01/02/2026

Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos

0
Nue-Oroshi

Nga Nue Oroshi

Vendimi i delegatëve të LDK-së ditën e djeshme më 31 janar 2026 , për votëbesimin e kryetarit të LDK-së edhe pse ishte shumë i ngushtë ai duhet të respektohet nga te gjithë.Po ashtu edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku duhet të mësoj nga gabimet në të kaluarën që bëri ish kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu i cili pasi e mundi Nexhat Dacin me një rezultat të ngushtë nuk e përfshiu fare në kryesinë e LDK-së. Më këtë rastë ndodhi ajo ndarja e dhimshme e LDK-së ku Nexhat Daci formoi një parti te re dhe i ndau një copë të mirë LDK-së e cila nuk u ngjitë kurrë .Më pas ,ajo që Fatmir Sejdiu ia bëri Nexhat Dacit ju kthye Fatmir Sejdiut nga ish këshilltari i tij Isa Mustafa. I cili pasi i mori partinë e pensionoj Fatmir Sejdiun dhe ky i gjorë edhe sot është i habitur se si ndodhi ashtu.Të njejtin gabim e bëri edhe Isa Mustafa me Donika Gërvallën kur nuk e la të futet mbrenda si delegate e Degës se LDK-së në Gjermani.Gabimi i Isa Mustafës ishte me Donika Gërvallën por jo edhe me Vjosa Osmanin. Vjosa Osmanin LDK që udhëhiqet në ato vite nga Isa Mustafa e pati futur edhe kandidate për Kryeministre të Kosovës. Më një fjalë edhe ky 46 % i delegatëve të LDK-së që kanë votuar kundër që Lumir Abdixhiku të jetë Kryetar i LDK-së  janë veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së që mëndojnë ndryshe për shkak të rezultatit të dobët të LDK-së , duke ra në një rezultat që është buzë greminës.Për të ringjallur LDK-në, duhet të përgaditet një koncept i ri politikë i cili do ti bashkoj të gjithë të larguarit nga LDK të bëhen përseri pjesë e LDK-së.Madje duhet të bisedohet edhe me Donika Gërvallën dhe deputetët e tjerë të krahut të ndarë të LDK-së me emrin Guxo që të shkrihet kjo parti dhe të kaloj pa kushte komplet në LDK duke ju bashkangjitur edhe deputetët e saj grupit parlamentar të LDK-së.Më këtë rastë ky grup parlamentar do të jetë grupi parlamentar i dytë dhe do të kishte dikund afërsisht  25 deputet. Këta 25 deputet do të kishin bërë një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Kosovës me fitusin e zgjedhjeve Albin Kurti ku Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri të jetë nga radhët e VV kurse Presidenti ti takoj LDK-së së bashkuar.Në politikë asnjëherë nuk është një gjë e pamundshme kur egziston vullneti politikë. Marrëveshjet politike nuk e dëmtojnë demokracinë.Ato e rrisin dhe e zhvillojnë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok