21/12/2024

Siguria kombetare ne duar dordolecesh ose versioni serioz i ngjarjes!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Duhet qe nji ngjarjeje t’i shihen te gjitha anet, sidomos, kur parimisht ka nje cen ku mundesh me dyshue per cenin te sigurise kombetare! E pare ne plan imediat na jena te vetedijshem se s’kena asnje komponent real qe ne bind per siguri kombtare! Jena ne nje marredhanie te verbet besimi se na ka ne dore NATO dhe USA! Dhe na majftohena perballe lukunise se hajduteve tane qe bajne pasuri me sigurine kombtare!

Kthehena ne Gramsh, tek uzina, reparti, kapanoni apo ç‘a dreq forme ka ajo ngrehine! Dhe e shohim ne plan ushtarak! Quhet zone ushtarake! Praktikisht ruhet nga ushtare te armatosun! Njohes te mire te ligjit ushtarak! Ka nje rregullore prekjeje perimetri sigurie, mandej afrimi ne distance te caktueme e larg qofte me u afrue kush tek rrethimi! Po flas per zonen ushtarake si asht ne ligj dhe ne logjike!

Manej vijme tek dy ushtaret! Shyqyr qe i shpetoi Zoti nga ndonje thyrje kame e krahu! Po nuk i shpetoi dot nga turpi i madh i perdorjes! Ata duhej te ishin ushtarake ma para se sa me kane teserexhinj, duhej te mbronin me cdo kusht zonen per te cilen paguhen dhe mbi te gjitha dinjitetin e vet dhe te Ushtrise! Asaj qe kam ne mend une jo kte pacavuren tone! Ata ushtare duhen vue ne pranga! Duhen çue ne burg! Ata jane te paafte me vesh rroben e ushtrise! Ata u plagosen me sprajt  medemek dhe u qurraviten ne kamerat e ministrise se turpit te mbrojtjes! Perpara nje ministri fantazme, kukull dhe injorant! Popo, i ka te tria! E ma keq, abuzivist me dy mjeranë ushtare qe sillen si lecka ne spital per t’i nxjerre ne foto ne FB!

E zeme se ruset do te ishin terroriste! Tek ajo ngrehina uzine, larg qofte, te kete lende te damshme ne rast shperthimi! Ata hyjne, neutralizojne dy zhele ushtaresh qe kena lane na aty dhe e hedhin ne ere! Thjesht duke perdor mina te telekomandueme! Si ato qe prodhohen e shiten ne Shqipni me shumice e pakice, ne treg t’bardhe e te zi, nan hunden e policise dhe te SHISH!

Pra lavdi Zotit nuk qene te tille, po qlluen, simas shtetit tone hajdut, spiuna te agjendures ruse!

Spiunazhi asht medota e largpamesise! Te punesuemit e tij mendojne, veprojne dhe ideojne per neser e ne kohe te gjate! Iu pret puna… meqe i zbuluem kesaj here, heren tjeter kamuflohen ma mire! Nuk marrin ma sprajt po sende te tjera e kta qyqaret e ushtrise sone do flene nje jave ne vendroje!

Vs; Policia dhe Prokuroria duhet te japin kronologji te çdo minutshme te ngjarjes! Qe shqiptaret ta dine se çfare ndodhi vertet aty dhe ne ate vend qe te pakten mos te tremben edhe per sigurine kombtare siç tremben per buken e perditshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok