09/11/2024

Skënderbeu gaboi që i dëgjoi këshillat e Papëve

0

Nga Gjon Keka

Dëmin më të madhë Gjergj Kastriotit ia bënë lëvdatat e Papëve ,sidomos Papa Piu II i cili e këshilloj t’i prish traktatet e paqes me perandorinë otomane.

Duhet ditur një gjë se Gjergj Kastrioti kishte vendos stabilitet pas forcimit që i bëri shtetit të tij ,dhe një paqe me Perandorinë otomane ai e bëri për të ruajtur ato pjesë të Arbërisë së tij që i kishte rimarrë me gjak e djersë. Por ishte këshilla e gabuar e Papës Piut II i cili e udhëzoj atë të prish traktatin e paqes me sulltanin. Një gabim ky që i kushtoj më pas Gjergj Kastriotit ,sidomos pas vdekjes së Papa Piut në Ankona. Si duket as vetë Papa nuk e kishte llogarit këtë se një prishje e marrëveshjes së tillë do t’i bënte tepër dëm Gjergj Kastriotit dhe shtetit të Arbërit të ndërtuar me sakrificë ,gjak e me djersë të madhe.

Prandaj ,pas prishjes së traktatit të vitit 1462 ,askush më nuk u interesua për Arbërinë, as vetë Papa Pali i Ii edhe si të tjerët me fjalë e lëvdata e ngopën Gjergjin ,por nuk kishte vepra mbrojtëse e as ndihma në përballje e gjithë asaj makinerie të Perandorisë otomane të asaj kohe.

Këshillat e gabuara të papëve i kushtuan Gjergj Kastriotit tepër shumë, pastaj Arbërisë e cila u bë qengji në therrtore i Europës , gjaku i arbërorëve të pafajshëm e mbrojti Europanë dhe civilizimin europian, gjaku i pafajshëm i cili u derdh për shkak të këshillave të gabuara të papëve.Pas vdekjes së Papa Piut II ,dhe dështimin të projektit të tij të cilën e pruri deri në Ankona kur edhe mbeti vetëm projekt në letër, Arbëria mbeti e vetme,Gjergj Kastrioti tanimë kishte prish traktatin e paqes me sulltanin me këshillën e papës, ndërsa sulltani tani kishte një urrejtje edhe më të madhe pas prishjes së traktatit edhe pse edhe vetë sulltani nuk mbante traktatet ,por i prishte sipas interesave të tij.Por në këtë rast prishja e traktatit të paqes së vitit 1462 nga Gjergj Kastrioti me këshillën e papës i kushtoi Arbërisë me gjak.

Ishte tepër vonë edhe për vetë Gjergjin tonë të madh i cili e kuptoi se prishja e asaj marrëveshje të paqes ishte një gabim sepse Arbëria dhe ai vetë u bënë si qengjat ne therrtore, dhe e gjithë kjo therrtore ndodhi për fajin e Papa Piut II dhe princav e mbretëve tjera të europës që nuk i dolën në ndihmë Gjergj Kastriotit për ta ndalë këtë të keqe të madhe për fatin e Arbërisë dhe Europësn në përgjithësi.

Nisur nga kjo në shtratin e vdekjes Gjergj Kastrioti i la një testament të mrekullueshëm birit të tij Gjonit, duke e këshilluar të rrij sa më larg Papëve , t’i respektoj ,por të mos i dëgjoj këshillat e tyre, as të mos lejoj t’i përzihen në punët e tij e të shtetit apo mbretërisë së tij.Këtë për shkak se e kishte kuptuar se sa me pasoja ishte që ai e dëgjoj këshillën e Papëve e sidomos Papës Piut II i cili nuk arriti ta realizonte planin e tij dhe as nuk la më pas vetes ta qonte dikush në fund sëbashku me Gjergjin tonë të Madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok