SHTRESIMET ARTISTIKE TE VARGU POETIK
Nga Timo Mërkuri
NJë nga karakteristikat e poezisë së Natasha Lakos është shtresimi kuptimor dhe artistik në vargun e saj ose e thënë më thjeshtë: kuptimshmëria dhe figurat artistike janë të vendosura në formë shtresash mbi apo anash njera tjetrës, madje në shumë raste njera shtresë ndikon në krijimin e shtresës tjetër kuptimore apo artistike. Shtresimi poetik, është i ngjashëm me dukurinë e shtresave natyrore, psh mbi shtresën (zonën) e tokës bujqësore kemi zonën pyjeve, mbi të cilën ndodhen kullotat malore dhe në majë fare është zona alpine me dëborë ose shkëmbinj, po ashtu dhe pllakat e gurëve janë dukshëm disa shtresore. Ashtu si në natyrë secila shtresë mund të shihet më vete, por vetëm kur e sheh në tërësi përjeton bukurinë e egzistencës, (në rastin e maleve) apo finesën artistike (të poezisë). Dukurinë e shtresimit në poezinë Natasha Lakos e gjejmë në dy aspekte: në shtresime kuptimore dhe në ato artistike, sigurisht pa shmangur dhe rastet e tjera. Le ta shohim këtë fenomen te poezia e saj”Letër kontinentale”, së pari në këto dy aspekte.
I-Poezia e Natasha Lako-s ka tipar stilistikor të vetin fragmentimin e vargjeve, i cili kushtëzon krijimin e shtresime kuptimore, pasi e ndan tekstin në fragme-nte e fraza të ndryshme, që forcojnë ndjenjën e ndarjes, mospërputhjes, izolimit, etj.Le ta shohim te vargjet e poezisë ku konsiston fragmentimi i tyre dhe si ai kontribuon në shtresimet kuptimore të poezisë:
-Fragmentarizmi në strofën e parë: “Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg, / për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra, / por më kryelarta nga fëshfërimat e tyre mbretërore.” përdoret për të shtresuar kuptime të ndryshme, duke thelluar kompleksitetin emocional e intelektual të poezisë.
1.Te vargjet:“Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg” fragme-ntimi krijon një ndarje midis aromave dhe dallgëve të detit që kanë mbetur larg, ndarje e cila pasqyron një ndjenjë nostalgjie për një përvojë të largët dhe të paarritshme. Aroma e dallgëve evokon kujtime dhe emocione të lidhura me detin, por fragmentarizmi e bën këtë përvojë të largët dhe të paarritëshme, duke shtresuar një ndjenjë mungese dhe nostalgjie.
- Vargu:“Për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra”përmban një ndarje të fuqishme midis pemëve dhe detit. Fragmentimi këtu nënvizon kontrastin midis pemëve dhe detit, duke krijuar një ndjenjë izolimi dhe privimi. “Pemët që nuk do ta shohin kurrë detin” janë metaforë për mungesën e përvojës dhe të lirisë, dhe verbëria e tyre simbolizon mungesën e
njohurisë dhe të përjetimit. Kjo ndarje thekson një gjendje të pashpresë.
- Te vargu:“Por më kryelarta nga fëshfërimat e tyre mbretërore”fragmentimi krijon një ndarje midis gjendjes së verbërisë dhe madhështisë së pemëve. Edhe pse pemët janë të verbra dhe të privuara nga pamja e detit, ato mbajnë një lloj madhështie dhe krenarie përmes fëshfërimave të tyre mbretërore. Kjo ndarje pasqyron një dualitet ku pemët dhe në mungesën e izolimin e tyre, ato ruajnë një lloj dinjiteti dhe fuqie. Fragmentarizmi këtu shtreson kuptimin e kontrastit midis pamundësisë dhe dinjitetit të brendshëm.
Pra, fragmentarizmi jo vetëm që krijon ndarje dhe kontraste të fuqishme në këto vargje, por gjithashtu lidh elementet në një rrjet kompleks kuptimesh që pasqyrojnë gjendjet emocionale dhe shpirtërore të individit. Ai ndihmon në krijimin e një poezie të pasur me shtresime kuptimore, duke thelluar ndjenjat e nostalgjisë, izolimit dhe dualitetit të përvojës njerëzore.
4.Krijimi i shtresimeve kuptimore përmes fragmentarizmit:
a)-Ndarja e aromave të dallgëve nga deti sugjeron lidhje të dobët e të largët me përvojat e së shkuarës, duke krijuar një ndjenjë humbjeje dhe nostalgjie për një kohë të pakthyeshme më.
b)-Pemët që nuk e shohin kurrë detin dhe janë të verbra krijojnë një imazh të qartë të izolimit dhe privimit nga përvoja e plotë e botës, duke nënvizuar një ndjenjë të mungesës dhe kufizimit në jetën e tyre.
c)-Edhe në gjendjen e tyre të privuar, pemët ruajnë një lloj madhështie përmes fëshfërimave të tyre mbretërore, duke reflektuar një kontrast të fuqishëm midis pamundësisë e dinjitetit të brendshëm. Kjo shtresë kuptimore thekson forcën e brendshme dhe bukurinë që mund të ekzistojë edhe në kushte të vështira.
Fragmentarizmi në këto vargje ndihmon në ndërtimin e një poezie të pasur dhe komplekse, ku çdo element i ndarë kontribuon në krijimin e një kuptimi më të thellë dhe të shumëfishtë të përvojës njerëzore.
-Fragmentarizmi në strofën e dytë:”Më vinte të këndoja, këtu shitet kripë, jo oqean, / le t’i shpallim algat përmendore.” krijon dhe pasuron kuptimet e vargjeve duke shtresuar kuptime të ndryshme dhe thelluar ndjenjën e ironisë e absurditetit.
1.Te vargjet: “Më vinte të këndoja, këtu shitet kripë, jo oqean”, fragmentimi ndihmon në krijimin e një kontrasti të fuqishëm midis kripës dhe oqeanit, ku kripa simbolizon diçka të zakonshme dhe të përditshme, ndërsa oqeani përfa-qëson madhështinë dhe pafundësinë. Fragmentimi krijon një ndarje midis këtyre dy koncepteve dhe nënvizon ndjenjën e privimit dhe mungesës së përvojës së plotë dhe lirisë. Ky kontrast thekson një botë ku madhështia dhe përjetimet e mëdha janë të paarritshme, duke krijuar një ndjenjë të izolimit dhe të fragmentimit të realitetit.
2.Te vargjet: “Le t’i shpallim algat përmendore” fragmentimi krijon një ndjenjë ironie dhe absurditeti. Algat, që janë të zakonshme dhe të rrëndomta, ngrihen si përmendore. Ky veprim është përpjekje për të nderuar si madhështore diçka të zakonshme e të parëndësishme, duke përforcuar ndjenjën e absurdite-tit në një realitet të përditshëm të varfër. Fragmentimi këtu krijon një ndarje midis vlerës reale e vlerës së supozuar, duke shtresuar kuptime që reflektojnë një botë të pakuptimshme.
3.Krijimi i shtresimeve kuptimore përmes fragmentarizmit
Fragmentarizmi këtu ndihmon në krijimin e shtresimeve të ndryshme kupti-more duke ndarë dhe kontrastuar elemente të ndryshme poetike. Këto shtresi-me kuptimore, siç shpjeguam më sipër përfshijnë:
a)-Ndarja midis kripës dhe oqeanit, si dhe shpallja e algave përmendore, krijo-jnë një ndjenjë ironie dhe absurditeti që reflekton një botë të përmbysur dhe të pakuptimshme.
b)-Kontrasti midis kripës dhe oqeanit nënvizon një ndjenjë privimi e mungese të përvojës së plotë dhe lirisë.
c)-Fragmentarizmi krijon ndjenjën e izolimit dhe fragmentimit të realitetit, duke pasqyruar një botë ku madhështia dhe përjetimet e mëdha janë të pa-arritshme.
ç)-Ngritja e algave si përmendore reflekton një vlerësim të gabuar të objekteve dhe përvojave, duke krijuar një ndjenjë absurditeti dhe izolimi (mosnjohje).
Përmes këtyre vargjeve, fragmentarizmi jo vetëm që krijon imazhe të ndara e të veçanta, por i lidh këto imazhe në një rrjet kuptimesh që pasqyrojnë komple -ksitetin e gjendjeve emocionale dhe shpirtërore të individit. Fragmentarizmi ndihmon në krijimin e një poezie që është e pasur me shtresime kuptimore, duke forcuar ndjenjat e izolimit, të kërkimit për kuptim dhe të përvojës së fragmentuar të jetës.
-Fragmentimi në strofën e tretë: “Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja, / për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona, / për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin” shfaqet si një teknikë që pasuron e shtreson kuptimet e vargjeve, duke krijuar ndjesinë e ndarjes dhe kompleksi-tetit emocional. Ai shfaqet përmes ndarjes së elementeve të ndryshme poetike dhe përdorimit të metaforave të fuqishme, të cilat janë të ndara nga njëra-tjetra por të lidhura në një kontekst më të gjerë të përvojës dhe emocioneve.
1.-Te vargu: “Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja” fragmentimi krijon një imazh të poetëve si hije që lëvizim në formën e pikave të shiut. Kjo ndarje midis poetëve dhe pikave të shiut shfaqet në formën e një metafore të dyfishtë që krijon një ndjenjë vetmie dhe shpërndarjeje të tyre në natyrë. Këtu pasqyrohen ndjenjat e fragmentimit të identitetit të poetëve, të cilët janë të shpërndarë si pika shiu. Ky imazh krijon një shtresë kuptimore që reflekton gjendjen e izolimit dhe të përkohshmërisë së tyre.
2.–Te vargu“Për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona”fragmentimi ndihmon në krijimin e një kontrasti midis kambanës qiellore dhe veprimit të Madonës që i bie. Kambanat lidhen me tinguj të rëndë dhe ceremonialë, ndërsa përfshirja e Madonës, një figurë e shenjtë, i jep një shtresë tjetër kuptimore, që nënkupton solemnitet dhe shënjtëri. Fragmentimi mes kambanës dhe veprimit të Madonës krijon një ndjenjë shkëputjeje dhe mistike, duke reflektuar një kërkim për kuptim dhe qetësi shpirtërore që është e rëndë dhe e vështirë për t’u arritur.
- Po ashtu, te vargu: “Për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin”fragmentimi krijon një efekt të pasqyrimit dhe përsëritjes, ku shurdhërimi kërkon shurdhë-rimin. Kjo përsëritje dhe ndarje sugjeron një gjendje izolimi dhe mbylljeje në vetvete. Fragmentarizmi këtu thekson mungesën e komunikimit dhe të zërit, duke krijuar një shtresë kuptimore që reflekton një dëshirë për mbyllje dhe për vetizolim.
4.-Krijimi i shtresimeve kuptimore përmes fragmentarizmit
Fragmentimi në këto vargje krijon imazhe të ndara dhe të veçanta, por gjithashtu lidh këto imazhe në një rrjet të ndërlikuar kuptimesh që reflektojnë kompleksitetin e gjendjeve emocionale dhe shpirtërore të individit.
a)- Ndarja e poetëve në hije dhe pika shiu, së bashku me kërkimin e shurdhë-rimit për shurdhërimin, pasqyron ndjenjat e vetmisë dhe të izolimit.
b)-Kontrasti midis kambanës dhe veprimit të Madonës krijon një ndjenjë solemniteti dhe shenjtërie, duke theksuar kërkimin për kuptim dhe për qetësi shpirtërore.
c)-Përsëritja e shurdhërimit pasqyron mungesë komunikimi dhe dëshirë për vetizolim, duke krijuar një ndjenjë të mbylljes emocionale.
-Fragmentimi në strofën e katërt: “Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë,/më vinte të këndoja./Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz/dhe nuk flasim për ato që thuhen në shtëpinë tonë pa dhé,/më vinte të këndoja”. ndihmon në krijimin e shtresimeve kuptimore që pasqyrojnë kompleksitetin e ndjenjave dhe përvojave. Duke shqyrtuar këtë dukuri në vargjet e përmendu-ra,analizojmë mënyrën se si fragmentimi kontribuon në thellimin dhe zgjeri-min e kuptimit të poezisë.
1.Ndërprerja e vargjeve dhe mungesa e lidhjeve të drejtpërdrejta midis tyre krijon një ndjesi izolimi dhe ndarjeje, që reflekton mbi vetminë dhe mungesën e komunikimit ndërmjet njerëzve, duke krijuar një atmosferë të largët e të ftohtë. Përdorimi i frazave të tilla si “kapakët e tokës” dhe “shtëpinë tonë pa dhé” sugjeron një ndarje të përhershme dhe të pashmangshme nga njëri-tjetri dhe nga vetë toka, duke shprehur një ndjenjë të thellë të izolimit ekzistencial.
2.Ndarja e vargjeve “Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë” dhe “Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz” pasqyron fragmentari-zmin e kujtimeve dhe reflektimeve, duke sugjeruar një ndërprerje të rrjedhës së kohës dhe kujtimeve, duke krijuar një ndjenjë të fragmentimit të përvojave dhe të kohës. Kujtimet e kaluara janë fragmentuar dhe ndarë nga përvoja e tashme, duke treguar një mungesë të koherencës dhe kontinuitetit në jetën e individëve.
3.Ndërprerja e vargjeve “më vinte të këndoja” në fund të të dy segmenteve krijon një ndjenjë të përsëritjes dhe kërkimit të pashtershëm për kuptim. Përsëritja e frazës “më vinte të këndoja” pas çdo fragmenti sugjeron përpjekje për të kuptuar dhe për tu dhënë kuptim përvojave dhe ndjenjave të fragmentuara. Kjo tregon një dëshirë për qetësi dhe kuptim në një botë të ndarë dhe të fragmentuar.
4.Ndërprerja midis vargjeve që shprehin marrëdhëniet e kaluara dhe realitetin e tanishëm krijon një ndjenjë të nostalgjisë dhe humbjeje. Ky fragmentarizim reflekton mbi ndryshimin dhe largimin e njerëzve nga njëri-tjetri, madje dhe nga vetvetja. Ndjenja e nostalgjisë për kohërat kur “kemi qenë shokë” është e ndërprerë nga realiteti i tanishëm i “ikur në njerëz,” (ishim shokë u bëmë njerëz) duke sugjeruar një ndarje të pandreqshme dhe një humbje të përhershme të lidhjeve të ngushta.
Krijimi i shtresimeve kuptimore përmes fragmentarizmit
Përmes këtyre vargjeve, fragmentarizmi jo vetëm që krijon imazhe të ndara dhe të veçanta, por gjithashtu lidh këto imazhe në rrjet kompleks kuptimesh që reflektojnë gjendjet emocionale dhe shpirtërore të individit. Fragmentari-zmi ndihmon në krijimin e një poezie të pasur me shtresime kuptimore, duke forcuar ndjenjat e izolimit, kërkimin për kuptim dhe përvojën e fragmentuar të jetës. Ndarja dhe ndërthurja e elementeve përmes fragmentarizmit krijojnë një ndjenjë të humbjes dhe të ndryshimit, duke pasqyruar kompleksitetin e ndjenjave njerëzore dhe të përvojave ekzistenciale.
II-Poezia “Letër kontinentale” e Natasha Lako-s interpretohet si një letër drejtuar gjithë kontinenteve, pra një mesazh universal që tejkalon kufijtë e një kontinenti të vetëm dhe i drejtohet mbarë botës. Poetja ka të drejtë tu drejtojë mesazh kontinenteve, pse si poete ka përgjegjsi dhe të drejtë për gjithçka ndodh (Poradeci). Termi “kontinentale”, që në këtë kontekst nënkupton diçka që i përket gjithë kontinenteve ose që lidhet me të gjithë botën, e shndron poezinë në thirrje ose reflektim global mbi përvojat, emocionet dhe ndjenjat që autorja dëshiron të shprehë, por mendoj se ky term e ka burimin te frymëzimi i poetes në pyjet e Vllahisë (siç më pohoi Lako) gjatë një vizite, ndoshta ky është shkaku që poezia ka një “klimë” kontinentale të cilësuar qysh në titull. Këtu e ka burimin dhe figura “mbretërore” e pyjeve dhe cilësimi I kupës qiellore si një kambanë.
Ka diçka të veçantë kjo poezi e Lakos, që bie në sy menjëherë porsa mendon për mesazhin e saj poetik, jo vetëm pse titulli sugjeron se mesazhi i poezisë është universal dhe ka për qëllim të komunikojë me njerëz nga gjithë pjesët e botës, jo vetëm se ky mesazh nuk është linear i drejtpërdrejtë, por kur vjen puna për zbërthimin e tij, shohim se ai është shumëdimensional, i shumëfishtë dhe i pasur me ndjenja, që mund të interpretohet në disa nivele e mënyra dhe konkretisht: a)-Ndjenja e mungesës dhe nostalgjisë e shprehur me vargjet: “Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg,/për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra,“, b)- Izolimi dhe ndjenja e mospërputhjes shprehur me vargjet:”Këtu shitet kripë, jo oqean,/le t’i shpallim algat përmendore.” c)-Kërkimi për kuptimshmë-ri dhe qetësi shpirtërore shprehur me vargjet: “Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja /për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona, /për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin.”, ç)- Kujtimet dhe reflektimet mbi kohën e kaluar shprehur me vargjet: “Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz/dhe nuk flasim për ato që thuhen në shtëpinë tonë pa dhé,/më vinte të këndoja.” dhe së fundi: Ndërgjegjësimi për kufijtë dhe ndryshimet në/e jetë-s, po ashtu shprehur te vargjet: “Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë/ më vinte të këndoja”, por e parë në aspektin e poezisë ekspresioniste, secili nga mesazhet e mësipërme zgjerohet dhe transformohet në disa shtresime kupti-more të ndjenjave dhe përjetimeve shpirtërore. Kështu mesazhet marrin shtresime kuptimore në kontekstin ekspresionist, duke reflektuar tensionet dhe emocionet e individit në një botë të trazuar. Ja se si mesazhi i poezisë merr shtresime kuptimore më të thella më të zgjeruara përmes lenteve ekspresio-niste:
a)- Mesazhi i shprehur te pika “a” – “Ndjenja e mungesës dhe nostalgjisë” merr shtresime kuptimore dhe transformohet në shprehje të fuqishme të ndjenjave dhe përjetimeve shpirtërore të individit. Në ekspresionizëm, ndjenja e mungesës dhe nostalgjisë thellohet për të pasqyruar një gjendje izolimi dhe privimi emocional. “Aromat e dallgëve të mbetura larg” dhe “pemët që nuk do ta shohin kurrë detin” nuk janë vetëm simbole të largësisë fizike, por dhe të një izolimi emocional dhe ekzistencial. Pemët e verbra, që nuk mund të shohin detin,simbolizojnë, siç thamë më lart një gjendje të pashpresë dhe mungesën e përvojës dhe të lirisë.
Ekspresionizmi shpesh shfaq realitetin si të përçudnuar dhe të fragmentuar, për të reflektuar gjendjen shpirtërore të individit. Në këtë kontekst, dallgët dhe pemët bëhen më shumë se thjesht simbole nostalgjie; ato përfaqësojnë një realitet të copëtuar dhe një përvojë të fragmentuar të jetës. Kjo pasqyron një perceptim subjektiv të botës si vend ku gjërat e dëshiruara e të rëndësishme janë të paarritshme.
Në vargjet “Më vinte të këndoja”, ka një dëshirë për të shprehur emocionet e mbytura dhe për të liruar ndjenjat e brendshme. Kjo është thelbësore për ekspresionizmin, i cili përqendrohet në shprehjen e papërmbajtur të emocionit dhe në shpërthimin e brendshëm të ndjenjave. Akti i të kënduarit bëhet një mënyrë për të liruar dhe për të shprehur dhimbjen dhe nostalgjinë që ndien poeti.
Gjithashtu, ekspresionizmi shpesh kërkon të lidhë përvojat personale me ato universale. Nostalgjia e shprehur nuk është vetëm përvoja individuale , por reflekton ndjenja universale të humbjes dhe dëshirës që të gjithë njerëzit përjetojnë. Kjo e shndërron poezinë në një reflektim mbi gjendjen njerëzore, duke përdorur ndjenjat personale të poetit për të pasqyruar një të vërtetë më të gjerë dhe më universale.
Në këtë mënyrë, mesazhi i shprehur në kuptimshmërinë e ekspresionizmit shndërrohet në një eksplorim të izolimit, privimit emocional dhe përvojës së fragmentuar të jetës. Duke përdorur gjuhën dhe simbolet e fuqishme, Lako arrin të kapë dhe të shprehë tensionet dhe emocionet e brendshme të individit në një botë komplekse dhe të paqartë.
b)- Mesazhi i shprehur në gërmën “b” – “Izolimi dhe ndjenja e mospërpu-thjes” merr disa shtresime kuptimore dhe transformohet në një shprehje të ndjenjave dhe përjetimeve shpirtërore.
Në vargun“Këtu shitet kripë, jo oqean”kontrasti midis kripës e oqeanit nënvizon ndjenjën e mungesës së lirisë. Kripa simbolizon diçka të zakonshme, ndërsa oqeani përfaqëson madhështinë dhe pafundësinë. Ky kontrast reflekton një botë ku madhështia dhe përjetimet e mëdha janë të paarritshme, duke krijuar një ndjenjë të thellë të izolimit dhe të fragmentimit të realitetit.
Ironia në këtë varg qëndron në mospërputhjen midis asaj që është e dëshiruar dhe asaj që është e disponueshme. Në kontekstin ekspresionist, mospërputhja është shprehje e tensionit shpirtërior dhe e frustrimit të individit që ndien një hendek të madh midis ëndrrave dhe realitetit.
Shpallja e algave përmendore – “le t’i shpallim algat përmendore” – sugjeron një përpjekje për të lartësuar diçka të rrëndomtë, duke shfaqur ndjenjën e absurdit në një realitet të përditshëm të varfëruar. Algat, të cilat janë të parëndësishme, bëhen simbol i përpjekjeve absurde për të gjetur kuptim dhe për të nderuar diçka në një botë që është e zbrazur nga madhështia e vërtetë.
Në këtë mënyrë, mesazhi i poezisë në kuptimshmërinë e ekspresionizmit transformohet në një eksplorim të izolimit, privimit emocional dhe absurdit të jetës së përditshme. Duke përdorur kontraste të fuqishme dhe ironi, Lako kap dhe shpreh tensionet dhe emocionet e brendshme të individit në një botë të fragmentuar dhe të pakuptimtë.
c)- Mesazhi i shprehur më sipër në gërmën “c” “Kërkimi për kuptimshmëri dhe qetësi shpirtërore”, në kontekstin ekspresionist merr shtresime kuptimore dhe transformohet në një shprehje të fuqishme të ndjenjave.
Metafora e “hijeve të poetëve që qarkullojnë pika shiu” paraqet poetët si figura të vetmuara, të cilat ndjehen larg nga bota e tyre. Në kontekstin ekspresionist, kjo metaforë thekson gjendjen e poetit si një qenie që ndjen, por që është e ndarë nga të tjerët. Poetët, si hije që përhapen në pika shiu, janë simbol i ekzistencës të mjegulluar dhe të fragmentuar, duke pasqyruar tensionet e brendshme dhe ndjenjën e përhershme të vetmisë.
Shfaqja e kambanës së rëndë qiellore, të cilës i binte vetë Madona simbolizon një prani të shenjtë, që mund të perceptohet si kontrast mes qetësisë shpirtëro-re dhe zhurmës së jashtme. Kjo forcon ndjenjën e mospërputhjes dhe kërkimit për harmoni dhe qetësi të shpirtërore. Në kontekstin ekspresionist, kjo simbolikë thekson përpjekjet e individit për të gjetur kuptim dhe paqe shpirtë-rore në një botë kaotike dhe shpesh të pakuptimtë.
Shprehja “shurdhërimi që kërkon shurdhërimin” paraqet një mungesë komunikimi dhe njohjeje të vërtetësisë, duke forcuar ndjenjën e izolimit e të vetmisë, kara-kteristikë e ekspresionizmit. Ky varg shpreh dëshirën për qetësi dhe tërheqje bota e zhurmshme, duke pasqyruar gjendjen e individit që kërkon hapësirë të pastër për reflektim dhe largim nga zhurmnaja.
ç)-Mesazhi i shprehur te vargjet “Kujtimeve dhe reflektimeve mbi kohën e shkuar”, duke e trajtuar atë në kontekstin e ekspresionizmit formon disa shtresime kuptimore dhe transformohet në shprehje të fuqishme të ndjenjave dhe përjetimeve shpirtërore.
Ekspresionizmi përforcon ndjenjën e ndarjes dhe mospërputhjes me botën dhe me vetveten, ndaj vargjet “Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz” tregojnë një ndarje apo largim nga miqtë dhe bashkësia, duke shfaqur mungesë lidhjesh të ngushta. Kjo ndarje pasqyron një krizë ekzistenciale, ku individi e ndjen veten të humbur dhe të shkëputur nga të tjerët dhe nga vetë identiteti i tij.
Vargu shpreh një nostalgji për kohërat e shkuara dhe shanset e humbura. Përdorimi i dëshirës për të kënduar për ato kohëra tregon një përpjekje për të ruajtur dhe për të rikthyer kujtimet e kaluara, një karakteristikë kryesore e ekspresionizmit. Ky akt i të kënduarit bëhet një shprehje e fuqishme e dëshirës për rikthimin e një ndjenje të humbur të komunitetit e të përkatësisë.
Kërkimi për të kënduar për kohërat e kaluara pasqyron një qëndrim reflektues mbi përvojat. Ekspresionizmi përqendrohet në një analizë të jetës e përvojave njerëzore, duke trajtuar tema të tilla si humbja, kujtesa dhe transformimi në mënyrë intensive. Në këtë kontekst , këto vargje nuk janë thjesht një kujtesë e së kaluarës, por një eksplorim i ndikimit të përvojave mbi identitetin dhe gjendjen shpirtërore të individit.
Në këtë mënyrë, mesazhi i poezisë në kuptimshmërinë e ekspresionizmit shndërrohet në një eksplorim të ndarjes, nostalgjisë dhe reflektimit të thellë mbi jetën dhe përvojat njerëzore. Përmes përdorimit të gjuhës dhe simboleve të fuqishme, Natasha Lako arrin të kapë dhe të shprehë tensionet dhe emocionet e brendshme të individit në një botë komplekse dhe të paqartë.
d)-Mesazhi i shprehur në vargjet “Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë/ më vinte të këndoja” trajtuar atë në kontekstin e ekspresionizmit merr disa shtresime kuptimore dhe transformohet.
Kapakët e tokës që mbyllen sugjerojnë një proces të ngadalshëm mbylljeje madhore, simbolizojë fundin e diçkaje, qoftë kjo një periudhë e jetës, një marrëdhënie, ose vetë jeta. Ky imazh krijon një ndjenjë të përfundimit dhe të transformimit, duke shfaqur kalimin e pashmangshëm të kohës dhe ndryshi-min e jetës.
Imazhi mund të përcjellë një reflektim mbi jetën dhe vdekjen, ku ndjenja e mbylljes së kapakëve të tokës ngadalë sugjeron një vetëdije të thellë për fundin dhe përkohësinë e jetës.
Fraza “më vinte të këndoja” përcjell si mesazh dëshirën për të shprehur ndjenjat e brendshme nëpërmjet këngës, e cila simbolizon një mënyrë për të përballuar e për të shprehur emocionet e ndërlikuara.
III- Dukuria e shtresimeve artistike në krijimtarinë poetike të Lakos është pjesë organike e vargut dhe kjo duket te poezia “Letër kontinentale” e cila është e pasur me figura artistike që krijojnë shtresime të ndërlikuar të kupti-meve dhe ndjenjave. Le të analizojmë figurat artistike kryesore dhe mënyrën se si ato kontribuojnë në shtresimin kuptimor të poezisë:
- Metaforat janë të pranishme kudo në poezi, duke krijuar një rrjet të dendur kuptimor që shpreh ndjenja të thella dhe komplekse.
Metafora”Aromat e dallgëve të mbetura larg” ku, dallgët nuk kanë aroma në kuptimin e zakonshëm, por poeti përdor këtë metaforë për të shprehur ndjenja dhe përjetime që lidhen me kujtimet e kaluara. Ky varg përmban një shembull të sinestezisë, ku përzierja e shqisave të ndryshme përdoret për të krijuar një efekt të veçantë poetik. Në këtë rast, aroma (shqisa e nuhatjes) lidhet me dallgët (shqisa e shikimit dhe dëgjimit), duke krijuar një përvojë të përbashkët shqisore që është e thellë dhe evokuese. Ndërsa dallgët janë një fenomen natyror, t’u jepet atyre “aromë” është një lloj personifikimi. Ky përdorim sugjeron që dallgët kanë cilësi të ngjashme me qeniet njerëzore, duke i bërë ato më të afërta dhe më të gjalla në përfytyrimin e lexuesit. Aromat e dallgëve mund të simbolizojnë kujtimet apo nostalgjinë për diçka që është e pakthyeshme. Ky varg krijon një imazh të fuqishëm në mendjen e lexuesit. Përdorimi i fjalëve si “aromat” dhe “dallgët” ngjall ndjenja dhe imazhe të qarta që përshkruajnë një skenë të gjallë dhe evokuese.
-Te vargu:”Pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra” pemët janë të pajisura me cilësi njerëzore, pasi u jepet aftësia për të parë dhe për të qenë të verbra. Ky përdorim i personifikimit bën që pemët të duken më të gjalla dhe më të ndjeshme, duke krijuar një lidhje emocionale më të thellë me lexuesin. Verbëria e pemëve është një metaforë për mungesën e përvojës ose të lirisë. Pemët që nuk e shohin kurrë detin përfaqësojnë njerëz ose qenie që janë të kufizuara ose të privuara nga përvoja të caktuara të jetës. Deti simbolizon diçka të madhe, të pakufizuar dhe të lartë, dhe mungesa e tij për pemët thekson ndjenjën e humbjes dhe të kufizimit. Ekziston një ironi e thellë në faktin që pemët, të cilat janë një pjesë integrale e natyrës dhe të lidhura ngushtë me tokën, janë të përjashtuara nga përvoja e shikimit të detit. Kjo ironi thekson kontrastin mes potencialit të tyre të madh natyror dhe kufizimit të tyre të dukshëm. Vargu krijon një imazh të fuqishëm të pemëve të izoluara dhe të privuara nga një përvojë e caktuar. Ky imazh evokon një ndjenjë të thellë të vetmisë dhe të privimit, Pemët dhe deti janë simbole të përdorura për të përfaqësuar tema më të mëdha. Pemët simbolizojnë qeniet e rrënjosura në vendin e tyre, ndërsa deti simbolizon lirinë. Mungesa e detit për pemët përfa-qëson një mungesë të lirisë dhe të përvojës së plotë.
-Gjithashtu te vargu:”Kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona“-Kambana është personifikuar pasi i jepet aftësia për të rënë, dhe kjo veprimtari është e lidhur drejtpërdrejt me një entitet hyjnor, Madona. Ky përdorim personifiki-mit i jep objektit të pajetë një rol aktiv dhe të rëndësishëm në poezi. Kambana dhe akti i rënies së saj nga vetë Madona janë metafora që sugjerojnë rëndësinë dhe solemnitetin e ngjarjes. Kjo figurë krijon lidhje mes botës shpirtërore dhe asaj tokësore, duke e bërë ngjarjen të duket madhështore dhe e rëndësishme. Kambana qiellore simbolizon një thirrje shpirtërore, një prani hyjnore dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me të shenjtën. Rënia e kambanës nga vetë Madona sugjeron ndërhyrjen hyjnore dhe një moment të lartë shpirtëror. Vargu krijon një imazh të gjallë të një kambane të madhe qiellore që i bie vetë Madona.
- Simbolizmi përdoren për të shprehur ide dhe ndjenja që shkojnë përtej kuptimit të drejtpërdrejtë të fjalëve.
Simbolet:”Kripë” dhe “oqean”, ku kripa simbolizon diçka të zakonshme dhe të përditshme, ndërsa oqeani përfaqëson madhështinë dhe pafundësinë. Pra kemi dyshtresimibn kontrast simbolik.
Simboli “Algat” dhe “ Shpallja e algave përmendore” kemi shtresimin simbol (algat) dhe absurditet e izolim..
Te vargu:”Hijete poetëve që qarkullojnë pika shiu” –Hija e poetëve simbolizon trashëgiminë dhe ndikimin e tyre të vazhdueshëm. Qarkullimi i pikave të shiut simbolizon përsëritjen dhe ciklin e pandërprerë të ndikimit të tyre në botën poetike dhe emocionale. “Hijete poetëve” është një metaforë që përfaqëson ndikimin dhe praninë e poetëve në botën e ndjenjave dhe mendimeve. “Hijete” nuk janë vetëm silueta të errëta, por janë kujtime dhe ndikime të lëna nga poetët, që janë të pranishme dhe të ndjeshme edhe pas largimit të tyre fizik. Ky varg krijon një imazh të hijeve që lëvizin me pikat e shiut, dhe ndihmon lexuesin të imagjinojë atmosferën melankolike dhe poetike të paraqitur, duke shtuar një ndjenjë të trishtimit dhe reflektimit. Duke i dhënë hijeve aftësinë për të “qarkulluar pika shiu,” vargu përdor antropomo-rfizmin duke i dhënë karakter më njerëzor dhe të prekshëm elementit të padukshëm dhe të pakapshëm të hijes. Kjo shton një element emocional dhe ndjenjësor në përshkrimin poetik. Poetët janë personifikuar si hije që lëvizin në formën e pikave të shiut, duke theksuar natyrën e tyre të eterike dhe të pakapshme.
- Ironia në poezinë e Lakos krijon një shtresim kuptimor dhe emocional. Te vargu:”Le t’i shpallim algat përmendore” –Ironiaqëndron në mospërputhjen midis asaj që është e dëshiruar dhe asaj që është e disponueshme. Kjo forcon ndjenjën e absurditetit dhe të izolimit. Algat mund të shihen si metafora për diçka që është e pavlerë ose e parëndësishme në sytë e shumicës së njerëzve. Edhe pse nuk është një personifikim klasik (që i jep tipare njerëzore një objekti jete), ideja e “shpalljes së algave përmendore” personifikon algat duke i dhënë atyre një lloj rëndësie ose statusi që zakonisht i jepet vetëm qenieve njerëzore ose ngjarjeve të rëndësishme. Algat mund të simbolizojnë diçka të rëndomtë, të thjeshtë ose të përjashtuar nga shoqëria. Vargu krijon kontrast të fortë midis algave dhe përmendoreve.
- Imazheria e përdorur në poezi krijon pamje të gjalla dhe të fuqishme që mbushin mendjen e lexuesit me ndjenja dhe përvoja të caktuara.
Vargu”Qielli i mbushur me copëra mermeri, alabastër, lajthi të vogla që pëshpëritin acar” – Ky varg krijon një imazh vizual të fuqishëm të qiellit të mbushur me elemente të ndryshme dhe kontrastuese. Copëzat e mermerit, alabastrit dhe lajthive të vogla ndihmojnë lexuesin të imagjinojë një skenë të detajuar dhe të pasur në ngjyra dhe forma. Përdorimi i copëzave të mermerit, alabastrit dhe lajthive të vogla si elemente të qiellit është një metaforë që simbolizon ndjenjën e fragmentimit dhe diversitetit. Qielli nuk është një sipërfaqe homo-gjene, por një përzierje e elementeve të ndryshme që simbolizojnë kompleksi-tetin dhe ndryshueshmërinë e gjendjeve emocionale dhe mendore. Fraza “që pëshpëritin acar” është një personifikim që i jep një veprim njerëzor elemente-ve jo-njerëzore. Kjo shton një dimension emocional dhe të gjallë, duke sugjeru-ar që këto copëza kanë një jetë dhe energji, dhe janë në gjendje të komunikojnë dhe të krijojnë një atmosferë të ftohtë dhe të ashpër. Copëzat e mermerit dhe alabastrit simbolizojnë diçka të çmuar, të fortë e të përjetshme, ndërsa lajthitë e vogla diçka të përkohshme dhe të thyeshme. Ky kontrast nënvizon dualitetin e përvojave njerëzore, duke pasqyruar kontrastet midis forcës dhe delikatesës, qëndrueshmërisë dhe kalueshmërisë. Fakti që mermeri dhe alabastrit janë të fortë dhe të ftohtë, ndërsa lajthitë e vogla janë të brishta krijojnë një antitezë, e cila shton një shtresë kompleksiteti në shfaqjen poetike. Ky varg përdor gjithashtu sinestezinë një ndjesi të kombinuar, duke lidhur ndjenjat vizuale (pamja e copëzave të mermerit, alabastrit dhe lajthive) me ndjenjat auditive (pëshpëritja) dhe ndjesinë fizike të të ftohtit (acar). Pra, këto figura artistike punojnë së bashku për të krijuar një imazh të fuqishëm dhe emocional të qiellit, duke shprehur ndjenjat e fragmentimit, ndryshueshmërisë dhe izolimit në një mënyrë të pasur dhe komplekse
Këto analiza tregojnë se poezia “Letër kontinentale” e Natasha Lakos përdor një gamë të gjerë figurash artistike për të krijuar një shtresëzim të pasur kuptimor dhe emocional. Përmes metaforave, personifikimeve, antitezave dhe imagjerisë , Lako arrin të pasqyrojë ndjenjat komplekse të mungesës, izolimit, nostalgjisë dhe kërkimit për kuptim në një botë të fragmentuar dhe të përmbysur. Duke medituar për dukurinë e shtresimeve që krijohen në vargjet e poetes Lako, ndjejmë se në procesin e krijimit ajo e përjeton shpirtërisht vargun, fragmentimin e përjeton si një rrymë drite që depërton në një ambient të mbyllur dhe krijon hapësira të ndritëshme, gjysëm të ndritëshme apo le disa qoshe të errëta. Është gati e njëjta si me ngjyrat që krijojnë pikturën, njësojë si me tingujt që krijojnë muzikën. Këto lloj vargjesh shkruhen vetëm me një mënyrë, me dashur.Ndaj janë kaq të bukura, ndaj kanë kaq shumë dritë.
Sarandë, më qershor 2024
LETËR KONTINENTALE
Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg,
për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra,
por më kryelarta nga fëshfërimat e tyre mbretërore.
Më vinte të këndoja, këtu shitet kripë, jo oqean,
le t’i shpallim algat përmendore.
Më vinte të këndoja për ca gra me një komçë në shaminë e tyre pa qafë
dhe qiellin e mbushur me copëra mermeri, alabastër, lajthi të vogla që pëshpëritin
acar.
Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja,
për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona,
për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin.
Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë,
më vinte të këndoja.
Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz
dhe nuk flasim për ato që thuhen në shtëpinë tonë pa dhé,
më vinte të këndoja.