08/10/2024

Sikletet e Blinken dhe sfidat e mëdha të Sali Berishës!

0

Nga Enver Bytyçi

Sali Berisha nuk ka lindur për t’u qaravitur. Ai nuk ka lindur as për sfida të vogla, me të cilat përballen gati të gjithë banorët e planetit. Sali Berisha bën gabime, por nuk bën gabime, të cilat e mbajnë peng në jetën e tij. Kjo sepse ai është krenar, mbart vlera, konservon një lloj integriteti, që rrallë kush mund ta marrë me mend. Prandaj ai është i destinuar të ballafaqohet me sfida të mëdha. Zoti i sprovon të fuqishmit, ata që kanë në dorë të japin mësimin e madh për shoqërinë njerëzore me siglën e të vërtetës!

Për këto arsye sekretari i Shteti,t Antony Blinken, ka gabuar kur mori vendimin e shpalljes së Sali Berishës non-grata. Madje jo aq me shpalljen e vendimit, sa me arsyetimin e atij vendimi. Nëse Blinken do ta dinte se do përballej me kongresmenët në Komisionin e Jashtëm, zor se do ta kishte marrë atë vendim. Sali Berisha do të bëhet shkak dhe pasojë e zbulimit të aferave midis Soros dhe Blinken e stafit të tij në Departamentin e Shtetit. Sepse në pamundësi të japë prova dhe fakte për arsyetimin e vendimit të shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Berisha, ai do të joshë senatorët, kongresmenët dhe median amerikane që të investigojnë se çfarë fshihet prapa atij vendimi. Kështu është kur i beson birit në shpirt të Sorosit, me emrin Edi Rama!

Berisha e nisi sfidën me padinë e tij në gjykatën franceze. Ndërkaq Blinken u tregua aq i verbër aq sa të mos mësonte se ish-kryeministri i Shqipërisë është mik i spikatur i familjes së madhe Bush. Dhe dihet se miku i “të zotit të shtëpisë” nuk dëbohet nga shtëpia! Këto që po ndodhin në Uashington janë një ogur i suksesshëm për Doktor Berishën, që ai ta fitojë sfidën e tij për dinjitetin. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar dikë që të përballet kaq guximshëm si Sali Berisha në emër të dinjitetit. Kongresmeni Lee Zeldin vetëm sa e nisi betejën e së vërtetës. Dhe e vërteta, edhe nëse vonon, ajo nuk zhduket, nuk asgjësohet.

Do të rrojmë e do të shohim se si ish-Presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, do të ringrihet, jo më në pushtet, por në dinjitetin e tij njerëzor dhe me këtë sfidë ai do t’i bëjë një shërbim të jashtëzakonshëm njerëzimit. Do të dëshmojë se e drejta dhe e vërteta nuk mund të kontestohen, se mashtrimi dhe intriga nuk janë të përjetshme! Me qëndresën dhe kuajon e tij Sali Berisha nuk do të shënojë histori vetëm për kombin shqiptar, por do të shënojë një akt historik edhe përtej kombit tonë, në vlerat e qytetërimit euro-amerikan, perendimor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok