16/11/2024

Sot 34 vjetori i martirizimit te poetit disident hero te fjales se lire Havzi Nela! Edvin, Kerko ndjese!!

0

Edvin, sot eshte dita qe duhet te denosh firmen e xhelateve, nder te cileve edhe te babait tend, per varjen e tij.

Kerko ndjese!!

Nga Sali Berisha

Te dashur miq,

Sot mbare kombi shqiptar perulet me nderimin me te madh para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te  martirit te lirise, poetit disident, heroit te fjales, Havzi Nela, i cili 34 vjet me pare u var per fjalen e lire per vargjet e tij ne sheshin kryesor te qytetit te Kukesit me firmen e xhelateve te diktatures staliniste Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai bilogjik i Edi Rames.

Ky akt horror qe deshmon fytyren mizore te diktatures hoxhiste, kishte synim kryesor jo vetem hakmarrjen primitive te xhelateve te regjimit por edhe terrorizimin e popullates ne teresi dhe inteligjences shqiptare ne veçanti dhe te vriste pa lindur çdo varge apo fjalen e lire.

Nderim perjete poetit disident Havzi Nela.

Ketu me poshte keni nje poezi te poetit Havzi Nela dhe nje status per te birin e xhelatit Kristaq Rama qe se bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosi varjen ne litar te poetit disident.

– Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet

Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era

Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;

Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë

Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

-Sot eshte nje dite qe mund te beheshe njeri

Edvin!

Sot eshte 34 vjetori i varjes ne litar ne sheshin qendror te qytetit te Kukesit te poetit disident Havzi Nela, me firme te xhelateve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tend biologjik.

Sot eshte nje dite qe Edvin Kristaq Xhelati mund te  “vare” brenda vetes çnjerezoren e neobllokmenit dhe te tregoje qofte dhe per pak çaste nje grimce ndergjegje te njeriut te qyteteruar, te denoje krimin mizor te te atit te tij xhelat dhe t’i kerkoje ndjese publike familjes dhe se paku botes se letrave per varjen me firmen e Ramiz Alise dhe Kristaq Rames te poetit disident Havzi Nela. Keto pak rreshta nuk i shkruaj per politike por si nje apel per ngadhenjimin e njeriut mbi antinjeriun!

facebook.com/SaliBerisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok