen të përpiktë në ndjekjen e masave të nevojshme kundër përhapjes së COVID-19”.- theksoi Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, në Konferencën për shtyp. Vetëm kështu  do të kemi një panair sa më të shëndetshëm. “Pasi vlerësuam shumë seriozisht situatën shëndetësore, që po kalon Shqipëria, kemi menduar që ta bëjmë këtë aktivitet të realizueshëm, duke zbatuar të gjitha rregullat dhe praktikat e ndjekura edhe në këtë periudhë”,  vuri theksin Petrit Ymeri ndaj ai ju kërkoi botuesve që të marrin masa për vaksinimin e të gjithë punonjësve apo të personelit që do të jenë në stendat, si dhe në ambientet e Panairit të Librit. Këto masa do të shmangin riskun e përhapjes së virusit, si dhe do të bëjnë të mundur realizimin e një panairi pa problematika shoqëruese. Kundërvajtësit do të gjobiten apo penalizohen në bazë të ligjeve apo rregullave në fuqi. Të gjithë ekspozuesit do të dorëzojnë paraprakisht tek organizatorët e Panairit listat dhe dokumentacionin e duhur që vërteton vaksinimin e plotë me dy doza. Nuk do të lejohet asnjë subjekt apo person të marrë pjesë në Panair pa u vaksinuar”- përfundoi ai.

Shtëpitë Botuese “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG” befasitë e këtij Panairi

Për çdo vit në Panair 3 shtëpitë botuse “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG” kanë qenë befasitë e Panairit. Këto shtëpi botuese dallohen për librat cilësorë, autorë të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe për cilësinë e botimit. Secila prej tyre vjen në Panair me mbi 50 tituj të rinj të autorëve më në zë, por edhe me libra të tjerë me karakter historik dhe monografi që kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok