06/10/2024

Sondazhet e sajuara dhe shpërthimi i militantëve partiak!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Tashmë kur na ndajnë pak më shumë se katër muaj nga zgjedhjet e rregullta parlamentare, partitë politike, në veçanti pushtetarët i kanë ndezur motorët për aktivizimin e të gjithë mekanizmave për mashtrimin e sërishëm të elektoratit!

Ka ikur koha e mashtrimeve, harrojeni 50 %-shin

Njëri ndër mekanizmat më të sofistikuar për mashtrimin e qytetarëve janë sonadazhet e sajuara (paguara) nga pushtetarët, përmes të cilave synojnë sërish të mbeten në pushtet! Sondazhet janë edhe një mekanizëm mbrojtës nga dështimet e qeverisjes katërvjeçare, për t’i hipnotizuar qytetarët për kinse mbështetjen e madhe që e kanë tek popullata e mashtruar katër vite më parë!

Ditëve të fundit më ka rënë të lexoj dhe dëgjoj për sondazhe të ndryshme të partive politike. Për dallim nga sondazhet e partive opozitare që janë brenda imagjinatës dhe realitetit të kapshëm politik, sondazhet e sajuara të pushtetarëve janë përtej imagjinatës njerëzore!

Një herë ka ndodhur mashtrimi i madh dhe nuk perseritet më, sikurse që nuk perseritet më tradhtia politike që i bëri Vjosa Osmani elektoratit rugovian të LDK-së!

Sondazhet produkt i frikës nga humbja e pushtetit

Sondazhet përveqse dëshira për mashtrimin e elektoratit, vijnë edhe nga frika e humbjes së psuhtetit. Andaj, pushtetarët i kanë aktivizuar të gjithë mekanizmat për ta trullosur elektoratin me parashikime të porositura për kinse fitore historike të radhës!

Njëra ndër parashikimet më të sëmura të servilve të pushtetit është edhe ajo e kinse të fitores me 80 % të Vetëvendosjes me aleatët-Guxo dhe Alternativa, subjekte këto të shkrira në LVV!

Sikur të ishte ndryshe, Guxo dhe Alternativa do të garonin të vetme ose në koalicion me LVV-në.

Por, e “mira” e tyre është që LVV në këto zgjedhje nuk i ka pranuar as si subjekte ekzistuese, por vetëm të shkrira në listën e saj zgjedhore!

E mira është se ka ikur koha e mashtrimeve dhe po vjen koha e përballjes së LVV-së me zhgënjimin e qytetarëve, të cilët jo vetëm që nuk do t’i votojnë më, nuk ka forcë politike që i motivon me dalë në zgjedhje!

Pa dashur të anoj nga asnjë subjekt politik, fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë ai subjekt politik që i motivon për dalje në zgjedhje elektoratin pasiv, të thyer dhe zhgënjyer deri në palcë nga mashtruesit e pandërgjegjshëm politik!

Ka ikur koha e mashtrimeve, po vjen koha e perballjes së mashtruesve me zhgenjimin e qytetareve.

Punoni për shtet sikurse për shtëpinë e juve

Për ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe nashtruesve politik, në gjysmën e dytë të dekadës së tretë të lirisë, Kosovës i duhet një fillim i ri, me njerëz të rinj dhe ide të reja për ta ndryshuar mentalitetin aktual qeverisës, gjegjësisht të marrjes gjithçka nga shteti në atë të dhënjes gjithçka për shtetin, për t’u shkëputur një herë e mirë nga të gjitha dukuritë negative të së kaluarës.

Në përfundim të këtij shkrimi, lexuesve të këtyre rreshtave po ua shpalosi dëshirën time jetësore e cila nuk ndërlidhet me karrierë politike, por që t’iu tregoj politikanëve lakmitar sesi punohet për shtet pa marrë asgjë prej tij dhe t’iu dëshmoj sesi iu shërbehet qytetarëve ndershmërisht pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

Dyzetetri vite i kalova duke i shërbyer atdheut tim dhe bashkatdhetarëve pa marrë asgjë, duke dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e përbashkët.

Kjo ma shton ndjenjen e krenarisë dhe pasurisë shpirtërore njëkohësisht.

Zoti i bekoftë bashkombasit e mi në vendlindje dhe diasporë!

Florim Zeqa

28.09.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok