07/10/2024

Këngëtari i muzikës popullore Sinan Hoxha tashmë një ndër këngëtarët më të preferuar  nga të gjithë  brezat në Shqipëri, rrëfen për revisten Spekter se si është paragjykuar në fillim edhe nga kolegët e tij… për muziken që bënte, por kjo nuk ja ka zbehur aspak vezullimin dhe fitimet ku Sinani me modestin e tij nuk preferon t’i tregoj dhe përgjigjet me diplomaci “ njëra dorë lanë tjetrën” që përkthehet  në këtë formë  për të bërë një album  ai hedh shumë para… kështu që edhe fitimi padiskutim që është i madh … por ne të Spekterit  për të shuar kuriozitetin tonë dhe tuajin këmbngulëm,  duke mos e lën me kaq, ndaj pyetëm drejtuesit e shtëpisë diskografike “Super Star Record” me të cilët Sinani bashkëpunon prej kohësh… ata na rrumbullakosen një shifër goxha të majme plot 70 mijë Euro për një album… Në këtë intervistë ekskluzive ju garantojmë që mund të njihni këngëtarin në çdo këndvështrim, pasi ai ka cituar se ishte 100% vetvetja.

Tashmë janë bërë shumë vite që në startin tuaj si këngëtarë si  vijn momentet e para  të futjes në fushen e muzikës?
Fillimet janë të vështira për çdo artist, edhe unë si shumica e këngëtarëve të tjerë kam pasur shumë vështirësi.  Mendoj se mora përsipër “rriskun” ndryshe nga të tjerët, fatmirësisht populli e pëlqeu muzikën time. Kompozitorët në atë kohë ishin të shtrejnt, në pamundësi për të paguar aq shumë, kam huazuar nga muzika ballkanike nuk e mohoj, si këngë greke, romune, bullgare. Ajo pjesë është një e shkuar e largët, pasi kam arritur në një stad ku kam krijuar individualitetin tim në këtë fushë me krijime shqiptare.

Vështirësit e fillimit ku kanë konsistuar?
Kam punuar shumë për të pasur këtë sukses që kam aktualisht. Unë jam i mendimit që suksesin duhet ta kërkosh dhe kështu veprova. Me të vërtet që mua si Sinan suksesi më erdhi menjëherë, shumë kolegëve nuk ju erdhi mirë, madje pikërisht këngëtarët ishin ata që bënin sulm mediatik dhe merrnin për sipër të bënin dhe kritikët e muzikës, gjë që nuk ju përkiste fare. Thashethemet që dalin për këngëtarët, të jeni të sigurt që nga rrethi jonë  i këngëtarëve burojn. Fillimisht nuk e kuptoja që kishte kaq shumë brryla, por gjithësesi asnjëherë nuk kam reaguar keq ndaj përshtypjeve negative që shprehnin të tjerët kundrejt meje, me kalimin e kohës e kuptova që të jesh i njohur duhet të presësh dhe “rreziqet”, xhelozit. Por jam i lumtur që këta kolegë “xheloz” me heshtjen time arrita t’i kthej në miq.

Ju e keni fituar famën dhe jeni  futur bindshëm në tregun e muzikë popullore, por ka zëra që thonë se ju keni një audience të limituar dhe jo shumë elitare sa është i vërtet ky fakt ose jo?
Kjo nuk është aspak e vërtet, sepse kur realizoj një Koncert Recital në Pallatin e Kongreseve dhe ku bileta është 1000 lekë, nuk mendoj se këtë koncert mund ta shijojnë ajo pjesë e popullsisë që nuk ka para, pasi dhe kushtet ekonomike ftakeqësisht janë të tilla. Por, fraza dhe emërtime të tilla përsëri dalin nga këngëtarët. Gjithsesi unë jam i kënaqur që njerzit e duan muziken time, dhe për mua nuk ka rëndësi fare shtresa së cilës i përkasin fansat e mi.

Ka ndonjë tis misteri ose sekreti që ju Sinan keni thithur kaq shumë admirues?
Sinqerisht nuk ka asnjë lloj sekreti, mendoj se të punosh shumë arrihet çdo gjë. Pastaj jam një tip që nuk shpenzoj shumë kohë në kafene dhe nuk lë çdo gjë në dorën e fatit, pasi fatin ne mund ta ndërtojmë dhe vetë. Nëse mund ta quaj sekret është përshtatja e shijeve të publikut.

Ju keni nxjerrur deri tani 5 albume si ka ecur albumi i fundit “Ekzistoj” dhe publiku mund të ketë një album të ri sëshpejti?
Mendoj se boll fola për veten(qesh) nuk më takon mua të them se si ka ecur… kam 1 vit që  merrem me përgatitjen e albumit tim të ri. Ambicja është edhe më e fuqishme, sepse Sinani ka ndryshuar pak nga pak , nuk do të dija ç’të bëja sot nëse do shkëlqeja që në fillim. Albumi do të ketë 10 këngë ku kam bashkëpunuar me kompozitorët Ilir Behan me një balad, Florjan  Mamajesi, Alban Fortuna dhe me kompozitorin maqedonas Darka Dimitrova. Ndërkohë që vulën e orkestrimeve ia ka vënë mjeshtri Alban Fortuna. Dhe do të dal në treg në mes të verës.

Kësaj here do të keni bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, pasi të tre bashkëpunimet që ju keni bërë me Sonin, Artjolen dhe Ermalin kanë rezultuar të suksshëm?
Asnjëri  prej bashkëpunimeve nuk ka qenë i menduar, por kanë ardhur në mënyrë spontan. Kësaj radhe më duket i tepërt. Më vjen mirë që kanë korrur sukses dhe që të tre këngëtarët i vlersoj shumë
Për ju flitet se fitoni shumë a mund të na thoni  shifren që të na shuani pak kuriozitetin? 
Shifra që shpenzoj unë për albumet dhe klipet në veçanti është shumë e madhe kështu që njëra dorë lan tjetren… ne nuk e lëmë me kaq…

Meqënse Sinani është modest ne e zbuluam nga “Super Star Records” që na thanë se “  një album Sinani  shitet 70 mijë Euro. Një këngë që të jetë e suksesshme duhet të ketë…  tekst shumë të mirë, një melodi po të mirë shoqëruar dhe më një vidioklip të realizuar artistikisht, për tu bërë hit kënga varet shumë nga këngëtari që e këndon

Çfarë është muzika për ju?
Nuk më pëlqen kjo standartja që thonë të gjithë si p.sh: është jeta … dashuria…  është ajo me të cilën jam rritur dhe mund ta cilësoj si përplotësuesen e qënjes time.

Nëse nuk do të merreshit me muzikë, çfarë do bënte Sinani në jetë?
Nuk e emagjinoj dot veten jashtë muzikës, kështu që se kam iden

Çfarë mendimi keni për muzikën popullore dhe tregun muzikor në Shqipëri?
Unë mendoj se ky tranzicion muzikor që po kalon Shqipëria ka përfshirë padiskutim dhe vendet e tjera të ballkanit, kështu që gjërat duket se po shkojnë në vendin e duhur ku të mirët vezullojnë, publiku është selektuesi më i mirë. Dhe faji nëse muzika ka arritur në një pikë kritike nuk është fare i këngëtarëve , por i krijuesve të cilët nuk duhet të zhveshen nga përgjegjësit

Muzikën e krahasoni me… shqisen e shtatë që prek çdo ndjesi  delikate. Ju pajtoheni me një barcalet që ka dalur për këngëtarët që ka më shumë këngëtarë se polica?
Nuk pajtohem, ka mbingopje tregu, ku hynë të mirë dhe të këqinj, konkurrenca i ka selektuar, të mirët shkëlqejnë, të këqinjt në stol të rrezervave(qesh)

Mund të na thoni ndonjë sekret, qoftë dhe moment emocionues ose për të qeshur që qëndron jashtë vezullimit të një klipi që shikojmë në TV, e kam fjalën në shesh xhirimi?
Është e vërtet që publiku shikon vetëm 3 minuta klip… oh sa orë xhirim e lodhje ka. Eh do ju tregoj një pasazh të vogël kur po xhiroja një klip në Maqedoni dhe nuk e kuptoja mirë anglishten, pyesja stilistin  “ my pantallonat are beatyfulle… dhe ata qeshnin me anglishten time gjynafqare… por edhe këtë defekt po  e korrigjoj, sepse jam duke studiuar për tu adaptuar edhe me këtë gjuhë.

Meqënse ju keni bërë shumë turrne në vende të ndryshme të botës kë do të veçoni si vendin që ju ka pritur më mirë?
Shpresoj që të mos i ngelet qejfi emigrantëve tanë në Itali, Greqi dhe Londër, por do të veçoja turrneun e 5 viteve më parë në SHBA. Ku një fans i imi i çmendur shqiptaro-amerikan më vjenë në aeroport për të më pritur me një Limuzinë luksoze. Ai  e kishte iden e vipave si në Amerikë. Unë nuk kisha dëshirë të hipja dhe të shkoja përpara publikut me atë makinë, sinqerisht më dukej e tepruar dhe nuk pranova. Ai më shikonte i hutuar.  Kishte paguar qera 500 dollar, më erdhi vërtet keq për të, por u mundova që t’ia shpjegoja dhe nuk hipa në Limuzin, por Benzin e tij nuk e rrefuzova që edhe ai ishte i mrekullueshëm

Çfarë do na rrëfeni për jeten tuaj private, pasi gjithmon e keni ruajtur shumë sekret?

Gjatë gjithë karrierës time, jam i vetmi këngëtarë që nuk kam thashetheme rozë, pasi nuk më pëlqen stimulimi i këtyre elementëve për të dal në faqet e para të gazetave, por do të them një shprehje që dua ta përsëris veten në këtë rast mashkull si gjith të tjerët jam…

Look-u
Parfumi që përdorni…

Jam i fiksuar pas aromave kështu që kam koleksione të ndryshme parfumesh… por më të preferuarit mund të rendis Armany, Hugo Boss dhe Alur

Firma e preferuar e veshjeve tuaja klasike dhe sportive… klasike Armany, sportive Nike.

Kush kujdeset për pamjen dhe veshjen tuaj nëse ka persona… 
Veshjen ja besoj Joni Peçit, grimin dhe stilimin  Artur (….)

Çfarë do të dëshioroni të thoni në fund të intervistes…
Falenderoj Spekterin për ftesen që më dha mundësi të flas hapur, pa doreza ( qesh) dhe shpresoj që lexuesi të mos mërzitet kur të më lexoj, pasi kam qenë 100% vetvetja

Spekter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok