Simbolet që përdori principata e Kastriotëve
Nga Gjon Keka
Në kuadër të simboleve të kombit tonë arbëror europian më i rëndësishëm është konsideruar simbili i Principatës së Kastriotit.
Kështu në mesin e simboleve të kësaj familje fisnike arbërore gjejmë se principata e Kastriotëve kishte përdorur disa nga këto tri simbolet sikur që shihen bashkëngjitur.
Simboli i flamurit tonë që kemi edhe ne sot me Shqiponjën me të cilën identifkohemi si komb ishte pikërisht Shqiponja dhe ylli ky simbol i përgjithshëm i fisit apo principatës së Kastriotëve e cila në fakt u bë themeli i identitetit tonë arbëror europian.
Poashtu këtu përmblidhen edhe simbolet tjera domethënëse si kjo e simbolit të mbrojtjes, pastaj simbolit të kuvendarëve, apo kuvendeve sikur ai i Kuvendit të Lezhës së 2 Marsit 1444, dhe i Mbretërisë së Arbërit.
Disa nga këto simbole janë botuar me referencat përaktëse edhe në librat e mi mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.