25/05/2024

Si sot, në vitin 330, Kostandini I, perandor i origjinës dhe gjakut dardan, përkushtoi Byzantium-in

0

Nga Jahja Drançolli

Si sot, në vitin 330, Kostandini I (c. 306-337), perandor i origjinës dhe gjakut dardan, përkushtoi Byzantium-in (Kostandinopojën, Stambollin e sotëm) si kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake Lindore, një akt që ndihmoi në shndërrimin e tij në një qytet kryesor të botës. Perandoria Bizantine, e quajtur shpesh Perandoria Romake Lindore ose thjesht Bizanti, ekzistonte nga viti 330 deri në 1453. Perandoria në fjalë ndryshonte në përmasa gjatë shekujve, në një kohë ose një tjetër, zotëron territore në Itali, Ballkan, Levant, Azinë e Vogël dhe Afrikën e Veriut!

Kostandini tërhoqi vëmendjen për faktin se qyteti i ri, shumë kohë më parë, ishte kryeqyteti i dardanëve dhe se tani e tutje kjo ndërmarrje kolosale ndërtimore e tij, dukej se realizoi të gjitha aspiratat e të parëve të tij të largët: vendlindjen e tij e ngriti në masën më të madhe të mundshme, duke reziduar në Romën e Re – Kostandinopojën (Stambolli sotëm), i cili u ndërtua në dalje të Dardaneleve, në zonën e sunduar dikur nga paraardhësi i tij i largët Dardani (Dardanus)!

Kostandinopoja, e ndërtuar në kufirin e dy kontinenteve, ajo kishte një pozitë të jashtëzakonshme strategjike, dhe gjatë gjithë shekujve të ekzistimit të saj (deri në ditët e sotme), është shquar për njërën ndër qendrat më të mëdha në botë. Nga shek. VI, numri i banorëve të qytetit është rritur në më shumë se gjysmë milioni. Perandori bizantin, Justiniani I (527-565), perandor bizantin, gjithashtu i origjinës dardane, pas zjarrit të madh që kishte kapluar kryeqytetin më 532, ngriti shumë objekte, ndër të cilat dhe objektin e madh të kultit, Shën Sofia. Përveç këtij monumenti të famshëm, është ndërtuar dhe gjykata perandorake, hipodromi si dhe shumë objekte të tjera më të spikatura të qytetit mesjetar.

Duke u ngjitur në shekuj të mesjetës, Kostandinopoja (Stambolli sotëm), u bëri ball sulmeve të shumta sllave, avare, persiane, arabe, bullgare, peçenege selxhuke, osmane, venedikase e ndonjë populli tjetër.

Pas një dobësim të gjatë të Perandorisë Bizantine, Kostandinopoja do të bie (më 29/V/1453) nën osmanët, të cilët do ta shpallin për kryeqytet të Perandorisë Osmane deri në vitin 1923, kur selia e Turqisë Moderne do të bartët në Ankara; emri Konstantinopol (në gjuhën osmane, Konstantiniye) është përdorur në përdorim zyrtar deri në vitin 1930!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok