21/12/2024

Shtetet e Quint-it, të mos harrojnë edhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë!?

0
Refik-Hasani1

Shkruan: Refik Hasani

Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia  të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më  i prapambetur në gjithë Evropën.

Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, mungon  Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.

Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë  pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë  në qershor të vitit 1999, të ndriqojn dëbimin dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Beograd, Nish Leskoc,Vranjë,Prokuple e Kurshumli dhe për kthimin e pronave përmes një Komisioni ashtu si parashef Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës etj.

Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kan jubileun  tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992  –  1 e 2 Mars 2022, që të dalin në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine sepse BE-ja promovon vullnetin e shumicës.

Shtetet e Quint-it, do të duhej  të mos  mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin Serbët në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjës e Bujanocit që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok