SHTIGJEVE TË HISTORISË SË FISEVE TË VERIUT
– UDHËTIM NË VEPRËN E DOM GASPËR GURAKUQIT “FISET E VERIUT DHE DIOQEZAT”, BOTOI “PAKTI” 2019 –
NGA VLASH PRENDI
Para pak kohësh, në tregun e librit historik shqiptar, erdhi si me magji një vepër e veҫantë, e personalitetit të shquar, misionarit të fesë dhe historianit të njohur Gaspër Gurakuqi “Fiset e veriut dhe dioqezat”, botuar nga SHB “Pakti, në vitin 2019, pasardhes i denjë i fisit të njohur të gurakuqëve të Shkodrës, të cilin ma dhuroi miku im Besnik Paci, pasardhës i të madhit atë Gjergj Fishta. Është një vepër shumë interesante, qe ngërthen në vetvete mjaft data historike, të dhëna dhe shpjegime të domosdoshme, që deri në ditët tona, nuk njiheshin.
Gaspër Gurakuqi lindi në qytetin e Shkodrës më 22 dhjetor 1885, pasardhës i patriotit të shquar Luigj Gurakuqi, i cili mësimet e para i mori në Kolegjën Saveriane dhe më vonë në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitet 1909 – 1911, kreu studimet e larta në universitetin e Insbrucut. Sapo perfundoi studimet, pikërisht më 1911 u shungurua meshtar, pak kohë punoi në Shkodër, pastaj u vendos në Zadrimë, ku veproi si meshtar për rreth 50 vjetë. Siҫ kujtojnë bashkëkohësit e tij, kishte një bibliotekë shumë të pasur, por shumë libra i patën humbur, ndërsa një pjesë e tyre iu dhuruan bibliotekës së Lezhës. Dëshira për të shkruar e kishte tunduar qe në rini, më vonë botoi disa artikuj historikë të gjatë “Blinishti” dhe “Dioqeza e Sapës”. Kishte pasion historinë, sepse kishte kulturë dhe njohje të thellë të problemeve të traditës historike, prandaj shkruante vazhdimisht për këto problem. E finalizoi punën e tij studimore duke shkruar veprën “Nëpër Zadrimë, Pukë e Mirditë”, një material mjaft i pasur me të dhëna historike, dokumenta, mendime, etnogtafi, antropologji etj.
Vepra më e re e dom Gaspër Gurakuqit, është një finalizim i një pune të mundimshme kërkimore dhe shkencore disa vjeҫare, prandaj vepra ka vlera të veҫanta, sidomis në aspektin historik, sepse autori hedh dritë në shumë ҫështje që më parë nuk njiheshin. Vepra ngërthen të dhëna historike të katër dioҫezave më kryesore në vendin tonë, si ajo e Shkodrës, Sapës, Pukës dhe Mirditës, ku bën një analizë të saktë të dioqezavë, gjendjes së tyre, emertimit të fshatrave, gojëdhënave dhe popullsisë së këtyre zonave. Tek personaliteti i dom Gasprit, shkrihen në unitet të plotë niveli intelektual me metodën dialiktike të të studiuarit, kopetanca profesionale me pasionin për të gjurmuar dhe studiuar historinë e vendit të tij. Edhe në vitet më të vështira, kur gjëndja ekonomike dhe politike e popullit tonë ishte tepër e rëndë, Ai punoi me durim dhe këmbëngulje duke na lënë trashëgimi të ҫmuar mjaft studime dhe vepra me vlera të padiskutueshme historike.
Materiali që kemi sot në duar, është përgatitur dhe perkthyer me kritere profesionale nga dr. Leka Ndoja, i cili ka bërë një pune të lavdërueshme në sistemimin dhe shpjegimin e materialeve, të cilat kanë koherencë kohore dhe historike. Dom Gaspër Gurakuqi vjen para lexuesit si studiues i talentuar, që shkruan me frymëzim dhe ka arritur të dallojë funksionin e rëndësishëm shoqërorë të dokumentave historike në jetën e një populli, të prëceptojë mirë ndikimin e dokumentave historike në lashtësinë e ekzistencës së kombit tonë. Në këtë vepër, ku mbizotërojnë arsyetime sintetike historike, ku flitet për jetën në dioqeza, fshatra, prejardhjen etimologjike të emrit të tyre, numrin e popullsisë, lexuesi mëson nocione të reja për emra, prejardhje fisesh, jetë njerëzish, numër popullsie etj. Në këtë kuadër, autori merr në shqyrtim prejardhjen e fiseve, origjinën e tyre duke i bazuar të dhënat në dokumenta historike, gojëdhëna dhe legjenda, që jo rrallë kanë vendosur piketa të rëndësishme në faktet historike. Duke folur për historinë e fisit të tij, gurakuqtë e Shkodrës, autori na ban me dije se prejardhja e tyre është nga fshati Gurakuq i Ҫermenikës, duke dhënë edhe arsyen e vendosjes së tyre në Shkodër. Fisi i madh i gurakuqëve, pati themeluar edhe fshatin me të njejtin emer që ndodhet edhe sot në Ҫermenikë, i cili në vitin 1917 numëronte 280 shtëpi me 1820 banorë. Gurakuqët qene larguar nga Ҫermenika pasi kishin ekzekutuar një pasha turk, dhe ishin vendosur në Shirokë dhe më vonë në Shkodër. Ishin Derë e njohur, nga e cila patën dalë patriotë, atdhetarë, krijues dhe shkrimtarë të shquar si Luigj Gurakuqi, Mark Gurakuqi, Zef Gurakuqi, Romeo Gurakuqi, por edhe meshtarë të njohur si dom Pjetër Gurakuqi, dom Jak Gurakuqi, dom Zef Gurakuqi, dom Gaspër Gurakuqi etj.
Dom Gaspër Gurakuqi, e shikon punën plot passion të hulumtuesituesit, nga pozita e studiuesit të mirëfilltë, i cili interesohet për të shfletuar sa më shumë dolumenta, për të dëgjuar sa më shumë opinione, legjenda, gojëdhëna mbi formimin dhe prejardhjen e fiseve. Tek prejardhja dhe përhapja e fisit Paci, autori na thotë se e ka prejardhjen nga Mazreku, me sa duket ardhur dikur nga familja e njohur Pazzi, afër Firencës, që shekuj më parë qenë vendosur në fshatin Mazrek të Dajҫit, por qenë shpërngulur prej andej, pasi në këtë zonë pati rënë sëmundja e murtajës. Me interes është këmbëngulja e dom Gasprit për të zbuluar të vërtetën dhe kjo nuk vonon, sepse Alfons Paci i shkruan nga Bombei – Indi, se një përfaqësues i familjes Paci, pati hyrë në sherbin në ushtrinë e Venedikut për të luftuar kundër ushtrisë osmane dhe ka gjasa të mos jetë kthyer më, duke qëndruar dhe krijuar familje e më vonë fis në Shkodër. E rëndësishme është të theksohet se dom Gaspër Gurakuqi është ndër të parët që përcakton sakët prejardhjen e Padër Gjergj Fishtës, homerit shqiptar, ku thotë se:”…2mirë, po Pacaj ka edhe në shumëvende të veriut të Shqipnisë.Pacajt në lagjen e katundit të Lekaj të Shalës, në katundin Gjegjan të Kushnenit të Mirditës, Paci në krahinën e Bytyҫit, Pacaj në katundin Domgjon të Fandës…(Prej Pacajsh të Domgjonit të Fandës asht i ramë fisi i Pater Gjergj Fishtës në Fishtë). Më tej, autori ndalet tek faktet dhe argumentët e prejardhjes së fiseve Bushati, Heqimi, Shllaku, Plani dhe Lacaj, për të cilët flet me kompetencë dhe njohuri të plota për prejardhjen e fiseve dhe fshatrave, ndarjen në lagje, numrin e shtëpive, numrin e frymëve.
Një pjesë të konsiderueshme të materialit studimorë, dom Gaspër Gurakuqi ia ka kushtuar Dioqezit të Sapës, ose Zadrimës ku ka shërbyer si meshtar për rreth 48 vjet. Autori ndalohet tek rajoni ku ka shërbyer duke na bërë me dije se në rajonin e Sapes binin në sy dy emërtime, Dajҫi dhe Krytha, fshatra shumë të afërt me njëri – tjetrin.Nëse Dajҫ përmendet edhe në ditët tona, Krytha është shuar nga murtaja dhe nuk njihet dhe as ekziston më. Sipas dokumentëve, mendohet se Krytha ka qënë lagje Ulqinit me rreth 16 familje nga mendohet të ketë dalë edhe ipeshkvi i Shkodres Franҫesk Cruta, që sherbu në vitet e largëta 1640 – 1646, për të cilin flet edhe Carlo Pooten, marrë nga Daniele Farlati, për historinë e dioqezave. Nga ky ipeshkv që shërbeu në Sapë, thuhet se mori edhe emrin fshati Krythe, që më vonë u shua. Për të treguar urrejtjen që kishin zadrimorët ndaj pushtuesit osman, autori na sjellsi shembull edhe historinë e sarajit të Dajҫit, pronë vezirit të Shkodrës Mustafa Pasha, të cilin zadrimorët e patën djegë rreth vitit 1911. Vepra e dom Gaspër Gurakuqit, është origjinale, jo vetëm statistikore, por edhe përshkruese. Me mjeshtëri, autori përshkruan menyrën e djegjes së sarajeve të Dajҫit, mjetet e përdorura, përsonat që morën pjesë dhe pasojat. Duke parë heroizmin e pashoq të malësorëve të Zadrimës, autori si mjeshtër i letrave pati shkruar edhe një këngë, në vargjet e së cilës thuhet:…Pushkën n’dorë e Zotin ndimës, / Zbardhja faqen sot Zadrimës! / Lshou Ndoc Kola trim i qitun, / Begut n’mujsh kun me ja njitun, / Mark n’i laҫ Begut imanë, / Sot korit ke Gegë Dodanë, / …Vrap Gegë Zefi, posi rrfe, / N’Fang të Nënshatit n’paҫ rrah be! / Gjaku i shoqit t’u dersh n’tokë, / Të gjithve u thrret: – Ku jeni shokë! Një përshkrim mjaft emocional i luftës të trimave zadrimorë me forcat e Mustafa Pashës kur digjen sarajet e Dajҫit. Prandaj kjo vepër ka rëndësi të veҫantë të studiohet, sepse autori pasqyron jetën e popullit në rrjedhat e historisë, përpjekjet e tij për liri, prejardhjen e tij dhe zhvillimin demografik. Shpreh aspiratat dhe idealet e popullit, e shikon botën e atëhershme me syrin e popullit dhe mishëron figurat historike si pjesë e pandarë e popullit. Një moment me rëndësi në libër është edhe moment i hapjes së shkollës së parë dë Dajҫ. Meritë e padiskutueshme e autorit është se shkolla është hapur nga dom Gaspër Gurakuqi më 16 qërshor të vitit 1930 dhe mësues i parë ka qënë vetë meshtari, detyrë të cilën e ka filluar me dy fëmijë, Tomë Gazullin dhe Pjetër Lumëshin, por deri në vitin 1932, numri i nxënësve shkoi në dhjetë.
Autori merr në shqyrtim edhe përbërjen e fshatit Balҫ, pjesë e juridiksionit të Zadrimës, ku fiset kryesore shënohen: Kryezez – banorë të ardhur nga Malsia e Lezhës, Skuraj – banorë të ardhur nga Skuraj i Kurbinit, Letaj – banorë të ardhur nga Gjakova, Gojani – banorë të ardhur nga Gojani i Pukës, Troshani – banorë të ardhur nga Troshani i Lezhës. Duhet theksuar se dom Gaspri sjell para nesh një material të besueshëm studimor, me argument të forta historike. Duke trajtuar ҫështjen e historisë kombëtare, kryesisht nga pozita dokumentare dhe reale, studiuesi bëhet edhe më i besueshëm nga lexuesi. Të gjitha këto arsyetime historike ruajnë vlera të pakrahasueshme edhe për kohën e sotme dhe janëmbështetje e fuqishme për studiuesit dhe njerzit e letrane për të ndriҫuar sadopak të rejat e historisë sonë. Me një stilt ë pelqyeshëm dhe tërheqës, autori përshkruan edhe Dioqezin i Pultit, të cilin e ka vizituar bashkë më Imz. Gjergj Koletsin në vitin 1925. Ai konstaton rënien e konsiderueshme të numrit të popullsisë si rezultat i lëvizjeve demografike, siҫ është rasti i Dushit, i cili në vitin 1834 pati 60 shtëpi dhe 480 frymë, më 1917 – 407 frymë, ndërsa më 1946 – 440 frymë, të gjithë të fesë katolike. Autori na ban me dije se Këqira u formua nga katër vllazën, të cilët formuan katër lagje Palaj, Lepri, Mardodaj, Nikaj. Ai na zbulon se emri Këҫirë, në relacionet imz. Shtjefën Gasprit del Calcira, sipas tij, në këtë fshat ka gurë të shumrë gëlqerorë, por edhe fshatarët e Këҫirës ishin mjeshtër të prodhimit të saj. Në këtë kuadër, autori merr në shqyrtim edhe fshatrat Koman, Qelëz, Berishë dhe Iballe, të cilat shpjegohen me të njëjtën metodologji historike, duke na dhënë të dhëna, persona dhe emertime interesante.
Një kapitull të veҫantë autori i kushton gjenealogjisë së Mirditës, duke u ndalur në fillim tek fshati Mnelë, emertimin e të cilit e kërkon tek emertimet romake, madje kështu mendon për disa fshatra të kësaj krahine. Kështu, Mnela mund të vijë nga emir romak Fontanella, na thotë dom Gaspri, ndërsa Vigu përbëhej nga 60 shtëpi të fiseve nga Oroshi, Kashnjeti dhe Kaҫinari. Autori mendon se emir Vig mund të vijë nga emertimi romak Vic’us, si dhe Fregna, nga Fegena – ae, (qytezë afër Romës), ku romakët mund të kenë pasur koloni. Më tej autori na flet për Fanën, ku thekson se kjo krahinë përbëhet nga pesë katunde: Bijsak, Domgjon, Xhyxhë, Konaj, Shgjin. Për Bisakun e sotëm, na ban me dije se ka ra ma i pari në Fandë, janë rrët 60 shtëpiprej Thaҫi dhe i thonë Bijsak sepse ishte djalë prej bijës Thaҫit. Ndërsa Domgjoni përbëhej nga 150 shtëpi që vijnë nga 5 barqe: Kokaj, Kolëpepaj – bajraktar, Kazaj, Gjokazaj, Lacaj etj.
Janë me shumë interes mendimet që parashtron dom Gaspër Gurakuqi, rreth historisë së këtyre dioqezave, prejardhjen, topomiminë dhe popullsinë e tyre, ku është bashkuar puna e mundimëshme e misionarit me pasionin e historianit të mirëfilltë. Duke u marrë për një kohë të gjatë me këto ҫështje, ai ka arritur të japë mendime dhe të shtrojë ҫështje historike të panjohura më parë. Të gjitha këto mendime dhe ide, në themel janë një tjetër afirmim me vlerëi historisë së popullit tonë, lashtësisë së tij, nje ndihmesë tepër e rëndësishme në studimet tona historike.